Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ankimoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt! Ndreca: Absurde ta pësojë nga një i pandehur tjetër
Aktualitet

Ankimoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt! Ndreca: Absurde ta pësojë nga një i pandehur tjetër

• 29 Prill, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për shfuqizimin e një vendimi të Shkallës së Parë për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Avokati Plarent Ndreca tha se pezullimi i afateve bëhet edhe në mënyrë kolektive duke bërë që sjellja e një të pandehuri të ndikojë te një tjetër. Për këtë qëllim, pala mbrojtëse është e vendosur për ta ndjekur këtë në të gjitha shkallët. Gjithashtu kërkon që mos të cenohen provat dixhitale të pahapura nga gjykata.

“Është një standard i vendosur, i kalcifikuar në dy gjykata të shkallës së parë kur pezullimi i afateve të paraburgimit bëhet edhe për arsye që nuk lidhen fare me personin nën akuzë, përkthehet në një zgjatje të afateve të paraburgimit në mënyrë kolektive, nga sjellja e një të pandehuri e pëson edhe një i pandehur tjetër, që në gjykimin tonë është antikushtetuese. Ne do i ndjekim të gjitha shkallët deri në Gjykatë Kushtetuese e Strasburgut për të zhbërë këtë lloj praktike të kalcifikuar dhe që është në cenim të plotë të drejtave dhe lirive të njeriut. Arsyeja e dytë është këmbëngulja që kemi me provat dixhitale të pahapura që po kërkoj të mos preken pa prezencën tonë dhe po kërkoj të mos cenohet ajo provë që na jep të drejtë ta godasim në Apel procesin që është bazuar në prova të pahapura nga vetë gjykata. Gjykata ka marrë vendim pa i parë të gjitha provat vetë”, tha Ndreca.

Read more (Gjykata):Gjykata si streha e fundit e drejtësisë

Lidhur me pranimin e kërkesës së Ilir Beqajt nga GJKKO që ish-ministri të mos qëndrojë më në kafazin e xhamit, Ndreca u shpreh:

“Është një shpresë për të gjithë ata që nuk paraqesin rrezikshmëri të posaçme dhe në kuptimin e dhunës fizike për të mos qëndruar në kafaz. Është për të gjithë ata që duan ta ushtorjnë mbrojtjen në mënyrë efektive. Është element bazik i një procesi të rregullt ligjor”, teksa shtoi se do të kërkojnë çdo të drejtë kushtetuese.

Read more (erion veliaj):Rrëzohet kërkesa e Veliajt për mosmbajtjen në strukturën e xhamit, prokurori Dado: Kushtet në GJKKO shumë të mira, si hotel me 5 yje

Në seancën e kaluar shqyrtimi i ankesës u shty për shkak të parregullsive nga Drejtoria e Burgut të Durrësit, në njoftimin e Veliajt.

Sipas gjyqtares Saida Dollani, Burgjet kishin dërguar një fotokopje të shkresës që tregonte se Veliaj kishte marrë dijeni për zhvillimin e seancës, dhe jo dokumentin origjinal.

Vendimi për pezullimin u mor në dy seanca nga GjKKO, për shkak se munguan disa të pandehur të tjerë. Veliaj e konsideron të padrejtë vendimin duke argumentuar se ai ka qenë i përfaqësuar rregullisht në gjyq nga avokati i tij. Sipas tij, afatet e paraburgimit nuk mund të pezullohen për të gjithë të pandehurit.

Read more (GJKKO):Ilir Beqaj: Kafazi i sigurisë – (pa)barazia e armëve dhe (mos)mbrojtja efektive

Praktika e pezullimit të afateve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit, për shkak të mungesës apo zvarritjes së procesit nga njëri prej tyre, po ngre debate të forta në sistemin e drejtësisë. Avokatët kërkojnë ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, duke argumentuar se kjo qasje cenon të drejtat individuale dhe mban në qeli persona që nuk kanë asnjë përgjegjësi për vonesat. Qëndrimi në paraburgim, njehsohet me një ditë e gjysmë burg, duke patur kështu ndikim të drejtpërdrejtë më pas në përllogaritjen e vuajtjes së dënimit përfundimtar.

Veliaj ndodhet në masë arresti me burg prej 10 shkurtit 2025 dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Read more (korrupsion):Veliaj kundër pezullimit të afateve të paraburgimit, sot seanca në Apel

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:45

‘Kafazi është si hotel me 5 yje’/ Ndreca komenton deklaratën e Dados: Shprehje cinike dhe e papërshtatshme për një prokuror

Lidhur me shprehjen e përdorur nga prokurori Ols Dado në GJKKO se Erion Veliaj ankohet më kot për kafazin pasi është “si hotel me 5 yje”, deklaratë për të cilën iu tërhoq vëmendja në gjykatë, avokati Plarent Ndreca tha se ishte “cinike” dhe “e papërshtatshme.”

Read more (ols dado):Padia ndaj Dados/ Veliaj kërkesë Administratives për të transmetuar live seancat e gjyqit: Është detyrim për transparencë ndaj publikut

“Në proces administrativ jemi mbi legjitimimin e prokurorit, aftësinë e tij për të ushtruar pushtetin që i ka dhënë kushtetuta, në mënyrë të paautorizuar në gjykimin tonë. sa i përket sjelljes së prokurorit ne e kemi artikuluar edhe në seancë, kemi kërkuar që gjykata të reagojë. Mendoj që ishte shprehje cinike dhe krejtësisht e papërshtatshme për rolin e prokurorit”, tha Ndreca.

Ora 10:25

Ndreca ‘sakrifikon’ gjyqin e tij për Veliajn, nuk shkon në seancën në GJKKO! I caktohet avokat kryesisht

1777296899_plarentndreca.jpg

Plarent Ndreca, nuk është paraqitur në gjyqin e tij në GJKKO, ku akuzohet për shkelje me tenderët për rikonstruksionin e komisariateve gjatë kohës kur shërbeu si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Shkak për mosparaqitjen e tij në gjyq ishte seanca në Apel për kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili mbrohet nga Ndreca. Ky i fundit në procesin e tij gjyqësor nuk dërgoi as avokatin Ermal Yzeiraj, çka ka bërë që GJKKO t’i caktojë një avokat kryesisht dhe ta shtyjë seancën e radhës për më datë 19 prill.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #apeli i gjkko #erion veliaj #GJKKO #Gjykata #Kafaz #korrupsion #Kushtetuta #ols dado

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Akuzohet se dërgoi dronë në Phenian për të justifikuar gjendjen e jashtëzakonshme, ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 30 vite burg
  • Ku duhej celebruar nënshtetësia shqiptare e Eric Adams? – Blog
  • Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë – Blog
  • Horror në Çeki/ 35-vjeçarja vret foshnjën e porsalindur dhe trupin ua hedh qenve, si vjehrra zbuloi krimin makabër
  • “Përse të mos përfitojë ai që është dënuar nga GJKKO për moskallëzim krimi?”/ Amnistia penale, ministri Gogu i përgjigjet deputetit të PD: Ky ligj dallon krimin që e shqetëson shoqërinë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Botë Tensionet në Lindjen e Mesme, Reuters: Irani pranon të mos prodhojë ose blejë armë bërthamore sipas draft-marrëveshjes 1 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by