Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Propozimi i PS për 46 bashki e largon edhe më shumë pushtetin vendor nga qytetari”/ Boçi: Projekti ynë rrit përfaqësimin e komuniteteve
Politikë

“Propozimi i PS për 46 bashki e largon edhe më shumë pushtetin vendor nga qytetari”/ Boçi: Projekti ynë rrit përfaqësimin e komuniteteve

• 19 Gusht, 2026 • 8 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi, kundërshton propozimin e mazhorancës për 46 bashki, duke argumentuar se bashkitë më të mëdha do të rrisin distancën mes qytetarit dhe pushtetit vendor.

Sipas Boçit, projekti i PD-së për rreth 100 bashki synon të afrojë vendimmarrjen, të ruajë identitetin e komuniteteve dhe të përmirësojë shërbimet lokale. Ai thekson se reforma nuk duhet të matet me numrin e bashkive, por me atë se sa mirë dhe sa pranë qytetarit ofrohen shërbimet.

Postimi i plotë:

Para se reforma territoriale të kthehet në një luftë numrash, “46 apo 100?”, duhet t’u jepet përgjigje dy pyetjeve shumë më të rëndësishme.
Cila hartë i shërben më mirë qytetarit?
Ku është qytetari në këtë hartë?
Propozimi i PS për ta çuar Shqipërinë në vetëm 46 bashki e largon edhe më shumë pushtetin vendor nga qytetari. Bashkitë bëhen më të mëdha, qendrat administrative më të largëta dhe vendimmarrja përqendrohet gjithnjë e më tepër.

Read more:Zgjedhja e kupolës drejtuese të PD/ Berisha prezanton 6 kandidatët për nënkryetarë dhe emrat për sekretariatet

Në letër kjo mund të paraqitet si kursim. Në jetën reale, faturën e paguan qytetari.
Kur bashkia bëhet shumë e madhe, fshati apo qyteti i vogël humbet peshën e vet. Problemet e tij konkurrojnë me problemet e qendrës dhe dihet se kush e fiton zakonisht këtë konkurrencë.
Rruga e lagjes, ujësjellësi, kanali vaditës, pastrimi, ndriçimi, transporti, shkolla apo qendra shëndetësore e një zone të largët shtyhen gjithmonë për më vonë. Për qendrën e bashkisë ato konsiderohen probleme periferike; për banorët e asaj zone janë vetë jeta e përditshme.

Me 46 bashki krijohen më shumë periferi dhe më pak qendra. Kjo është dobësia kryesore e këtij propozimi.
Shqipëria nuk ka nevojë për bashki gjithnjë e më të mëdha. Ka nevojë për bashki që funksionojnë.
Një bashki nuk është e fortë vetëm sepse ka territor të madh apo shumë banorë. Ajo është e fortë kur ka të ardhura, kompetenca, administratë profesionale dhe mundësi reale për t’u shërbyer qytetarëve.
Nëse bashkon dy bashki të dobëta, nuk krijon automatikisht një bashki të fortë. Shpesh krijon vetëm një bashki më të madhe, me të njëjtat probleme dhe me qytetarin edhe më larg.
Në këtë kontekst është absurde të bashkosh Tepelenën me Memaliajn, Fushë-Arrëzin me Pukën apo Librazhdin me Prrenjasin.
Po aq absurde është që një bashki me performancë më të mirë të përthithet nga një bashki me performancë më të dobët. Dimali ka performancë më të mirë se Berati, Selenica se Vlora, Patosi se Fieri. Po kështu edhe Maliqi.

