Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador i ri në Shqipëri/ Mbrojtja dhe investimet prioritete të ish-ushtarakut
Politikë

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador i ri në Shqipëri/ Mbrojtja dhe investimet prioritete të ish-ushtarakut

• 31 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Senati amerikan miratoi dje rezolutën procedurale, që lejon shqyrtimin dhe votimin në grup të 74 emërimeve të administratës amerikane, përfshirë kandidaturën e Eric Wendt për postin e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, sipas “foreign.senate.gov”.

Rezoluta u miratua me 50 vota pro dhe 47 kundër, sipas linjave partiake, ndërsa tre senatorë abstenuan. Miratimi nuk nënkupton ende konfirmimin e Wendt si ambasador, por i hap rrugën votimit përfundimtar të kandidaturave.

Wendt, i nominuar nga presidenti Donald Trump më 13 prill 2026, paraqiti prioritetet e tij para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë më 20 maj.

Ai theksoi forcimin e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtjen, sigurinë kibernetike dhe rritjen e investimeve amerikane.

Komisioni e miratoi kandidaturën e tij më 4 qershor me 19 vota pro dhe 3 kundër, duke e kaluar për shqyrtim në Senat.

Read more:LIVE- Protestuesi apel Ambasadës së SHBA: Jemi populli më pro-amerikan në botë, kemi nevojë për aleatët tanë

Nëse konfirmohet, Wendt do të bëhet ambasadori i parë amerikan në Tiranë pas largimit të Yuri Kim në qershor 2023, pas një periudhe mbi trevjeçare ku Ambasada e SHBA-së është drejtuar nga të ngarkuar me punë.

Emërimi i një ish-ushtaraku me përvojë në NATO dhe operacione ndërkombëtare shihet si një sinjal për forcimin e mëtejshëm të angazhimit amerikan në Shqipëri, veçanërisht në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes.

Eric Wendt i paraqet Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë prioritetet:

Eric Wendt, kandidati i presidentit amerikan Donald Trump për postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, prezantoi prioritetet e tij gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë më 20 maj 2026.

Read more:SPAK ‘përmbytet’ nga pyetjet e gazetarëve të huaj për Zvërnecin: Nuk ka hetim për projektin e lidhur me Kushnerin!

Wendt falënderoi presidentin, Donald Trump dhe sekretarin amerikan te Shtetit, Marco Rubio për besimin e dhënë dhe tha se ndihet i nderuar për mundësinë për të përfaqësuar SHBA-në në Shqipëri.

Ai ka shërbyer për më shumë se 34 vite në ushtrinë amerikane dhe gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Departamentit amerikan të Shtetit si koordinator i sigurisë për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez, ku punoi në kuadër të Ambasadës së SHBA-së në Jerusalem.

Duke folur për Shqipërinë, Wendt vlerësoi bashkëpunimin me forcat speciale shqiptare gjatë angazhimeve të tij në kuadër të NATO-s dhe në Afganistan.

Ai tha se ushtarët shqiptarë të forcave speciale mishërojnë “shpirtin luftëtar të heroit shqiptar Skënderbeu” dhe i përshkroi shqiptarët si një popull krenar, punëtor dhe mikpritës.

Read more:‘Kam marrë kërcënime në emrin tuaj’- Ambasada Amerikane përgënjeshtron protestuesin: E pavërtetë!

Nëse konfirmohet nga Senati, Wendt tha se objektivi i tij kryesor do të jetë mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave të Shteteve të Bashkuara te Amerikës, duke hartuar një plan të ri bashkëpunimi që do t’i shërbejë sigurisë dhe zhvillimit të të dy vendeve.

Ai paraqiti katër fusha kryesore ku do të fokusohej:

Siguria dhe lufta kundër krimit ndërkombëtar:

Wendt tha se SHBA-ja do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë kundër korrupsionit, krimit të organizuar transnacional dhe trafikut të drogës, përfshirë lidhjet me kartelet e Amerikës Latine, duke theksuar se këto sfida ndikojnë edhe në sigurinë amerikane.

Read more:Motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, financuar nga pasuritë të konfiskuara, Lamallari: Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje, ne mbështesim punën tuaj

Forcimi i mbrojtjes dhe bashkëpunimit ushtarak:

Ai vlerësoi transformimin e Shqipërisë nga një vend i izoluar gjatë komunizmit në një aleat të rëndësishëm të NATO-s dhe partner të SHBA-së.

Wendt tha se do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes sipas objektivave të NATO-s, si dhe forcimin e kapaciteteve kibernetike dhe bashkëpunimit ushtarak.

