Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Nacionalizmi, streha e fundit e maskarenjve!”/ Blushi me tone të forta në Kuvend: Derrat e majmur të regjimit po pasurohen me miellin serb dhe aferat me Ron Yeffet
Politikë

“Nacionalizmi, streha e fundit e maskarenjve!”/ Blushi me tone të forta në Kuvend: Derrat e majmur të regjimit po pasurohen me miellin serb dhe aferat me Ron Yeffet

• 17 Shtator, 2026 • 11 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në një seancë parlamentare të shoqëruar me tensione të larta brenda sallës dhe me protesta masive përjashta Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës socialiste. Blushi e cilësoi patriotizmin e deklaruar të mazhorancës si një “maskaradë të turpshme” për të mbuluar falimentimin moral, tradhtinë ndaj interesave të Kosovës dhe vjedhjen sistematike të qytetarëve shqiptarë.

Gjatë fjalës së tij, Blushi nënvizoi se nëse liria në Kosovë ka emra heroikë, në Shqipëri tradhtia, hajnia dhe shitja e interesit kombëtar personifikohen nga Edi Rama, i cili e ka kthyer pushtetin në një mekanizëm pasurimi për një kastë të ngushtë politike e kriminale.

Blushi iu referua veprës së njohur të George Orwell, “Ferma e Kafshëve”, për të përshkruar tjetërsimin e mazhorancës në një grup “derrash të majmur” që po grabisin burimet e vendit dhe po shpopullojnë Shqipërinë:

Read more:Skandali i KAYO-s/ Shehaj: Ron Yeffet për punët e këqija të Ramës në Shqipëri. Godina e News24 u mbyll që ta marrë kryeministri me ortakët

“Kush e ka lexuar librin ‘Ferma e Kafshëve’ do të kuptojë fare qartë se derrat e majmur të kësaj mazhorance janë ata që ju kanë marrë shqiptarëve jo vetëm kumbullat dhe mollët, por po u vjedhin pensionet, po i taksojnë vezët, qumështin, miellin, vajin e sheqerin edhe më shumë se Serbia! Patriotizmi i vërtetë sot është të çlirohemi nga këta derra të majmur që po pasurohen në kurrizin e popullit më të varfër të kontinentit.”

Më tej, ai denoncoi sabotimin e drejtpërdrejtë të ekonomisë vendase përmes importit të produkteve të kontrolluara nga Serbia, të cilat përdoren për favore elektorale:

Read more:Breshëri shkatërron fasulen e Devollit, dëmtohen mbi 40 hektarë! Fermerët: Pasojat janë të mëdha, s’kemi fare ndihmë nga shteti!

“Se nëse nuk do të ishit ju, Edi Rama nuk do të përmbyste Shqipërinë me qumështin e kontaminuar pluhur dhe miellin nga Serbia për të falimentuar fermerët tanë dhe për t’i përdorur si plaçkë tregu për të blerë votat e shqiptarëve.”

Fjala e Blushit u ndal edhe te lidhjet e pushtetit me afera të errëta të sigurisë dhe biznesit, duke sjellë në vëmendje audio-përgjimet e bujshme të biznesmenit izraelit Ron Yeffet dhe skandalin me skemën “KAYO” te Spitali Onkologjik:

Read more:Balluku me Ron Yeffet “ngjiten” në derën e Kuvendit, punonjëset e pastrimit heqin fotot e vendosura nga opozita

“Jeni ju që po vidhni edhe ilaçet, duke detyruar sot dhjetëra e dhjetëra shqiptarë të shkojnë jo drejt shërimit tek Onkologjiku, por drejt vdekjes së sigurt! Janë ligjet tuaja kriminale që detyrojnë shqiptarët të paguajnë skemën KAYO që Edi Rama të mbushë xhepat me Roni Yeffet! Me luftën ju keni vetëm një raport: raportin me trafikun ndërkombëtar të armëve, sikundër u faktua edhe këto javë me audio-përgjimin e famshëm.”

Lidhur me qëndrimin e qeverisë ndaj Kosovës, Blushi e cilësoi hipokrizi çdo deklaratë të mazhorancës, duke iu kujtuar mbështetjen për projektin e “Ballkanit të Hapur”, tentativat për pazarin e kufijve me Beogradin dhe vendosjen e traut të pagesës në Rrugën e Kombit.

