Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë, mbi 30 plumba drejt një makine në Mat! Gjendet i djegur automjeti i autorëve (VIDEO)
Kronikë

Ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë, mbi 30 plumba drejt një makine në Mat! Gjendet i djegur automjeti i autorëve (VIDEO)

• 13 Shtator, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një automjet është gjetur i djegur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në njësinë administrative Urak, në Bashkinë Mat.

Dyshohet se automjeti i përket autorëve që kanë qëlluar me armë zjarri ndaj një makine tjetër, ku mësohet se janë qëlluar mbi 30 plumba.

Për momentin nuk raportohet për persona të plagosur apo viktima.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.09.2026, rreth orës 23:10, në fshatin Urakë, Njësia Administrative Rukaj, Bashkia Mat, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetases S. Ll. (bashkëshortja e shtetasit A. Ll.), i parkuar në oborrin e banesës.

Read more:Aksident në Porto Palermo, përmbyset makina, plagosen 3 persona

Nga të shtënat janë shkaktuar dëmtime materiale vetëm në automjetin tip “Audi”.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim me DVP Dibër, ngritën pika kontrolli.

Ndërkohë, në vendngjarje shkoi grupi hetimor.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, rreth 2 kilometra larg nga vendi i ngjarjes, në aksin rrugor Rrëshen-Burrel, kanë konstatuar të djegur një automjet tip “Golf V”. Gjatë këqyrjes së automjetit, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri kallashnikov, të djegura pjesërisht, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Read more:Mat/ Zjarri del jashtë kontrollit në Madhesh, evakuohen dy familje, flakët rrezikojnë edhe dy stane bagëtish

Nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti tip “Golf”, i konstatuar i djegur, ishte shpallur në kërkim nga DVP Elbasan më datë 31.07.2025, pasi kishte bërë kallëzim pronari i tij, shtetasi K. R., banues në Përrenjas, se i kishin vjedhur këtë automjet.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në zonën ku mund të kenë lëvizur autorët e dyshuar dhe po bashkëpunohet me DVP Tiranë, Lezhë e Kukës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lajm në përditësim…

Lexo edhe
Kronikë

Shpërthim me tritol në qendër të Shkodrës, lënda plasëse e vendosur në oborrin e banesës së një 60-vjeçari (EMRI+VIDEO)

Kronikë

Vlorë/ Protestë kundër Muzeut Hebraik, përplasje me policinë! Rama sulmon deputetin e PD: Delenxhinjtë e Lesko pijanikut

Tags: #Armë #Audi #automjet #burrel #Diber #Elbasan #Golf #mat #Të shtëna me armë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shpërthim me tritol në qendër të Shkodrës, lënda plasëse e vendosur në oborrin e banesës së një 60-vjeçari (EMRI+VIDEO)
  • Vlorë/ Protestë kundër Muzeut Hebraik, përplasje me policinë! Rama sulmon deputetin e PD: Delenxhinjtë e Lesko pijanikut
  • Rruga e vjetër Poliçan-Skrapar e dëmtuar prej dy muajsh, asnjë ndërhyrje për riparimin (VIDEO)
  • Projektligj që mbron blerësit në pallatet e konfiskuara! Ndërtimet pa leje që konfiskohen dhe për strehim social
  • Protestë kundër muzeut hebraik në Vlorë, qytetarët përplasen me policinë: Cenon simbolikën historike të zonës dhe unitetin kombëtar
Nga të njëjtat tag-e
  • Ahmetaj publikoi përgjimet e Ron Yeffet/ Eugen Beci: SPAK duhet të verifikojë nëse ka të dhëna për trafik armësh nga qeveria
  • Reshjet e shiut në vend, rrugët në qytetin e Elbasanit nën ‘pushtetin’ e ujit! (VIDEO)
  • Reshjet e shiut në vend, rrugët në qytetin e Elbasanit nën ‘pushtetin’ e ujit! (VIDEO)
  • Lëvizte me pistoletë me vete, pranga 30 vjeçarit në Durrës! Nis hetimi edhe për një vajzë
  • Ishte duke riparuar një linjë elektrike dhe ra në kontakt me rrymën, ndërron jetë 32-vjeçari në Belsh
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 9 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 9 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 8 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 7 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Shpërthim me tritol në qendër të Shkodrës, lënda plasëse e vendosur në oborrin e banesës së një 60-vjeçari (EMRI+VIDEO)

Një shpërthim me lëndë plasëse (tritol) ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Burime…

• 18 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Vlorë/ Protestë kundër Muzeut Hebraik, përplasje me policinë! Rama sulmon deputetin e PD: Delenxhinjtë e Lesko pijanikut

Një grup qytetarësh protestuan në qendrën historike të Vlorës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik, i cili po ngrihet…

• 13 orë më parë • 7 min lexim
Kronikë

Rruga e vjetër Poliçan-Skrapar e dëmtuar prej dy muajsh, asnjë ndërhyrje për riparimin (VIDEO)

Rruga e vjetër nacionale Poliçan-Skrapar ka pësuar dëmtime të rënda si pasojë e shkarjeve të terrenit. Njëra anë…

• 13 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by