Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Nga Kruja inaugurojmë Foltoren e Ripërtëritjes!”/ Berisha: Kurrë nuk do të ndërpresim përpjekjen që Fushë-Kruja dhe Kruja të jenë bashki më vete
Politikë

“Nga Kruja inaugurojmë Foltoren e Ripërtëritjes!”/ Berisha: Kurrë nuk do të ndërpresim përpjekjen që Fushë-Kruja dhe Kruja të jenë bashki më vete

• 16 Shtator, 2026 • 8 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të vijojë përpjekjet për ndarjen e Fushë-Krujës dhe Krujës në dy bashki të veçanta.

Gjatë një aktiviteti politik në Krujë, Berisha kritikoi qeverinë Rama për gjendjen ekonomike në vend, duke akuzuar mazhorancën për rritjen e çmimeve dhe përkeqësimin e kushteve të jetesës.

Read more:“”KAYO”, skemë njësoj si ajo e Gërdecit”/ Erl Murati: Ne nuk prodhojmë dot një brisk rroje, jo më armë

Sipas tij, shqiptarët po përballen me rritje të çmimeve të ushqimeve, kostove të karburanteve dhe shpenzimeve për ilaçe e shërbime shëndetësore.

“Shqipëria pret sot më shumë se kurrë ndryshimin. Shqipëria thërret sot më shumë se kurrë ndryshimin. Edi Rama është e shkuara e zezë e këtij vendi”, deklaroi Berisha.

Read more:“Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”, vazhdon marshimi i protestuesve kundër qeverisë

Ai tha se Partia Demokratike duhet të ripërtërihet dhe të forcojë strukturat e saj, duke vlerësuar gjithashtu angazhimin e drejtuesve dhe aktivistëve lokalë.

Read more:Skandali me mbrojtjen/ Blushi zbardh skemën e KAYO: Puç kushtetues me Ron Yeffet, 4 kompani private që zhvatin buxhetin pa kontroll të KLSH-së

Duke iu referuar organizimit territorial, Berisha u shpreh se PD do të vazhdojë të kërkojë që Fushë-Kruja të jetë bashki më vete, ndërsa Kruja të ruajë statusin e saj si bashki.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Demokrate dhe demokratë të Krujës, qytetare dhe qytetarë të këtij qyteti të bekuar, një përshëndetje shumë të përzemërt dhe nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush.
Por, të dashur aleatë, të dashur deputetë, drejtues i qarkut të Durrësit, anëtarë kryesie, deputet i zonës, deputetë të Durrësit, sot jemi këtu në një ngjarje, në një eveniment shumë të rëndësishëm të demokratëve të Krujës, por dhe të kryetarit të kësaj dege, Aulon Bej Kalaja, të cilin unë duhet ta përgëzoj shumë përzemërsisht.
Aulon Kalaja, të themi të vërtetën, u bë pararendësi i atij procesi, i procesit të ripërtëritjes së PD, kaq jetik dhe vendimtar për fatin e kësaj partie, kaq jetik dhe vendimtar për fatin e vendit.
Në këtë kuadër, unë duhet t’u them një të vërtetë ju: në axhendën time ekzistonte, ta quajmë Foltorja e Ripërtëritjes, por kam kënaqësi që këtë veprimtari, këtë përpjekje të re, e inaugurojmë këtu në Krujë.
Dhe nuk ka një vend të dytë ku mund të frymëzojë më shumë se Kruja për një përpjekje të madhe.
Miq, ne si PD kaluam periudha jo të lehta.
Por ne sot nuk mund të mburremi as me ato që kaluam, as me ato që bëmë në të shkuarën.
Sot koha na thërret t’i japim përgjigje kësaj gjendje dramatike, t’i japim zgjidhje kësaj rrokullisje të madhe, kësaj gjendje dramatike në të cilën e ka katandisur regjimi i Edi Ramës, Shqipërinë dhe shqiptarët.
Nuk ka pushtim në histori, që t’i ketë dhënë një goditje më të rëndë qenies shqiptare se sa Edi Rama në 10 vite.
Në 10 vite, 47 përqind e shqiptarëve u larguan nga Shqipëria për një shkak madhor, për shkak të vendimit të tij për t’u pasuruar në mënyrë të çmendur, të paligjshme.
Për shkak të shndërrimit të financave tuaja, të taksave që paguani jo në rroga, jo në pensione, jo në infrastrukturë, jo në shërbime, spitale e shkolla, por në llogari bankare të fshehura në bankat offshore.
Sot qytetari shqiptar nuk mund të imagjinojë, dhe unë njerëzisht u kërkoj ta kujtoni këtë fjalë, se koha do provojë se çfarë Edi Rama u ka bërë shqiptarëve.
Asnjë pushtues i egër nuk është sjellë ky ndaj pasurive publike të këtij vendi dhe fondeve.
Në një akt amoraliteti total, të vendosur për të plaçkitur gjithçka dhe çdo gjë, pa asnjë kufi, kanë krijuar format më të pabesueshme të vjedhjes së qytetarëve shqiptarë, djersës së tyre të ballit, të vjedhjes së pasurive publike, të shndërrimit të Shqipërisë në një çiflig hajnash që përzënë çdo ditë shqiptarët.
Ky shok demografik është goditja më e tmerrshme që kemi marrë ne nga çdo luftë.
Kurrë ndonjëherë nuk jemi pakësuar në atë shkallë sa lindjet tona të zbresin në ato të 100 viteve më parë. Asnjëherë nuk është e regjistruar si sot.
Unë e kam përjetuar, kam qenë mjek, dhe t’u them të vërtetën ju, e përjetoja me shumë dhembshuri urinë kronike dhe varfërinë ekstreme të njerëzve kur unë u jepja recetën dhe ata nuk e merrnin sepse nuk i blinin dot ilaçet.
Kur zona të tëra masive merrnin 1 kg sheqer, bukën dhe 1 kg kripë dhe përjetonin sëmundjen.
Atëherë se ishte vendosur hiperkolektivizmi total, i çmendur.
Por sot të jemi të sigurt që janë dhjetëra mijëra shqiptarë që numërojnë kafshatën. Që me atë pension që marrin, nuk sigurojnë dot ushqimin normal të dy javëve.
Me atë pension që marrin, shkojnë në dyqan dhe gjejnë çmime më të shtrenjta se në Dallas, se në Nju Jork, se në Berlin, se në Romë.

Read more:Nis viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka (VIDEO)

Kurrë nuk do ndërpresim përpjekjen tonë që Fushë Kruja të jetë bashki e veçantë dhe Kruja bashki e veçantë

Read more:“Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO

A mund të imagjinohet? Ky është realiteti. Një Shqipëri e tjetërsuar, një shpërfiollje totale e qytetarëve.
Dëgjoni, edhe në diktaturë, çfarë thoshin? E mo se nuk vdes kush për bukë këtu. Të njëjtat fjalë, të njëjtat shprehje ka përdorur Edi Rama në mënyrë të përsëritur.
Po vdes për bukë, vdes për ilaçe, vdes në spital.
Këtu e ka katandisur Shqipërinë, në një kohë kur potencialet dhe pasuritë e saj janë të pakrahasueshme.
Shikoni, çmimet e ushqimeve u rritën në Shqipëri nga vjet në sivjet 6 herë më shumë se në Romë, në Berlin, në vendet e BE.
Nafta, çmime ndër më të lartat në botë.
Cinizëm ekstrem.
Asnjë qindarkë nuk ul taksën e ushqimeve.
Cinizëm ekstrem.
Ua hoqi fermerëve kompensimin për naftën, e cila në Shqipëri shitet 40 gjer në 50 përqind më shtrenjtë se në Kosovë, se në Maqedoni që nuk nxjerrin një litër naftë dhe që një pjesë të mirë të naftës e marrin në portet tona.
Kjo është Shqipëria.
Shqipëria pret sot më shumë se kurrë ndryshimin.
Shqipëria thërret sot më shumë se kurrë ndryshimin.
Edi Rama është e shkuara e zezë e këtij vendi.
Edi Rama është në rënie dhe rrokullisje të madhe.
Por shqiptarët presin nga PD me një kusht, me një PD të ripërtërirë në mënyrë më të fuqishme.
Ju e patë këtë dokumentar, ishte vetëm pjesërisht një aspekt, aspekti i Aulon Bej Kalasë si qytetar, nuk e harroj kurrë kur tërmeti goditi rrethin tuaj.
Para shteti, ai ngriti çadrat dhe e ndiqja çdo ditë, shpërndante ushqim, bënte çdo gjë për t’ua lehtësuar atë dhimbje të tmerrshme që u krijoi shembja e shtëpive.
E pashë në zjarret, u bë zëdhënësi kryesor jo i PD, i qytetarëve.
Dhe në fakt, për këto arsye, askund nuk meritonte të mbahej Foltorja e Ripërtëritjes më parë se në Krujë dhe kjo është meritë e madhe e jotja.
Ishim dy degë, sherre për bashkimin. Ja që u bashkuam.
Por unë i garantoj qytetarët e Fushë Krujës se kurrë nuk do ndërpresim përpjekjen tonë që Fushë Kruja të jetë bashki e veçantë dhe Kruja bashki e veçantë.
Krujën e ka bërë Zoti kryeqendër, nuk ka nevojë për asnjë qendër tjetër. Dhe ajo rri në vete bashki krenare.
Por rregullat imponojnë këtë zgjidhje dhe Auloni e udhëhoqi bashkë me Andian e bashkë me ju këtë proces dhe sot jemi në finalizimin e një stadi, finalizimin e zgjedhjeve të drejtuesve kryesorë.

Lexo edhe
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Tags: #Aktiviteti #bankat #Berlin #Deputet #Diktaturë #Dokumentar #Edi Rama #Ilaçet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 9 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen! 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij 4 lexime · 55 minuta më parë
  5. 05
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin! 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) 1 lexime · 1 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.…

• 55 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Është mbyllur protesta e kësaj të diele në Tiranë, pas disa orësh tubim dhe qëndrimi në bulevardin “Dëshmorët…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin