Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Gjykata si streha e fundit e drejtësisë
Aktualitet

Gjykata si streha e fundit e drejtësisë

• 29 Prill, 2026 • 5 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ndryshe nga eksperienca 30-vjeçare e deritanishme, tërheq vëmendje avokati i kryebashkiakut që po shkon në çdo studio televizive e podkaste për të shpjeguar disa gjëra themeltare, proçeduriale që lidhen me atë gjyq.

Me qetësi shembullore, me elokuencë dhe argumenta shumë solide, po u thotë shikuesve se deri tani janë bërë disa gabime të rënda proceduriale, të cilat paralajmërojnë pritshmëri të një rezultati të dyshimtë drejtësie. Duket që synon në këtë fazë paraprake të ndërgjegjësojë publikun për shkelje proceduriale të pafalshme, të cilat njeriut normal i vënë përpara një pikëpyetjeje të madhe: do ketë drejtësi?

Deri tani transparenca përmes kamerave është refuzuar kategorikisht. Deri tani “Kafazi” për dy prej tyre, ish n/punësa të lartë qenka i domosdoshëm. Si Z. Meta ashtu dhe Z. Veliaj shikohen si “kafshë sociale që në izolim manifestojnë agresivitet”, ose paragjykohen si kopje reale të boksierit amerikan Mike Tyson, të gatshëm që të hidhen në sulm për të kafshuar veshët e prokurorëve. Nëse realisht duan të bëjnë transparencë, (pasi dyshoj shumë për të kundërtën përderisa kafazin e qelqtë, me cinizëm të pashoq, e quajnë “hotel me pesë yje”) le të caktojnë së paku prapa Z. Meta ndonjë kampion mundje polic, meqenëse vetë i akuzuari ka qenë sportist i sporteve të rënda. Edhe pse tashmë i tërhequr, jo aktiv. Aq më keq ku korrupsioni ka kapur çdo qelizë të shoqërisë, vihet në dyshim siguria e banorit të kafazit kur dihet që nuk përjashtohet mundësia që kafazi të jetë blerë pa tender.

Komunikimi në tavolinë me avokatin mbrojtës, ndodh rregullisht në vende ku realisht drejtësia është një “e drejtë”, jo privilegj. E mendoj të arsyeshëm pohimin e Z. Ndreca se gabimet e rënda proceduriale janë tregues i fortë i dobësisë së punës të trupës së prokurorve në këtë rast.

Pse n/punësit tanë nuk thonë dot, krejt të pamundur të thonë, bëra gabim?. Tërësisht të pagabueshëm!!

Ndoshta gaboj, por mendoj se duke u përpjekur të sqaroj bindshëm nyje të caktuara të fazave të procesit penal, Avokati Ndreca kërkon mbështetje nga institucionet apo forumet joqeveritare për të mundësuar trasparencë të plotë të seancave gjyqësore. Me informacion të siguruar gjatë viteve në komision parlamentar dhe më tej si avokat, ndoshta ndjen pasiguri ose rrezik devijimi të proçesit përballë një fortesë shumë solide, korporatës së drejtësisë. Ku qëllimi thelbësor etik i sistemit të drejtësisë humbet pas një fasade formaliteti që, për fat të keq të bën të dyshosh se, vetëm dështon të ofrojë drejtësi.

Padrejtësia, pavarësisht ku ndodh, është një kërcënim për drejtësinë kudo.

Kur gjykata, “streha e fundit” lëkundet, njerëzit fillojnë të pyesin veten: nëse jo gjykatat, atëherë ku tjetër mund të gjendet drejtësia? Politika është opiumi, Media është shiringa! Korporata e drejtësisë i ka kthyer “Të drejtat e njeriut” në privilegj, jo të drejtë kushtetuese. Mendoj se opozita ka një mundësi të artë që në këtë dilemë trasparence të kërkojë me këmbëngulje praninë e kamerave në sallën e gjyqit. Po sikur edhe mazhoranca në Parlament të heshtë? Atëhere opinioni publik ka të drejtën që të jetë skeptik për të dyja partitë e mëdha mbi rolin e tyre fallco ndaj drejtësisë. Modalitetet për ruajtjen e konfidencialitetit të dëshmitarve janë shembujt e gjyqeve nëpër Europë.

Po RTSH që mbahet me paratë e taksapaguesve, pse nuk imponohet për trasparencë në shërbim të publikut!? Për qytetarët e zakonshëm, kjo ide mbart një kuptim të thellë. Ajo përfaqëson shpresën se pavarësisht statusit të dikujt në jetë, ende ekziston një Media ku dikush mund të dëgjohet në mënyrë të drejtë. Është vendi ku të dobëtit mund të qëndrojnë kundër të fuqishmëve, duke besuar se vendimet nuk do të bazohen në tarafe ose pasuri, por në vetë drejtësinë. Nëse procesi nuk do të jetë transparent, nuk mund të ofrojë një mjedis të sigurt dhe mundësi të barabarta njerzit ndihen të detyruar të lëvizin “duke votuar me këmbët e tyre” për të gjetur një shoqëri më të drejtë.

Kur drejtësia administrohet në mënyrë të drejtë dhe transparente, ajo siguron llogaridhënie dhe mundëson shoqërinë të lulëzojnë. Nuk ka asnjë dyshim se kur drejtësia është thjesht “e pretenduar”, ajo është thjesht “Padrejtësi e Organizuar”. Do e lejojë shoqëria këtë fatalitet??

Kërkesa këmbëngulëse për transparencë në sallën e gjyqit duhet të ndjehet si imperativ plebishitar, njëlloj si në 2013 për armët kimike. Gjyqësori është “Shpresa e Fundit” e grave dhe burrave të zakonshëm.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Armët #erion veliaj #Europë #Gjykata #Ilir Meta #Komision #Mike tyson #minella aleksi #mundje #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Tjetër tërmet i fortë në Greqi, lëkundje 5.1 ballë në Methoni
  • SHBA planifikon reduktim të madh të forcave në NATO/ Avionë luftarakë, anije dhe nëndetëse pritet të tërhiqen nga Europa
  • Mister në Afrikën e Jugut! Trashëgimtarja 26-vjeçare gjendet e vrarë një ditë pas vdekjes së bashkëpunëtorit të saj
  • Akuzohet se dërgoi dronë në Phenian për të justifikuar gjendjen e jashtëzakonshme, ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 30 vite burg
  • Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Botë UFC në Shtëpinë e Bardhë për ditëlindjen e Trump, ja si do paguhet luftëtarët që do marrin pjesë në eventin madhështor 1 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by