Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Shqipëria blen, por shet pak/ Importet rriten në 75.6 miliardë lekë, deficiti tregtar thellohet me 17.4%
Ekonomi

Shqipëria blen, por shet pak/ Importet rriten në 75.6 miliardë lekë, deficiti tregtar thellohet me 17.4%

• 17 Shtator, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gushti është muaji kulmor i verës, kur turizmi është në pikun e tij dhe kërkesa për mallra e shërbime rritet ndjeshëm. Por të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se kjo kërkesë po ushqen më shumë importet sesa eksportet shqiptare.

Në gusht Shqipëria eksportoi 20.5 miliardë lekë mallra, vetëm 1.6% më shumë se një vit më parë. Në të kundërt, importet arritën në 75.6 miliardë lekë, me një rritje prej 12.6%.

Kjo diferencë e thellon edhe më tej deficitin tregtar që në gusht arriti në 55 miliardë lekë, 17.4% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Read more:Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat

Edhe pse gushti sjell më shumë konsum dhe aktivitet ekonomik, prodhimi vendas nuk po e ndjek me të njëjtin ritëm kërkesën.

Një nga dobësitë kryesore mbetet fasoni. Eksportet e tekstileve dhe këpucëve ranë me 12.4% vetëm në gusht ndërsa për tetë muaj janë tkurrur rreth 8%. Për herë të parë, ky grup nuk është më në krye të eksporteve shqiptare, duke zbritur në vendin e dytë, ndërsa mineralet, lëndët djegëse dhe energjia kanë marrë kryesimin.

Në anën tjetër, importet tregojnë edhe një ndryshim të fortë në burimet e furnizimit. Kina solli 12.5 miliardë lekë mallra në gusht, duke kaluar Italinë me 10.8 miliardë lekë. Por surpriza më e madhe është SHBA-ja: importet prej saj u rritën rreth 320%, në 5.8 miliardë lekë.

Read more:Nga sot hyn në fuqi ndalimi i importit të mishit brazilian në Shqipëri, AKU: I pasigurt

Sa i përket eksporteve, Italia mbetet destinacioni kryesor me 6.8 miliardë lekë, e ndjekur nga Kosova me 2.27 miliardë. Ndërsa eksportet drejt SHBA-së u rritën me rreth 72%, ato drejt Kinës me 49%.

Gushti zgjeroi jo vetëm hendekun mes asaj që Shqipëria blen dhe shet jashtë,por edhe hartën e partnerëve tregtarë teksa BE-ja përbën 63.1% të eksporteve por vetëm 41.6% të importeve.

Lexo edhe
Ekonomi

Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve

Ekonomi

AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët

Tags: #Aktivitet #gusht #importet #Italia #Kina #Kosova #Kryesore #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve
  • AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët
  • Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit
  • Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij
  • Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit
  • Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia 21 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 2 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve

Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri (HBAA) ka reaguar lidhur me Paketën Fiskale të propozuar për vitin 2027,…

• 21 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët

Bordi i AKEP-it ka miratuar rregulloren e re për mbrojtjen e konsumatorëve të telefonisë celulare, e cila parashikon…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit

Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka shprehur shqetësimin për Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se masat e…

• 3 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin