Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Raporti/ Borxhi publik i vendit 14.1 miliardë euro, ulet me 4% krahasuar me 2025-ën, kap shifrën më të ulët prej 48.7% të PBB-së
Aktualitet

Raporti/ Borxhi publik i vendit 14.1 miliardë euro, ulet me 4% krahasuar me 2025-ën, kap shifrën më të ulët prej 48.7% të PBB-së

• 29 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Borxhi publik në tremujorin e parë të këtij viti preku shifrën më të ulët historike duke rënë në 48.7%. Raporti i fundit i Ministrisë së Financave tregon se ky tregues ka rënë me rreth 4% në raport me vitin 2025, me kontributin kryesor të uljes së borxhit të brendshëm por edhe të atij të jashtëm.

BORXHI PUBLIK NË PËRQINDJE
Viti 2025 52.87%
Janar-Mars 2026 48.79%
Diferenca -4.08%

Përllogaritja e borxhit në përqindje bëhet mbi një Prodhim Kombëtar prej 29 miliardë euro, në rritje krahasuar me vjet, çka ul direkt edhe përqindjen e borxhit në raport me PBB-në.

Ndërsa përkthyer në vlerë, borxhi i Shqipërisë përllogaritet në 14.1 miliardë euro dhe është tkurrur me 464 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar.

BORXHI PUBLIK NË VLERË
Viti 2025 14.662 mln euro
Janar-Mars 2026 14.198 mln euro
Diferenca -464 mln euro

Ndryshe nga periudhat e kaluara, ku zhvlerësimi i valutave jepte kontributin kryesor në uljen e borxhit, në këtë tremujor të parë të vitit 2026, kanë ndryshuar ‘rolet’. Rënia më e madhe është regjistruar tek borxhi i marrë brenda vendit, nga 31.38% që ishte në fund të vitit 2025, është ulur në 28.59%, ndërsa borxhi i jashtëm ka rënë nga 21.49% vjet në 20.2%

BORXHI SIPAS MONEDHËS
I brendshëm I jashtëm
Viti 2025 31.38% 21.49%
Janar-Mars 2026 28.59% 20.20%
Diferenca -4.08% -1.29%

Në fakt, borxhi do të ishte edhe më i lartë nëse monedha kombëtare nuk do të ishte forcuar. Zhvlerësimi i valutave dhe kryesisht i euros e ka bërë më të lirë borxhin e huaj, për shkak se këstet e shlyerjes së tij kanë qenë më të ulëta.

Referuar raportit, borxhi publik i Shqipërisë është i përqendruar kryesisht për mbështetje buxhetore, për sektorin e energjisë dhe atë të transportit.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #borxhi publik #Ministria e Financave

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Suficiti shkon në 511 milionë euro, turizmi dhe ndërtimi rrisin të ardhurat, shpenzimet realizohen në 98.2%
  • Kompensimi për naftën ende pa u disbursuar, operatorët e Transportit Publik kërkojnë ndërhyrje: Do të detyrohemi të rishikojmë flotën e autobusëve
  • “I arrestuar, por shpërblehet”/ Berisha publikon denoncim: Me urdhër të Ramës, 8.5 mln euro i janë kaluar “Soft & Solution”, kompanisë së lidhur me Ermal Beqirin
  • Çdo litër karburant do gjurmohet! Qeveria miraton sistemin e ri të shënjimit, tarifë 6.5 euro për 1000 litër ndaj kompanive
  • “Çojeni në SPAK”/ Shehaj mori dokumentin e projekt-marrëveshjes me SHBA dhe u largua me vrap, PS kërkesë Kuvendit: Të përjashtohet me 60 ditë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Parandalohet vrasja në Kavajë/ I dhunuan nipin për pagesë, xhaxhai merr kallashnin dhe niset drejt hotelit për të vrarë autorët! Arrestohet djali i pronarit, tjetri në kërkim (EMRAT) 40 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 21 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO) 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- 3 muaj protestë kundër qeverisë! Oshëtijnë thirrjet në bulevard: O Ergys, o legen, prite Belindën se po vjen! Arrestoni Ramën! 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “News24, bashkudhëtari ynë që në ditën e parë!”/ 90 ditë revoltë, Erjon Selmani: Protestuesit nuk tërhiqen, do të vijojmë të jemi në shesh 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by