Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Historia rozë Agasi-Hyseni për të spostuar vëmendjen! Shteti ka rënë!”, Boçi për sulmin e Vlora Hysenit ndaj gazetares Lala: Presion për t’i mbyllur gojën dhe të tërhiqet
Politikë

“Historia rozë Agasi-Hyseni për të spostuar vëmendjen! Shteti ka rënë!”, Boçi për sulmin e Vlora Hysenit ndaj gazetares Lala: Presion për t’i mbyllur gojën dhe të tërhiqet

• 24 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka reaguar për sulmin e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj gazetares së News24, Klodiana Lala, duke e cilësuar situatën si një presion ndaj medias dhe një përpjekje për t’i mbyllur gojën gazetares.

I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon, Boçi tha se deklaratat e Hysenit synojnë të spostojnë vëmendjen nga çështja që ai e konsideron si një skandal të rëndë, duke ngritur shqetësimin edhe për sigurinë kombëtare. Sipas tij, sulmet ndaj gazetares vijnë në një moment kur ndaj ish-drejtueses së SHISH rëndojnë akuza dhe hetime të rënda.

Read more:“Propozimi i PS për 46 bashki e largon edhe më shumë pushtetin vendor nga qytetari”/ Boçi: Projekti ynë rrit përfaqësimin e komuniteteve

Boçi e lidhi situatën edhe me sigurinë kombëtare, duke argumentuar se zhvillimet e fundit kanë ngritur pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si funksionojnë institucionet e sigurisë dhe marrëdhënien e tyre me median.

Read more:“Transmeton protestën çdo ditë”, Këlliçi nga takimi BE-Shqipëri: News24 u nxor nga ambientet dhe gazetarëve iu sekuestruan pajisjet me dhunë. I vendosën tritolin një biznesi legjitim

“Ky është një presion ndaj medias, një reagim toksik. Që vijnë nga shërbime që kanë pushtetin e tyre dhe pretendojnë se posedojnë informacion. Nuk po them se presioni është bërë mbi bazën e një informacioni të vërtetuar, pasi e ka shpikur zonja, për të vazhduar presionin që gazetarja të përpiqet të tërheqë denoncimet e saj. Klodiana ka qenë aktive dhe ka zbuluar çështje në tërësinë e saj të plotë. Kjo ka ngjallur reagimin toksik të drejtoreshës së arrestuar të SHISH. Gazetarët ulen me deputetë, politikanë, me njerëz të inkriminuar, apo aktivitete të padeklaruara. Jo të akuzosh gazetaren, por të ndjekësh këto hapa. Zonja s’i ka ndjekur këto hapa. Bëhet fjalë për një sekret, si e nxjerr në TV?! Ajo nxirrte sekrete, i ndante me Agasin. Ajo e ka marrë atë mbështetje nga kryeministri. Ajo ka pasur qëllim që të shmangë vëmendjen nga akuzat e saj dhe të sulmojë mediat. Në ato prononcimet e shumta janë hedhur insinuata që media të caktuara paguhen nga agjentura të huaja, që të tërheqin vëmendjen nga skandali. Ky është kryelajm, është kryeskandal, pasi është situatë e paimagjinueshme. Ka rënë siguria kombëtare, perdja e fundit e sigurisë së një shteti.”, tha Boçi.

Read more:Vlora Hyseni në arrest shtëpiak/ “Kriza më serioze e sigurisë kombëtare”, Le Monde: Tronditje për qeverinë Rama, e goditur disa herë nga skandale korrupsioni

Lexo edhe
Politikë

“Si nënë u lëndova, si gazetare nuk më shqetëson”/ Klodiana Lala reagon pas shantazhit të Vlora Hysenit: Përbuz me neveri çdo akuzë. Ishte mesazh për frikësuar të mediat

Politikë

Kreu i SHISH shantazhoi gazetaren Klodiana Lala, reagon SafeJournalists: Deklarata diskredituese dhe ngre shqetësime serioze

Tags: #Aktivitete #Gazetarët #hetime #institucionet #luçiano boçi #media #Mediat #Reagim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Si nënë u lëndova, si gazetare nuk më shqetëson”/ Klodiana Lala reagon pas shantazhit të Vlora Hysenit: Përbuz me neveri çdo akuzë. Ishte mesazh për frikësuar të mediat
  • Kreu i SHISH shantazhoi gazetaren Klodiana Lala, reagon SafeJournalists: Deklarata diskredituese dhe ngre shqetësime serioze
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon për Klodiana Lalën: Deklarata e ish-kreut të SHISH të sqarohet, mbart vlerën e një atentati ndaj integritetit të gazetarit
  • Skandali në SHISH/ Luçiano Boçi: Vlora Hyseni para drejtësisë, përgjegjësi politike e Ramës! PS e mbuluar nga skandalet
  • Vlora Hyseni del nga GJKKO, ‘kyç’ gojën për mediat/ Lihet në fuqi masa për ish-drejtoreshën e SHISH
Nga të njëjtat tag-e
  • “Si nënë u lëndova, si gazetare nuk më shqetëson”/ Klodiana Lala reagon pas shantazhit të Vlora Hysenit: Përbuz me neveri çdo akuzë. Ishte mesazh për frikësuar të mediat
  • Kreu i SHISH shantazhoi gazetaren Klodiana Lala, reagon SafeJournalists: Deklarata diskredituese dhe ngre shqetësime serioze
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon për Klodiana Lalën: Deklarata e ish-kreut të SHISH të sqarohet, mbart vlerën e një atentati ndaj integritetit të gazetarit
  • Skandali në SHISH/ Luçiano Boçi: Vlora Hyseni para drejtësisë, përgjegjësi politike e Ramës! PS e mbuluar nga skandalet
  • Vlora Hyseni del nga GJKKO, ‘kyç’ gojën për mediat/ Lihet në fuqi masa për ish-drejtoreshën e SHISH
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 63 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 22 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Përgjimet në zyrën e Ergys Agasit…”/ BIRN: Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Si nënë u lëndova, si gazetare nuk më shqetëson”/ Klodiana Lala reagon pas shantazhit të Vlora Hysenit: Përbuz me neveri çdo akuzë. Ishte mesazh për frikësuar të mediat

Gazetarja e News24, Klodiana Lala ka reaguar pas shantazhit nga ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, teksa kjo e…

• 11 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Kreu i SHISH shantazhoi gazetaren Klodiana Lala, reagon SafeJournalists: Deklarata diskredituese dhe ngre shqetësime serioze

Rrjeti SafeJournalists ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe…

• 41 minuta më parë • 7 min lexim
Politikë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon për Klodiana Lalën: Deklarata e ish-kreut të SHISH të sqarohet, mbart vlerën e një atentati ndaj integritetit të gazetarit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas deklaratës së ish-drejtores së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ndaj gazetares…

• 41 minuta më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by