Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj në një intervistë për “Minuta e parë” në News24 me Ola Brukon komentoi hetimet e SPAK për çështjen e Ballukut.
Ai tha se shpreson që SPAK të bëjë një tjetër kërkesë për heqjen e imunitetit të saj, ndërsa dha dy opsione se si mund të shkojë situata; ose Balluku do të japë dorëheqjen, ose do ta mbrojë Rama.
“Shpresoj dhe uroj që SPAK të sjellë kërkesën tjetër për heqjen e imuniteti. Por nga ajo që shohim, këtu kemi të bëjmë me një përplasje të fortë mes ekzekutivit dhe drejtësisë. Vendimi i fundit për të ulur pagat për magjistratët, është përplasja më e fundit. Përplasja mes kësaj qeverie të korruptuar dhe drejtësisë, është thelluar sa më shumë është rritur korrupsioni. Kjo përplasje është shenjë e mirë, ko tregon se ka një pushtet të pavarur, ka punë për të bërë, por është në fillesë. Kjo tregon se po lind një drejtësi e pavarur, të cilës Edi Rama duhet t’i ulë rrogat dhe ta shantazhojë. Llafet ju kujtohen. Diktaturë. Nuk është e mundur që në Republikën e Shqipërisë të arrestosh dikë pa gjyq, ndaj janë shpifje. Kthesa e madhe në raport me drejtësinë, ka ardhur dhe kanë nxjerrë zbuluar Edi Ramën ditën kur u kërkua arrestimi i Belinda Ballukut. Deri aty Edi Rama s’ka kritikuar haptazi. Aty nxori fytyrën e vërtetë, se mbron dhe është me të korruptuarit. Hetimet për vilën e dytë i ka nxjerrë SPAK-u të dhënat. Urojmë të vijë kërkesa në Kuvend. Ajo që po del hapur është se falë luftës kundër drejtësisë, kuptohet se Rama mbron të korruptuarit. Kjo e tregon dhe nga protestat dhe skandalet që ju kanë dalë në 6 muajt e fundit. Këtyre iu ka dalë boja. Ministra dhe deputetë ndiqen këmba këmbës dhe sulmohen me vezë. Kjo po ndodh se kanë kuptuar dhe se duhet t’i largojnë.”, tha Shehaj.
Read more:Kumbaro: Forcim i rregullave për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkolla
Ndërkohë pyetjes nëse do të ketë mbrojtje politike Balluku, Shehaj iu përgjigj; “Se parashikoj se si do të sillet Rama por dy janë mundësitë; ose Balluku do tërhiqet vetë, pasi do ia kërkoj kreu i organizatës, ose do ta mbroj Rama. Unë se besoj se ai ka për ta lëshuar, por kjo nuk ndryshon asgjë. Rama mbetet një njeri i korruptuar. Nëse deri dje i lëshonte të korruptuarit, sot i mbron. Balluku vazhdon të jetë një nga njerëzit më të rëndësishëm në këtë qeveri. Ajo vazhdon të jetë zv.kryeministrja në hije e kësaj qeverie.”.