Read more:LIVE- Protesta kundër Ramës/ Eksperti i IT-së, Gent Progni thirrje qytetarëve: Protesta një rizgjim kombëtar, bashkohuni. Shqipëria po shitet

Ndërkohë, identiteti dhe kohezioni i fortë i komuniteteve kërkojnë që Libohova, Këlcyra, Belshi, Cërriku dhe bashki të tjera të vazhdojnë të ekzistojnë si njësi më vete.
Këto janë disa nga arsyet pse ne mbështesim një hartë me rreth 100 bashki.
Jo për të shtuar zyra.
Jo për të fryrë administratën.
Por për ta afruar pushtetin me qytetarin.
Me më shumë bashki, qytetari ka më pranë kryetarin e zgjedhur, këshillin bashkiak dhe administratën që duhet t’i japë përgjigje. Një kryetar që administron një territor të arsyeshëm e ka shumë më të vështirë të thotë se nuk e njeh problemin.
Sepse qytetari është aty.
Komuniteti është aty.
Problemi është përpara derës së tij.
Me 46 bashki rrezikojmë të krijojmë kryetarë territoresh.
Me rreth 100 bashki synojmë të kemi kryetarë komunitetesh.
Shqipëria po shpopullohet. Qytetet e vogla po humbasin banorë, institucione, shkolla, vende pune dhe shërbime. Në këtë situatë, përgjigjja nuk mund të jetë t’u heqim edhe statusin, përfaqësimin dhe qendrën e vendimmarrjes.

Kur një qyteti i heq institucionet, administratën dhe vendimmarrjen, i heq pak nga pak edhe arsyet për të qëndruar aty. Kështu krijohet një rreth vicioz:
Nuk ka banorë, prandaj heqim institucionet.
Heqim institucionet, prandaj largohen edhe më shumë banorë.
Më pas, shpopullimin që kemi përshpejtuar vetë e përdorim si argument për një tjetër bashkim.
Kjo nuk është reformë territoriale. Është administrim i tkurrjes së vendit.
Edhe argumenti i kursimit duhet parë me kujdes.

Read more:“Drejtorët firmosin, oligarkët grabisin!”/ Pankartat pikante në protestë: Populli do ta çojë Ramën me pushime!

Nëse shkurtohen disa poste administrative, por qytetarit i duhet të udhëtojë më larg për të marrë shërbime, nëse një zonë merr më pak investime dhe reagimi ndaj problemeve bëhet më i ngadaltë, atëherë kostoja nuk është zhdukur. Ajo thjesht është kaluar nga shteti te qytetari.
Mbi të gjitha, kjo është një çështje demokracie.
Sa më e madhe të jetë bashkia, aq më e vogël bëhet pesha politike e komuniteteve të vogla. Një qytet me disa mijëra banorë, i përfshirë brenda një bashkie shumë të madhe, mund të vazhdojë të ketë emër në hartë, por do të ketë shumë pak ndikim në vendimmarrje.

Kush do ta mbrojë buxhetin e tij?
Kush do të luftojë për investimet e tij?
Kush do të japë llogari drejtpërdrejt përpara atij komuniteti?
Njësia administrative nuk e zëvendëson bashkinë. Administratori i emëruar nuk e zëvendëson kryetarin e zgjedhur. Zyra lokale nuk e zëvendëson vendimmarrjen lokale.
Demokracia vendore nuk është thjesht të kesh një sportel pranë. Është të kesh pushtetin pranë.
Prandaj nuk duhet të pyesim vetëm sa bashki përballon administrata.
Duhet të pyesim sa afër qytetarit duhet të jetë pushteti.

Read more:Klasa të reja, laboratorë dhe terrene sportive, si po transformohet shkolla ‘Mehmet Bajraktari’ në Cërrik

Rreth 100 bashki nuk nënkuptojnë 100 administrata të fryra. Mund të kemi administrata më të vogla, shërbime të përbashkëta ndërmjet bashkive, digjitalizim, standarde kombëtare dhe kontroll më të fortë financiar. Por duhet të ruajmë atë që nuk mund ta zëvendësojë asnjë aplikacion dhe asnjë zyrë qendrore: përfaqësimin e komunitetit.
Projekti i PD ndërthur vullnetin e qytetarëve me domosdoshmërinë e një pushteti vendor efikas.
Ai qartazi:
1. Afron vendimmarrjen me komunitetin dhe u jep zë interesave lokale
2. Rrit llogaridhënien e drejtuesve vendorë
3. Shkurton distancat fizike dhe administrative për marrjen e shërbimeve
4. U mundëson administratave të njohin më mirë nevojat e territorit
5. Ruan identitetin dhe kohezionin e komuniteteve
6. Nxit konkurrencën pozitive për investime dhe projekte zhvillimi
7. Përmirëson planifikimin sipas karakteristikave ekonomike, sociale dhe gjeografike të çdo zone
8. Mundëson reagim më të shpejtë në raste emergjencash
9. Shpërndan zhvillimin ekonomik përtej qendrave të mëdha urbane
10. Rrit pjesëmarrjen qytetare dhe besimin tek institucionet.

