Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. 2026 vit i humbur për ekonominë e Kosovës, ekspertët: Politikanët po e dëmtojnë vendin më shumë se armiqtë
Aktualitet

2026 vit i humbur për ekonominë e Kosovës, ekspertët: Politikanët po e dëmtojnë vendin më shumë se armiqtë

• 29 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Bllokada politike në Kosovë po e kthen edhe vitin 2026 në një vit të humbur për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve. Skenat e 27 prillit, gjatë përpjekjeve për zgjedhjen e presidentit të ri, kanë rritur shqetësimin publik. Qytetarët thonë se partitë, në vend që të zgjidhin krizën, po e thellojnë atë. “Topin na e kanë humbë”, tha një qytetar për “RTV21”.

“Këta si me i pagu dikush me punu kundër interesit të shtetit…”, u shpreh një qytetar tjetër . “Kriza krejt botën, çmimet në qiell këta shkaktojnë edhe krizë politike nuk është mirë kjo…”, tha një tjetër qytetar. Sipas RTV21, krizat politike të shkaktuara siç thuhet qëllimshëm nga subjektet politike vlerësohet se janë arsyeja kryesore që qytetarët në Kosovë nuk dëshirojnë të jetojnë në Kosovë.

Drejtori i Dhomës së Tregtisë, Kushtrim Ahmeti, thotë se situata është edhe më shqetësuese për shkak të rritjes së kostove, sidomos pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme që kanë ndikuar edhe në çmimin e naftës. Sipas tij, qytetarët nuk kanë marrë masa konkrete mbështetëse, ndërsa pakoja e premtuar prej 200 milionë eurosh ende mbetet e paqartë.

Read more (Kosova):Dështon zgjedhja e presidentit, Kuvendi shpërndahet dhe Kosova shkon në zgjedhje të reja

“Ne po shohim zhvillimet në lindje të mesme na shtrenjtuan naftën në Kosovë. Asnjë masë për qytetarët që ta përballojnë më lehtë këtë krizë nuk u ndërmorr. Kemi një premtim për një pako 200 milionë në kohë të zgjedhjeve që as nuk po dihet se çfarë përmbanë. Dhe në fund qytetarët po ballafaqohen me rritje të varfërisë,…”, tha Ahmeti për RTV21

Edhe njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, thotë se dëmi nga bllokadat politike është i madh. Ai paralajmëron se Kosova nuk mund të përballojë zgjedhje të shpeshta dhe mungesë stabiliteti institucional.

Read more (opozita):Abdixhiku: Pushteti kërkoi nënshtrim, ne zgjodhëm Republikën

“As agjendat më të rrezikshme anti Kosovë nuk do të mund t’i shkaktonin kaq shumë dëme Kosovës sa po i shkaktojnë politikanët. As vendet Evropiane nuk mund t’i përballojnë 5 palë zgjedhje në dy vjet e lëre më një shtet si Kosova…”, u shpreh Gërxhaliu.

Ndërkohë, të dhënat e Agjencisë së Statistikave tregojnë rritje të varësisë së Kosovës nga importi. Vetëm në mars, Kosova importoi mallra mbi 651 milionë euro, ndërsa eksportet arritën në 88.4 milionë euro. Deficiti tregtar kaloi 560 milionë euro, një shifër që ekspertët e shohin si alarm serioz për ekonominë e vendit.

Read more (Albin kurti):S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme! Kurti: Opozita do bllokimin e qeverisë!

Që nga mbrëmja e 27 prillit, deputetët e Vetëvendosjes tentuan disa herë të zgjedhin presidentin, por partitë opozitare bojkotuan seancat, pasi nuk u arrit marrëveshje me mazhorancën. Fillimisht ata propozuan Glauk Konjufcën dhe Fatmire Mulhaxha Kollçakun, por më pas u tërhoqën dhe u kandiduan Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën. Procesi u shoqërua me akuza për “puç kushtetues” dhe përplasje të forta politike, ndërsa opozita refuzoi të marrë pjesë në votime në të gjitha seancat.

Kryeministri Albin Kurti kërkoi nga Lidhja Demokratike e Kosovës që të sillte një kandidat me 15 nënshkrime, duke ofruar edhe votat për ta futur në garë, por LDK e refuzoi këtë si manovër politike. Edhe Partia Demokratike e Kosovës kërkoi të propozojë vetë kandidatin, duke kundërshtuar mënyrën e procesit. Pavarësisht disa takimeve mes Kurtit, Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhikut, nuk u arrit asnjë marrëveshje. Opozita kundërshtoi gjithashtu idenë që një parti të kontrollojë njëkohësisht Qeverinë, Kuvendin dhe Presidencën.

Read more (Ldk):Kurti: Nuk kam probleme me Osmanin e askënd nga LDK, por s’mund ta di si votojnë deputetët e LVV-së

Afati për zgjedhjen e presidentit përfundoi më 28 prill, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte lënë kohë deri në këtë datë për zgjedhjen e pasuesit të presidentes Vjosa Osmani, mandati i së cilës përfundoi më 4 prill. Pas këtij dështimi, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. Këto do të jenë zgjedhjet e tretat brenda një viti e katër muajsh, duke e thelluar edhe më shumë krizën politike në vend.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Albin kurti #Kosova #kosove #Kushtrim Ahmeti #Ldk #opozita #Partia Demokratike #safet gerxhalliu

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Po lahej në det, 82-vjeçari nga Kosova humb jetën në Velipojë, dyshohet se pësoi arrest kardiak
  • “Jo në emrin tim”/ Në Prishtinë protestohet kundër vendimit të Speciales: Do të vazhdojmë pa ndalur
  • Shqipëria blen, por shet pak/ Importet rriten në 75.6 miliardë lekë, deficiti tregtar thellohet me 17.4%
  • “Nacionalizmi, streha e fundit e maskarenjve!”/ Blushi me tone të forta në Kuvend: Derrat e majmur të regjimit po pasurohen me miellin serb dhe aferat me Ron Yeffet
  • “Historia nuk lexohet me porositë e Ramës!”/ Gjekmarkaj: Sali Berisha mbrojti kufijtë kombëtarë, nuk bëri kompromis për çështjen e territoreve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! 2 në pranga dhe 1 në kërkim 15 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 12 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh! 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Fier/ Transportonte 4 lingota dhe 9 monedha floriri kontrabandë, në pranga 30-vjeçari! I sekuestrohet edhe një ‘Porsche Cayenne’ (EMRI+VIDEO) 7 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Po na vdesin të afërmit! Keni turp dhe fytyrë?” Protestuesi: Balluku të arrestohet, ku shkuan milionat e Llogarasë? 7 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend 7 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by