Zhvillimi ekonomik dhe investimet amerikane:

Read more:“Forcat Speciale shqiptare mishërojnë shpirtin luftarak të Skënderbeut”/ Eric Wendt: Shqiptarët, një popull krenar, punëtor dhe mikpritës

Kandidati për ambasador deklaroi se do të promovojë diplomacinë ekonomike dhe do të punojë që kompanitë amerikane, të kenë mundësi të investojnë në sektorë si inteligjenca artificiale, energjia, infrastruktura dhe minierat. Ai theksoi rëndësinë e transparencës dhe të një klime të drejtë biznesi.

Mbështetja e stafit diplomatik amerikan në Shqipëri:

Wendt tha se do t’i kushtojë rëndësi edhe mirëqenies profesionale dhe personale të personelit të ambasadës amerikane, duke e cilësuar atë si një element kyç të suksesit diplomatik.

Në përfundim të deklaratës së tij, Wendt tha se pret të bashkëpunojë me Senatin amerikan dhe partnerët shqiptarë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes SHBA-së dhe Shqipërisë./ATSH

Lexo edhe
Politikë

Braktisi Partinë Socialiste për të dalë në krah të “Flamingove”/ “Neomalsorja” sërish në protestë

Politikë

Lumi i protestuesve rikthehet para Kryeministrisë. Mbyllet protesta e 63 antiqeveritare/ Qytetarët largohen me thirrjet: Rama jepe dorëheqjen!

Tags: #Afganistan #ambasada e shba #Biznesi #Donald Trump #Eric wendt #Forcat speciale #Inteligjenca #Inteligjenca artificiale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Braktisi Partinë Socialiste për të dalë në krah të “Flamingove”/ “Neomalsorja” sërish në protestë
  • Lumi i protestuesve rikthehet para Kryeministrisë. Mbyllet protesta e 63 antiqeveritare/ Qytetarët largohen me thirrjet: Rama jepe dorëheqjen!
  • Vijon marshimi në rrugët e Tiranës/ Me thirrjet “Rama në burg Berisha në burg” dhe “Dorëheqje” turma pushton kryeqytetin
  • Fotolajm-Pjesëmarrje masive në protestë/ Qytetarët lënë mesazhin në bulevard: With love diaspora
  • La PS-në për të dalë në krah të “Flamingove”/ “Neomalsorja” sërish në protestë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Alarmi i UNESCO-s, aktakuzë ndaj politikës së betonizimit të qeverisë”, Ina Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive në rrezik!
  • “‘Revolucioni i Flamingove’ po sfidon Ramën”/ Reportazhi i DW: Protestat në Shqipëri kaluan nga kauza mjedisore në revoltë kundër korrupsionit qeveritar
  • Raporti i OSAC/ PD: Nxjerr në pah kriminalitetin dhe korrupsionin në Shqipëri, qeveria duhet të dorëhiqet!
  • U mor peng nga ish-partneri, Report Tv zbardh dëshminë të Rozalinda Plakës: Pashë babanë të mbuluar me gjak, ai bërtiste ‘do t’ju vras të gjithëve’
  • Diella arrin 3 milionë ndërveprime, Rama sjell historinë e zhvillimit të asistentes virtuale të shqiptarëve në e-Albania
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit 19 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Politikë Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama duhet të tërhiqej, kërkohet qeveri tranzitore”/ Aulon Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, Europa e ka mbështetur! “Besa” e Ramës? Si karamele propagandistike 16 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Duam dorëheqjen e Ramës dhe që kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës politike”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO) 11 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij 10 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Gjirokastër/ ’Cekja’ i Beratit dhe Baba Sheh Hormova përplasen me makinë, shpëtojnë pa lëndime 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Braktisi Partinë Socialiste për të dalë në krah të “Flamingove”/ “Neomalsorja” sërish në protestë

Deputetja Marjana Koçeku e cila pak muaj më parë la grupin e PS për të dalë si e…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Lumi i protestuesve rikthehet para Kryeministrisë. Mbyllet protesta e 63 antiqeveritare/ Qytetarët largohen me thirrjet: Rama jepe dorëheqjen!

Është mbyllur protesta e 63-të antiqeveritare e zhvilluar në Tiranë, ku qytetarë nga kryeqyteti dhe zona të ndryshme…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Vijon marshimi në rrugët e Tiranës/ Me thirrjet “Rama në burg Berisha në burg” dhe “Dorëheqje” turma pushton kryeqytetin

Nuk ndalet për 63 ditë radhazi valë e protestave masive që ka përfshirë kryeqytetin. Qytetarët po vijojnë marshimin…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by