Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kuvendi nuk arriti të zgjedhë presidentin, KQZ propozon datën 7 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve të reja parlamentare
Aktualitet

Kuvendi nuk arriti të zgjedhë presidentin, KQZ propozon datën 7 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve të reja parlamentare

• 29 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pas dështimit të Kuvendit në mesnatë për zgjedhjen e presidentit të ri, parlamenti është shpërndarë dhe Kosova tashmë do të mbajë të tjera zgjedhje parlamentare brenda 45 ditëve.

Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) Kreshnik Radoniqi, pas një takimi me Albulena Haxhiun, e cila ushtron detyrën e presidentes pas dorëzimit të mandatit nga Vjosa Osmani, ka propozuar si datë për zhvillimin e zgjedhjeve, 7 qershorin.

Është Haxhiu ajo që i mbetet për të dekretuar datën e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Read more (Kosova):​“Ktheni në shtëpi çlirimtarët”, baneri në mbështetje të drejtuesve të UÇK-së në Hagë

Që nga mbrëmja e 27 prillit, deputetët e shumicës parlamentare tentuan të zgjidhnin një president të ri, por partitë opozitare bojkotuan punimet e seancës, pasi bisedimet me partinë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, dështuan dhe nuk u arrit një marrëveshje për presidentin.

Kryeministri Albin Kurti fajësoi opozitën për këtë situatë, duke theksuar se pakica parlamentare nuk do përgjegjësi, por kërkon vetëm bllokimin e punës së qeverisë. Seancat kanë dështuar njëra pas tjetrës për mungesë kuorumi ndërsa kandidaturat e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë marrë numrin e duhur të votave.

Si propozim nga Lidhja Demokrative e Kosovës, u hodh emri i ish-presidentes Vjosa Osmani, por që nuk u zyrtarizua si kandidaturë pasi nuk mori 30 vota nga parlamentarët.

Read more (Kqz):Kërkesa e KQZ-së për uljen e numrit të votave preferenciale, Cakolli: Ndryshimet jo katër ditë para skenarit të zgjedhjeve

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:26

Konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve në Kosovë, Haxhiu dërgon ftesa te partitë politike

1777472849_tfiooo.jpg

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh ushtruese e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka nisur konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.

Haxhiu ka nisur me dërgimin e ftesave te partitë politike të Kosovës. Mediat vendase raportojnë se ditën e sotme Haxhiu ka dërguar një ftesë në Partinë Demokratike të Kosovës dhe fton përfaqësuesit e këtij subjekti politik për takim në orën 15:00.

Read more (Kreshnik radoniqi):​KQZ propozon 7 qershorin për zgjedhjet e parakohshme

Nuk dihet nëse Haxhiu do t’i takojë veç e veç përfaqësuesit e partive politike apo bashkë. Në bazë të praktikave të kaluara, partitë kanë realizuar takime të ndara gjatë konsultimeve me Kreun e Shtetit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare vijnë si rezultat i mos zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit. Këto zgjedhje do të jenë të tretat në pak më shumë se një vit, pas atyre të 9 shkurtit dhe 28 dhjetorit të 2025.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Albin kurti #Albulena haxhiu #Kosova #kosove #Kqz #KQZ Kosovë #Kreshnik radoniqi #kriza politike ne kosove #Lëvizja vetëvendosje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Bundestagu gjerman rinovon mandatet e KFOR-it, deri në 400 ushtarë në Kosovë
  • Kryebashkiaku i Kuçovës rezulton i dënuar më parë në Greqi, KAS kthen çështjen për gjykim te Celibashi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 6 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Botë Shirat ekstremë në Indonezi vrasin 58 orangutanë Tapanuli, studiuesit paralajmërojnë rrezik të lartë zhdukjeje 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 8 orë më parë
  6. 06
    Botë Izraeli kundër zhbllokimit të aseteve iraniane, presion SHBA-së për marrëveshjen e armëpushimit 1 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Botë Marrëveshja me SHBA-në, burimet pranë Teheranin zbulojnë: Mojtaba Khamenei nuk e ka dhënë ende miratimin 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by