Ky model është në përputhje me parimin e subsidiaritetit dhe me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore: funksionet publike dhe vendimet duhet të ushtrohen në nivelin më të afërt dhe më efektiv me qytetarin.
Dallimi mes dy modeleve është i qartë.
46 bashki e shohin territorin nga qendra.
Rreth 100 bashki e shohin qeverisjen nga qytetari.
46 bashki kërkojnë ta bëjnë hartën më të lehtë për administratën.
Rreth 100 bashki kërkojnë ta bëjnë jetën më të lehtë për qytetarin.
46 bashki përqendrojnë.
Rreth 100 bashki afrojnë.

Read more:“SPAK do të trokasë te dera e Edi Ramës për ta arrestuar” – Erald Kapri: Dorëheqja, kusht i panegociueshëm! Reforma territoriale, hile për të kapur 90% të pushtetit

Në thelb, dilema nuk është nëse Shqipëria duhet të ketë më pak apo më shumë bashki. Dilema është nëse duam një pushtet vendor që t’i shërbejë hartës apo qytetarit.
Një reformë e mirë matet me kohën që i kursen qytetarit, me cilësinë e shërbimit që i ofron dhe me mundësinë që i jep për të ndikuar në vendimet që prekin jetën e tij.
Prandaj parimi ynë është i thjeshtë.
Jo qytetari të shkojë pas bashkisë.
Bashkia duhet të shkojë te qytetari.
Në këtë kuptim, një ndarje me rreth 100 bashki nuk është zgjedhje numerike.
Është zgjedhje demokratike.

Lexo edhe
Politikë

Sot 29 Nëntori/ Shqiptarët festojnë 82-vjetorin e Çlirimit

Politikë

Bashkëpunimi i LSE me universitetin “Luarasi”/ Profesori i LSE, James Abdey: Mundësi të reja për karrierën e të rinjve shqiptarë, studentët përfitojnë dy diploma

Tags: #Aplikacion #Cërriku #Demokracia #Investime #jetë #Komuniteti #Kryesore #luçiano boçi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Sot 29 Nëntori/ Shqiptarët festojnë 82-vjetorin e Çlirimit
  • Bashkëpunimi i LSE me universitetin “Luarasi”/ Profesori i LSE, James Abdey: Mundësi të reja për karrierën e të rinjve shqiptarë, studentët përfitojnë dy diploma
  • Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?
  • Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë
  • “Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • 28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës – Ide
  • Transfertat bankare në Shqipëri drejt epokës së re, paratë kalojnë në llogari brenda 10 sekondave, sistemi i ri do të funksionojë 24/7
  • Tirana mirëpret Forumin e WB6 për investimet, gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor bashkojnë potencialin
  • Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë
  • Trajtimi i Veliajt njësoj si Berisha i ka bërë socialistët të ulin kokën – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO) 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale 28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës – Ide 2 lexime · 48 minuta më parë
  3. 03
    Ekonomi Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Sot 29 Nëntori/ Shqiptarët festojnë 82-vjetorin e Çlirimit

29 nëntori i vitit 1944 ka hyrë në histori si dita e Çlirimit të vendit nga pushtuesit gjermanë.…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

Bashkëpunimi i LSE me universitetin “Luarasi”/ Profesori i LSE, James Abdey: Mundësi të reja për karrierën e të rinjve shqiptarë, studentët përfitojnë dy diploma

Bashkëpunimi mes Universitetit “Luarasi”, London School of Economics (LSE) dhe Universitetit të Londrës synon t’u ofrojë të rinjve…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Politikë

Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?

Zgjedhjet lokale të 9 majit dhe përpjekjet e opozitës për të dalë me një kandidat të përbashkët për…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin