Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Kreu i SHISH shantazhoi gazetaren Klodiana Lala, reagon SafeJournalists: Deklarata diskredituese dhe ngre shqetësime serioze
Politikë

Kreu i SHISH shantazhoi gazetaren Klodiana Lala, reagon SafeJournalists: Deklarata diskredituese dhe ngre shqetësime serioze

• 24 Shtator, 2026 • 7 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rrjeti SafeJournalists ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku ish-drejtorja e SHISH, Vlora Hyseni, iu drejtua gazetares investigative të News24, Klodiana Lala.

SafeJournalists e ka cilësuar deklaratën e Hysenit si frikësuese dhe diskredituese ndaj gazetares, duke theksuar se situata është veçanërisht shqetësuese pasi Lala ishte duke ushtruar detyrën e saj profesionale, duke i drejtuar pyetje një ish-zyrtareje të lartë për një çështje me interes publik.

Në reagimin e tij, rrjeti ngre gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën se si mund të jenë siguruar informacione lidhur me lëvizjet apo kontaktet profesionale të gazetares dhe nëse në këtë proces mund të jenë përdorur struktura shtetërore të inteligjencës.

“Incidenti ngre gjithashtu shqetësime për keqpërdorimin e mundshëm të autoritetit ose informacionit të inteligjencës. Përdorimi i informacionit të siguruar përmes strukturave të inteligjencës për të frikësuar ose diskredituar një gazetare do të cenonte konfidencialitetin e burimeve dhe raportimin e pavarur”, thuhet në reagimin e SafeJournalists.

Read more:Liria e medias, AGSH publikon raportin: 31 raste sulmesh në gjashtë muajt e parë të 2026! Protestat, ambiente jo të sigurta për gazetarët

Rrjeti i ka bërë thirrje ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, që të tërheqë akuzën ndaj Klodiana Lalës dhe të përmbahet nga deklarata të tjera që, sipas tij, mund të frikësojnë, diskreditojnë apo rrezikojnë gazetaren.

SafeJournalists thekson rëndësinë e garantimit të sigurisë së gazetarëve dhe të drejtës së tyre për të ushtruar profesionin në mënyrë të pavarur, veçanërisht kur raportojnë për çështje me interes publik.

Reagimi i plotë:

Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim serioz për frikësimin publik dhe përpjekjen për të diskredituar gazetaren investigative të News24, Klodiana Lala, nga Vlora Hyseni, ish-Drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), më 24 shtator 2026.

Read more:Mungon gjyqtarja, shtyhet seanca për Metën dhe Kryemadhin/ Avokatët nuk marrin pjesë në mbrojtje për shkak të bojkotit: Rrezikojmë licencën! Bani: Po cenohet drejtësia

Incidenti ndodhi jashtë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku Hyseni u paraqit në lidhje me një hetim në zhvillim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Hyseni ndodhet në arrest shtëpie në kuadër të një procedimi që buron nga një hetim më i gjerë mbi një grup të dyshuar kriminal, i cili dyshohet për manipulimin e tenderëve publikë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Në ditët para incidentit, Lala kishte raportuar mbi këtë çështje dhe mbi komunikimet e pretenduara të Hysenit me Ergys Agasin, biznesmen dhe një nga figurat qendrore të hetimit për AKSHI-n.

Ndërsa Lala e pyeste Hysenin për këto komunikime, Hyseni iu përgjigj: “Klodi, si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?” Akuza u bë publikisht, në prani të gazetarëve të tjerë dhe kamerave.

SafeJournalists e konsideron incidentin veçanërisht serioz, pasi Lala po ushtronte detyrën e saj profesionale dhe po pyeste një ish-zyrtare të lartë shtetërore për një çështje me interes të qartë publik, kur vëmendja u zhvendos drejt vetë gazetares. Lidhja publike e një gazetareje investigative me shërbime të huaja të inteligjencës mund të dëmtojë besueshmërinë e saj dhe ta ekspozojë ndaj ngacmimeve, kërcënimeve dhe rreziqeve për sigurinë. Kjo është veçanërisht shqetësuese duke pasur parasysh fushatat e mëparshme denigruese dhe ngacmimet ndaj Lalës në lidhje me raportimin e saj mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Pozicioni i Hysenit e bën deklaratën edhe më serioze. Pretendimi i saj se ka dijeni se me kë është takuar Lala dhe ku janë zhvilluar këto takime ngre shqetësime për përdorimin e mundshëm të informacionit të privilegjuar të siguruar përmes strukturave shtetërore të inteligjencës. Kjo ka pasoja të drejtpërdrejta për privatësinë e gazetarëve, mundësinë e mbikëqyrjes dhe konfidencialitetin e kontakteve dhe burimeve të tyre profesionale.

Read more:Kreu i SHISH në arrest shtëpiak/ Topuzi: Hyseni komunikime me Agasin edhe ditën e arrestimit të tij! Alibeaj: Impulse nga partnerët e NATO-s për hetimin

Deklarata ngre gjithashtu pikëpyetje nëse informacione mbi lëvizjet apo kontaktet profesionale të Lalës janë aksesuar ose përdorur nga strukturat e inteligjencës. Shqetësime të tilla mund të dekurajojnë burimet që të komunikojnë me gazetarët dhe të pengojnë raportimin investigativ mbi çështje sensitive.

Incidenti ngre gjithashtu shqetësime për keqpërdorimin e mundshëm të autoritetit ose informacionit të inteligjencës. Përdorimi i informacionit të siguruar përmes strukturave të inteligjencës për të frikësuar ose diskredituar një gazetare do të cenonte konfidencialitetin e burimeve dhe raportimin e pavarur.

SafeJournalists i bën thirrje Vlora Hysenit të tërheqë menjëherë akuzën ndaj Klodiana Lalës dhe të përmbahet nga deklarata të mëtejshme që mund ta frikësojnë, diskreditojnë ose rrezikojnë gazetaren.

Read more:Sarandë/ Protestë kundër terminalit të ri të autobusëve, qytetarët: Më shumë kosto dhe vështirësi, urbani i rrallë! Lidhja me Delvinën si Tirana me Kamzën

Rrjeti i bën thirrje SHISH-it dhe institucioneve kompetente të mbikëqyrjes dhe drejtësisë të verifikojnë nëse ndonjë informacion i mbajtur apo i siguruar përmes strukturave shtetërore të inteligjencës mbi Klodiana Lalën, lëvizjet, komunikimet apo kontaktet e saj profesionale është aksesuar, bërë publik apo përdorur në lidhje me këtë incident, duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen e plotë të burimeve konfidenciale dhe komunikimeve profesionale të gazetares.

Autoritetet shqiptare duhet gjithashtu të vlerësojnë çdo rritje të rrezikut për sigurinë e Lalës pas kësaj akuze dhe të reagojnë menjëherë ndaj çdo kërcënimi, ngacmimi apo forme tjetër të shënjestrimit.

SafeJournalists thekson se gazetarët duhet të jenë në gjendje të hetojnë dhe të kërkojnë llogari nga zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të fuqishëm pa iu nënshtruar frikësimit, akuzave për mungesë besnikërie apo insinuatave se kontaktet e tyre profesionale konfidenciale po monitorohen. Sjellje të tilla rrezikojnë të krijojnë një efekt frikësues jo vetëm për gazetaren e shënjestruar, por edhe për komunitetin më të gjerë të medias dhe për burimet e gatshme të japin informacion në interes të publikut.

Read more:“Loja është hapur!”/ Vlora Hyseni shantazhoi gazetaren Klodiana Lala, Tritan Shehu: Ka rënë siguria kombëtare dhe besueshmëria e Shqipërisë para NATO-s

Rrjeti SafeJournalists do të vazhdojë ta ndjekë rastin dhe do të informojë aktorët përkatës kombëtarë dhe ndërkombëtarë për zhvillimet e mëtejshme.

Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë – Tiranë, 24 shtator 2026

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
Shoqata e Gazetarëve BH
Shoqata Kroate e Gazetarëve

Lexo edhe
Politikë

“Shpreh solidaritet me Klodiana Lalën”/ Agron Shehaj: Një gazetare u sulmua te dera e GJKKO, Rama të reagojë. Vlora Hyseni u tha mediave ‘nëse merreni me mua, ju shantazhoj’

Politikë

“Si nënë u lëndova, si gazetare nuk më shqetëson”/ Klodiana Lala reagon pas kërcënimit nga Vlora Hyseni: Përbuz me neveri çdo akuzë. Sulmi i saj ishte mesazh për të shantazhuar mediat (VIDEO)

Tags: #AKSHI #Asociacioni i Gazetarëve #Asociacioni i gazetarëve të kosovës #beograd #gazetare #Gazetarët #GJKKO #Lidhja

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Shpreh solidaritet me Klodiana Lalën”/ Agron Shehaj: Një gazetare u sulmua te dera e GJKKO, Rama të reagojë. Vlora Hyseni u tha mediave ‘nëse merreni me mua, ju shantazhoj’
  • “Si nënë u lëndova, si gazetare nuk më shqetëson”/ Klodiana Lala reagon pas kërcënimit nga Vlora Hyseni: Përbuz me neveri çdo akuzë. Sulmi i saj ishte mesazh për të shantazhuar mediat (VIDEO)
  • “Rama është i trembur si kurrë më parë nga arrestimi i shefes së SHISH”, Agron Shehaj: Balluku e mban peng dhe e detyron të shkojë në Parlament në 1 të natës
  • “Si nënë u lëndova, si gazetare nuk më shqetëson”/ Klodiana Lala reagon pas shantazhit të Vlora Hysenit: Përbuz me neveri çdo akuzë. Ishte mesazh për frikësuar të mediat
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon për Klodiana Lalën: Deklarata e ish-kreut të SHISH të sqarohet, mbart vlerën e një atentati ndaj integritetit të gazetarit
Nga të njëjtat tag-e
  • “Shpreh solidaritet me Klodiana Lalën”/ Agron Shehaj: Një gazetare u sulmua te dera e GJKKO, Rama të reagojë. Vlora Hyseni u tha mediave ‘nëse merreni me mua, ju shantazhoj’
  • “Si nënë u lëndova, si gazetare nuk më shqetëson”/ Klodiana Lala reagon pas kërcënimit nga Vlora Hyseni: Përbuz me neveri çdo akuzë. Sulmi i saj ishte mesazh për të shantazhuar mediat (VIDEO)
  • “Si nënë u lëndova, si gazetare nuk më shqetëson”/ Klodiana Lala reagon pas shantazhit të Vlora Hysenit: Përbuz me neveri çdo akuzë. Ishte mesazh për frikësuar të mediat
  • Ndihmonte Agasin, GJKKO lë në arrest shtëpiak kreun e SHISH, Vlora Hyseni! Në burg 2 të tjerët, shefi i Policisë Shkencore i çoi Agasit ekspertizën e makinës
  • Vlora Hyseni del nga GJKKO, ‘kyç’ gojën për mediat/ Lihet në fuqi masa për ish-drejtoreshën e SHISH
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 63 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 22 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Përgjimet në zyrën e Ergys Agasit…”/ BIRN: Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Shpreh solidaritet me Klodiana Lalën”/ Agron Shehaj: Një gazetare u sulmua te dera e GJKKO, Rama të reagojë. Vlora Hyseni u tha mediave ‘nëse merreni me mua, ju shantazhoj’

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj dënoi kërcënimin e gazetares Klodiana Lala nga ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni.…

• 4 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Si nënë u lëndova, si gazetare nuk më shqetëson”/ Klodiana Lala reagon pas kërcënimit nga Vlora Hyseni: Përbuz me neveri çdo akuzë. Sulmi i saj ishte mesazh për të shantazhuar mediat (VIDEO)

Gazetarja e News24, Klodiana Lala ka reaguar pas shantazhit nga ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, mesditën e kësaj…

• 4 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

“Rama është i trembur si kurrë më parë nga arrestimi i shefes së SHISH”, Agron Shehaj: Balluku e mban peng dhe e detyron të shkojë në Parlament në 1 të natës

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon,…

• 4 minuta më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by