Read more:“Nga Kruja inaugurojmë Foltoren e Ripërtëritjes!”/ Berisha: Kurrë nuk do të ndërpresim përpjekjen që Fushë-Kruja dhe Kruja të jenë bashki më vete

Në përmbyllje, deputeti i opozitës u ndal te frika e pushtetit përballë revoltës popullore në rrugë, ku Kuvendi është rrethuar nga forca të shumta policore dhe garda:

“Nuk ju bën patriotizëm as cilësia e fjalimeve e as madhështia e pushtetit. Patriotë të bëjnë akti, vendimet dhe ligjet, ndërsa ju jeni tradhtarët e kombit sepse me ligjet tuaja keni detyruar 1.5 milionë shqiptarë të braktisin vendin. A mund të quheni ju patriotë që fshiheni si minj, që keni rrethuar Kuvendin me truproja dhe polici? Shqiptarët do ta heqin qafe një orë e më parë këtë klasë derrash për të rikthyer dinjitetin kombëtar.”

Read more:Rama mbledh PS dhe qeverinë në Pogradec/ “Kush i paguan shpenzimet?”, analisti Krasniqi: Retorika antikorrupsioni, Balluku vijon të jetë vendimmarrëse!

Fjala në Kuvend e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi:

Të dashur Shqiptarë!
Edhe në këtë seancë, Edi Rama vërtetoi se kur nuk ka më alibi se çfarë t’u thotë shqiptarëve, se çfarë t’u thotë atyre protestuesve që janë mbushur sheshet dhe rrugët e Shqipërisë, ka gjetur dhe gjeti në fakt, strehën e fundit për tu fshehur, aty ku fshihen të gjithë maskarenjtë nacionalizmin.
E megjithatë, dua t’u kujtoj të gjithë atyre deputetëve të tij që parakaluan në këtë foltore, që folën në emër të nacionalizmit, që folën për patriotizmin se Simbolet Kombëtare nuk janë kuaj sa për të kaluar lumin dhe që të jesh patriot nuk duhet të jesh hajdut.
Që të jesh patriot nuk duhet të jesh trafikant dhe sigurisht që as ju nuk mund të jeni patriot.
Sepse në qoftë se liria në Kosovë ka emër, më Shqipëri tradhëtia ka emër, hajnia ka emër, poshtërsia ka emër, shitja e interesit kombëtar ka emër dhe ai është Edi Rama, i cili pa votat tuaja nuk do të bënte të mundur që mielli i kontaminuar Serb që ka përmbytur sot Shqipërinë, të përdoret si plaçkë tregu për të blerë votat e shqiptarëve.
Se nëse nuk do ishit ju, Edi Rama nuk do përmbyste Shqipërinë me qumështin e kontaminuar pluhur nga Serbia për të falimentuar fermerët shqiptarë.
Ndaj këto 6 apo 7 orë në këtë seancë përveçse kanë dashur një durim të madh, për fat të keq, duan edhe një stomak të fortë për të degjuar të gjithë çetën e hajdutëve, trafikantëve, përfaqësuesve të krimit të organizuar të na japin moral për patriotizmin dhe se sa shumë e duan Kosovën.
Në fakt, kush e ka lexuar librin “Ferma e kofshëve” të George Orwell dhe kush nuk e ka lexuar i ftoj ta lexojne, do kuptojnë fare qartë se derrat e majmur të kësaj mazhorance janë ata që ju kanë marrë shqiptarëve jo vetëm kumbullat dhe mollët, por po u vjedhin pensionet, po i taksojnë vezët, po i taksojnë qumështin, miellin, vajin, sheqerin edhe më shumë se Serbia, të cilën sot e anatemojnë pikërisht ata të cilët kanë duartrokitur kur Edi Rama tregëtonte kufijtë e Kosovës me Aleksandër Vuçiçin.
Jeni pikërisht ju që duartrokitët “Ballkanin e Hapur” për të asgjesuar Kosovën dhe që sot na flisni për Luftën Çlirimtare të Kosovës.
Kur në fakt me luftën ju keni vetëm një rraport, rraportin me trafikun ndërkombëtar të armëve sikundër u faktua edhe jëto javë me audio-përgjimin e famshëm të Ron Yeffet.
Ndaj për tu rikthyer edhe njëherë tek “Ferma e kafshëve”, patriotizmi i vërtetë sot është të çlirohet nga këta derra të majmur, të çlirohet nga derrllëqet tuaja, nga fakti se po pasuroheni në kurrizin e popullit më të varfër të Kontimentit.
Nga fakti se po pasuroheni duke vjedhur pensionistët, duke vjedhur me çmimin e naftës, duke vjedhur edhe me shportën e bukës.
Jeni ju që po vidhni edhe ilaçet duke detyruar sot dhjetra e dhjetra shqiptarë të shkojnë jo drejt shërimit tek Onkologjiku, por drejt vdekjes së sigurt.
