Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “”KAYO”, skemë njësoj si ajo e Gërdecit”/ Erl Murati: Ne nuk prodhojmë dot një brisk rroje, jo më armë
Politikë

“”KAYO”, skemë njësoj si ajo e Gërdecit”/ Erl Murati: Ne nuk prodhojmë dot një brisk rroje, jo më armë

• 15 Shtator, 2026 • 6 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Analisti dhe gazetari Erl Murati ka komentuar çështjen e kompanisë KAYO dhe aktivitetin e saj në fushën e armëve, gjatë emisionit “Minuta e Parë” në News24 me moderatoren Ola Bruko. Murati ngriti dyshime mbi mënyrën e funksionimit të kësaj skeme, duke e krahasuar me praktikat që, sipas tij, janë përdorur në periudhën e Gërdecit.

Murati tha se Shqipëria nuk ka kapacitete për të prodhuar armë dhe se, sipas tij, bëhet fjalë për produkte që vijnë nga jashtë dhe më pas dërgohen drejt vendeve ku ka konflikte. “Na vijnë nga Afrika dhe për t’i dërguar pastaj në vendet e konfliktit, dhe kjo jashtë rregullave të shtetit shqiptar, jashtë vëmendjes së NATO-s”, u shpreh ai. Sipas Muratit, fakti që janë përfshirë disa kompani në këtë proces shton dyshimet për mënyrën se si funksionon aktiviteti. Ai ngriti pyetjen se përse do të nevojitej krijimi i rreth 10 kompanive të tjera nëse bëhet fjalë thjesht për një aktivitet të ligjshëm tregtar.

Read more:“Belinda po qeveris. Ku është SPAK? Duhet t’i japë përgjigje çështjes Balluku”/ Aulon Kalaja: Të krijohet aleanca e përbashkët kundër Ramës, kandidatë nga protesta dhe…

Ai e krahasoi situatën me atë të Gërdecit, duke thënë se edhe atëherë armët dhe municionet ripaketoheshin dhe se për këtë arsye, sipas tij, duhet parë me vëmendje mënyra se si kryhen këto transaksione.

Read more:Laboratori i heroinës në Has, arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli! I dënuar me 12 vite burg nga GJKKO

“Na vijnë nga Afrika dhe për t’i dërguar pastaj në vendet e konfliktit, dhe kjo jashtë rregullave të shtetit shqiptar, jashtë vëmendjes së NATO-s.
Po kjo, i hedh benzinë zjarrit dhe kjo e shton dyshimin, sepse në fund të fundit, atëherë po them kështu: ç’nevojë kishte për të bërë 10 kompani, në qoftë se ne thjesht do bëjmë, ta zëmë, se ne bëjmë tregti të ligjshme dhe nuk bëjmë trafik?
Pra marrim disa armë, i ripaketojmë, siç bëhej në kohën e Gërdecit, që edhe kjo ka dyshimet e veta. Ripaketimi bëhet për një arsye. Po ta zëmë se është tregti e ligjshme, atëherë pse nevoja e 10 kompanive të tjera për të bërë? Unë dyshoj që kjo është një skemë. Dyshoj gjithmonë që është një skemë, njësoj siç është përdorur në vitin e largët 2008, në kohën kur ndodhi tragjedia e Gërdecit, që MIEO, si kompani shtetërore e prodhimit dhe tregtimit të armëve, njëjtë siç ka ajo tani, lidhte marrëveshje të dyshimta me brokerë, me sekserë, me individë ose me kompani të huaja, vetëm për të ndryshuar artificialisht çmimin e fishekëve që shiste, që nxirrte nga magazinat shqiptare, ose për të bërë transaksione të dyshimta, që më pas u vërtetuan dhe njerëz janë dënuar për atë çështje, për trafikun e armëve fill pas Gërdecit.

Read more:AKU nis inspektimet në subjektet ushqimore pranë shkollave, fokus te higjiena dhe siguria e produkteve

Pra, dyshoj që e njëjta skemë po ndodh tani dhe jam legjitim në dyshimin tim unë, por edhe një pjesë e opinionit publik, por edhe faktorë të tjerë, sepse këtu kemi mungesë transparence dhe kjo nuk mund të fshihet pas, po themi, alibisë që këtu kemi të bëjmë me çështje të sigurisë dhe të mbrojtjes, për sa kohë ne ende as nuk prodhojmë dhe as, po themi, bëjmë asgjë në këtë pikë. Këtu bëhet fjalë thjesht për tregti.

Read more:Ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë, mbi 30 plumba drejt një makine në Mat! Gjendet i djegur automjeti i autorëve (VIDEO)

Nëse është trafik, trafik, ose tregti, këtu bën mirë, me sa di, që Prokuroria e Posaçme ka hapur një hetim dhe bën mirë t’i shkojë deri në fund të kësaj situate. Por minimalisht, minimalisht duhet një transparencë, në mos nga vetë Ron Yeffet për të thënë kush është, minimalisht nga qeveria për të thënë që, nëse ka zgjedhur këtë partner, këtë magjistar biznesi, ta zëmë se ky do t’i bëjë mirë Shqipërisë dhe është futur në sektorë të ndryshëm, që nga nafta, te infrastruktura rrugore, te gazi, te armët, ta zëmë se është një magjistar biznesi dhe do t’i bëjë mirë Shqipërisë ky, atëherë duhet, ka nevojë për transparencë dhe duhet thënë nga autoritetet shtetërore, qeveritare, konkretisht çfarë të mire i sjell qeverisë ky individ ose kompanitë që ka pas tij.

Read more:Pas eklipsit magjepsës të 12 gushtit, Spanja përgatitet për një tjetër spektakël në qiell! Më 28 gusht Hëna do të mbulohet pothuajse plotësisht

Për sa kohë nuk flitet dhe nuk ka transparencë, çdo akuzë e Arben Ahmetajt, qoftë kushdo personi që e bën këtë akuzë, sepse në fund të fundit ai ka vetë akuza për korrupsion, por ai është i brendshëm dhe i njeh mirë gjërat, tregon që këtu kemi të bëjmë me paligjshmëri dhe pastaj transparenca mund të kërkohet vetë.
Nuk dua të hyj në teknikalitete. Këto janë biseda që duhet parë konteksti, por i takon prokurorisë.
Pra, ne nuk, domethënë, duke qenë se ne kemi heshtje si nga qeveria, si nga Roni Yeffet, kjo është e dukshme tani që këtu ka të bëjë, domethënë po ndodh diçka që duhet të fshihet dhe po fshihet. Atëherë i takon qeverisë, më falni, i takon organeve të drejtësisë, i takon qeverisë të reagojë patjetër, i takon dhe qeverisë. Qeverinë e përjashtova, duke qenë se s’ka folur gjithë këto kohë, pra nuk as nuk ka tentuar të shfaqet, e përjashtova në një farë mënyre. Vetë akuzohen, pra edhe Roni, edhe qeveria.
Duke mos folur, vetë akuzohen. Atë që thashë në fillim të narrativës, por tani mbetet shpresa në një farë mënyre është vetë te drejtësia, e cila duhet të bëjë transparencën dhe duhet penalizuar.”, tha Murati.

Lexo edhe
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Tags: #Afrika #Aktivitet #Aktiviteti #Armë #Armët #Biseda #Biznesi #gazetari

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
Nga të njëjtat tag-e
  • Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide
  • Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve
  • Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 6 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Është mbyllur protesta e kësaj të diele në Tiranë, pas disa orësh tubim dhe qëndrimi në bulevardin “Dëshmorët…

• 16 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet

Gazetari Klodian Tomorri ka kritikuar paketën fiskale për vitin 2027 të propozuar nga kryeministri Edi Rama, duke i…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin