
Kancelari gjerman Friedrich Merz këmbënguli sot se marrëdhënia e tij me presidentin e SHBA-së, Donald Trump mbetet “e mirë”, pasi Trump kritikoi homologun e tij gjerman në një postim në Truth Social të martën.
“Nga perspektiva ime, marrëdhënia ime personale me presidentin e SHBA-së mbetet e mirë”, u tha Merz gazetarëve në Berlin.
“Thjesht kam pasur dyshimet e mia që nga fillimi për atë që filloi atje me luftën e Iranit”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.
Ai vazhdoi se Gjermania dhe Evropa po vuanin pasojat e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit.
Read more (Friedrich Merz):Vijon ngërçi në negociatat SHBA-Iran, Teherani mban të bllokuar Ngushticën e Hormuzit, amerikanët nuk pranojnë të heqin bllokadën
“Kjo ka një ndikim të drejtpërdrejtë në furnizimet tona me energji dhe një ndikim të madh në performancën tonë ekonomike”, tha ai.
Në një postim në Truth Social të martën, Trump e sulmoi Merzin për qëndrimin e tij ndaj luftës, duke shkruar, “kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, mendon se është në rregull që Irani të ketë një armë bërthamore. Ai nuk e di për çfarë po flet”.
“Nuk është çudi që Gjermania po shkon kaq keq, si ekonomikisht, ashtu edhe ndryshe”, vazhdoi presidenti amerikan.
Read more (Presidenti):Çitaku: Presioni qytetar e detyroi Albin Kurtin të tërhiqet nga përpjekja për zgjedhjen e presidentit
Trump më parë i ka kritikuar udhëheqësit evropianë për refuzimin e tyre për t’u përfshirë në konflikt.
Merz më parë ka pohuar se Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore. Megjithatë, ai ka qenë i zëshëm në kritikat e tij ndaj konfliktit aktual.
Të hënën, Merz tha se SHBA-të po “po poshtërohen” nga Irani, duke kritikuar atë që ai e quajti mungesë strategjie amerikane, duke përmendur Irakun dhe Afganistanin si paralajmërime për hyrjen në luftëra pa strategji daljeje. /Telegrafi/