E si mund t’ju durosh ju të flisni sot këtu për Kosovën, e sigurisht që gjetet një alibi për të spostuar vëmendjen pasi debati për gjoja pagat e gjyqtarëve që ju dhimben aq shumë, nuk arriti dot të shuajë protestën, tani gjetët alibinë për të na folur dhe për të na dhënë leksione për Kosovën.
Por theksoj se patriotizmi i vërtetë sot është se çfarë do të bëjnë shqiptarët për të hequr qafe një orë e më parë këtë klasë derrash ashtu siç George Orwell e shkruante te libri i tij ” Ferma e kafshëve” në mënyrë që jo vetëm ju të hani mollët dhe kumbullat, ti vidhni shqiptarët nga mëngjesi në darkë dhe të detyrohen të largohen nga vendi, të shpopullohet e të shkombëtarizohet një shqipëri e tër, thjesht dhe vetëm për faktin se ju jeni këtu, si kartona e jo si njerëz që kanë ndërgjegje, që kanë dhembshuri dhe që kanë përgjegjësi për popullin e tyre.
Unë nuk mund të pranoj leksione nga hajdut votash që keni blerë vota me miellin e Serbisë.
Unë nuk mund të pranoj dot leksione patriotizmi nga ju që i vidhni pesonistët nga mëngjesi në darkë, aq sa edhe sot, ato vezë që ju gjuajtën ata protestues të nderuar në fakt ju bëjnë nder, se ju e ndotni vezën që ju zgërlqi kostumin.
A mund të quheni ju patriotë që fshiheni si minj, që keni rrethuar kuvendin me bodyguardë dhe polici.
Çfarë patriotësh jeni ju? Për kë patriotizëm po flasim?
Nuk është patriotizëm të postosh në rrjetet sociale fotot e katër udhëheqësve të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk të bën patriot as cilësia e fjalimeve, as madhështia e pushtetit. Patriotët të bëjnë akti, vendimi, ligjet. Dhe ju jeni, në fakt, tradhtarët e kombit, sepse keni miratuar ligjet më antikombëtare që kjo tokë ka njohur. Sepse janë ligjet tuaja që kanë detyruar 1.5 milion shqiptarë sot të braktisin vendin. Janë ligjet tuaja që detyrojnë shqiptarët të paguajnë skemën kriminale KAJO që Edi Rama të mbushi xhepat me Roni Yeffet.
Jeni ju që e keni votuar kokëulur të gjithë dhe fshiheni si minj para shqiptarëve që protestojnë.
Mos i gjuani me vezë.
Mos i ndotni vezët. Ndoshta pelenat e fëmijëve mund t’i ishin mjeti i duhur.
Sepse edhe vezën e ndotni, sepse edhe vezë që përdorin për të goditur ndaj jush, ju i vidhni 20%.
Na bëni ju moral për patriotizëm. Ju që për pak sa nuk hapët konsullatën serbe në Shkodër, ju që duartrokitët Edi Ramën me ish-ministrin e Slobodan Milosheviqit, ju që duartrokitët Edi Ramën, kur ishte gati të ndante kufiri i Kosovës.
Ju që i vidhni shqiptarët nga mëngjesi në darkë, keni mes jush nga ata që janë pasuruar duke importuar produkte serbe.
Edhe ata na thonë se sa shumë e duan Kosovën.
Ju që i vutë traun Kosovën, ju që detyruat çdo kosovar të paguajë pesë euro për të ardhur në sheshin “Skënderbej” për të protestuar kundër atij vendimi skandaloz të Hagës.
Kaq shumë e doni ju Kosovën?
A e doni ju Kosovën vërtet?
Ju që nuk doni vëllezrit, motrat tuaja.
Ju që keni përdorur gazin lotsjellës për të dëbuar gratë shtatzana nga shtepitë e tyre, për tju rrëmbyer pronat, tokat, për tu përgjysmuar bagëtitë.
Ju e doni Kosovën?!
Ju i doni shqiptarët?!
Tju vijë turp!

Lexo edhe
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Tags: #Edi Rama #euro #fermerët #Gratë #Ilaçet #kayo #kosove #Kufiri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
Nga të njëjtat tag-e
  • Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 9 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen! 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij 4 lexime · 54 minuta më parë
  5. 05
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin! 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) 1 lexime · 1 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.…

• 54 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Është mbyllur protesta e kësaj të diele në Tiranë, pas disa orësh tubim dhe qëndrimi në bulevardin “Dëshmorët…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin