Kryetari i partisë Mundësia Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Minuta e parë në News24 komentoi skandalin e KAYO-s.
Shehaj thekson se Ron Yeffet e tha edhe vetë, se është në vendin tonë për të bërë punët e këqija të Ramës.
Sipas tij, godina e News24 u mbyll, që ta marrë kryeministri bashkë me ortakët.
“Nga skandali i KAYO-s shohim sesi keqpërdoret shteti në interes të një njeriu. Roni Yeffet thotë se është aty për punë të këqija. Tregon se është këtu për ta plaçkitur Shqipërinë. Këtu kuptohet qartë pse mbyllën News24 se godinën do ta marrë Rama me ortakët e tij. Ai ka shumë ortakë, që disa kapen dhe gjen ortakë të rinj. Edi Rama përdor pushtetin në interesin e tij.
Rama po shet Shqipërinë, e ka shitur. Shqipëria duhet të jetë e të gjithëve, është shumë e thjeshtë. Parlamenti i Shqipërisë drejtohet nga Edi Rama dhe nuk ka shans të kalojë hetimi për KAYO-n. Jam përjashtuar katër herë nga parlamenti. Pretendojnë se kam shkelur rregulloren, kur thjesht kam kritikuar Ramën. Janë një tufë të korruptuarish, që po vjedhin popullin më të varfër në Europë”, tha Shehaj.




