Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Peleshi lexon deklaratën pro UÇK-së: Kuvendi i Shqipërisë beson në pafajësinë e çlirimtarëve të Kosovës
Politikë

Peleshi lexon deklaratën pro UÇK-së: Kuvendi i Shqipërisë beson në pafajësinë e çlirimtarëve të Kosovës

• 17 Shtator, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka lexuar në Kuvend deklaratën në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-pjesëtarëve të saj.

Në deklaratë, Kuvendi i Shqipërisë shpreh bindjen se lufta e UÇK-së ishte për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Peleshi deklaroi se Kuvendi qëndron kundër çdo përpjekjeje për të relativizuar krimet e regjimit të Slobodan Millosheviçit. Sipas deklaratës, e vërteta historike për luftën në Kosovë mbetet e palëkundur.

Kuvendi angazhohet gjithashtu për drejtësi për viktimat e luftës dhe zbardhjen e krimeve të kryera ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

Read more:“Balluku me vila të arreduara sipas modës, ju s’i hiqni imunitetin”/ “Mllefi i shqiptarëve ka ‘ilaç’ dorëheqjen tuaj”/ Redi Muçi: Urime Zegjine për look-un! Peleshi: Gjuhë seksiste

Në këtë kuadër, është kërkuar edhe koordinimi i veprimeve me Kuvendin e Kosovës dhe adresimi i shqetësimeve përmes rrugëve institucionale.

Kryetari i parlamentit Niko Peleshi: Kuvendi i Shqipërisë qëndron kundër përpjekjeve për të relativizuar krimet e Millosheviçit. E vërteta historike mbetet e palëkundur: UÇK luftoi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kuvendi i Shqipërisë beson në pafajësinë e krerëve të UÇK-së.

Kuvendi i Shqipërisë angazhohet që të kërkojë drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë, që të zbardhen krimet e luftës në Kosovë kundër popullit shqiptar, të koordinojmë veprimet me Kuvendin e Kosovës që të çojmë shqetësimet në rrugë institucionale.

Read more:“Festë në Serbi! U shqyrtuan dosjet e Beogradit”/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët, vendimi i Hagës nuk mund ta errësojë luftën e UÇK-së

DRAFT DEKLARATË E KUVENDIT TË SHQIPËRISË

Kuvendi i Shqipërisë shpreh indinjatën e thellë dhe mosdakordësinë e plotë me një vendim që e konsideron thellësisht të padrejtë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kuvendi i Shqipërisë rithekson një të vërtetë historike që nuk mund të relativizohet: lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Ishte lufta e një populli për t’i dhënë fund represionit, dhunës dhe përndjekjes dhe për të fituar të drejtën për të jetuar të lirë në vendin e vet. Ajo lindi si përgjigje ndaj represionit sistematik, dhunës, spastrimit etnik dhe genocidit të kryer nga regjimi i Slobodan Milosheviçit. Pa luftën dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pushtimit gjakatar serb, historia e çlirimit të Kosovës nuk mund të kuptohet. UÇK-ja ishte forcë vendimtare e rezistencës së popullit të Kosovës dhe e rrugës që çoi drejt çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së saj. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë të pandashëm nga kjo histori, nga lufta për çlirim dhe nga rrugëtimi i Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë së saj.

Read more:Dënimi i drejtuesve të UÇK-së në Hagë, Gazment Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Duhet reagim i përbashkët! Kosova nuk ka nevoje që ne të bëjmë politikë

Një aktgjykim nuk mund të rishkruajë historinë e një populli. Nuk mund të zhbëjë karakterin çlirimtar të luftës së Kosovës apo të barazojë agresorin me viktimën. Nuk mund të zhbëjë sakrificën e UÇK-së.

Kuvendi shpreh shqetësimin e thellë për standardet e dyfishta në trajtimin e së kaluarës së përgjakshme të rajonit. Nderimet publike dhe shtetërore që u rezervohen personave të dënuar për krime lufte, si edhe glorifikimi i figurave të lidhura me gjenocidin dhe spastrimin etnik, përfshirë Ratko Mladiçin, cenojnë kujtesën e viktimave, pengojnë pajtimin dhe bien ndesh me vlerat europiane.

Kuvendi qëndron kundër çdo përpjekjeje të Serbisë dhe Rusisë për ta instrumentalizuar politikisht këtë proces, për të relativizuar krimet e regjimit të Miloševićit dhe për të delegjitimuar luftën çlirimtare, pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës.

Read more:Pas thirrjeve për lirimin e protestuesve të ndaluar te Blloku i Sigurisë, qytetarët marshojnë drejt bustit të Adem Jasharit në mbështetje të Çlirimtarëve: Liria ka emër

Kuvendi i Shqipërisë qëndron në solidaritet të plotë me Kosovën, popullin dhe institucionet e saj, si dhe pranë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe familjeve të tyre.

E palëkundur mbetet bindja jonë në pafajësinë e tyre dhe po aq e palëkundur mbetet e vërteta historike: UÇK-ja luftoi për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.

Ky aktgjykim nuk është fjala e fundit. Kuvendi pret që të gjitha mjetet juridike dhe shkallët e mëtejshme të procesit të ndiqen deri në fund, duke garantuar respektimin e plotë të standardeve të procesit të rregullt ligjor.

Read more:Vendimi i Hagës për krerët e UÇK-së/ Elisa Spiropali: Po dënohet lufta çlirimtare, Kuvendi i Shqipërisë e Kosovës të miratojnë rezolutë të përbashkët

Kuvendi i Shqipërisë angazhohet që:

Në të gjitha forumet ndërkombëtare të denoncojë krimet e regjimit serb të Slobodan Milosheviçit në Kosovë, përfshirë aktet gjenocidale, krimet e luftës dhe dhunën seksuale gjatë luftës; të kërkojë drejtësi për viktimat dhe të dënojë mungesën e angazhimit të autoriteteve serbe për zbardhjen e këtyre krimeve, vendosjen e përgjegjësisë dhe garantimin e drejtësisë për viktimat.

Të koordinojë veprimet me Kuvendin e Kosovës, dhe i bën thirrje të dyja Qeverive tona që gjithashtu të koordinojnë veprimet, me qëllim korrigjimin e kësaj padrejtësie në rrugë institucionale.

Lexo edhe
Politikë

“News24 u nxor përdhunshëm nga godina”, Gjekmarkaj denoncon në Kuvend: Aty duhet të ishte KAYO, që të grabisë Ron Yeffet

Politikë

“Historia nuk lexohet me porositë e Ramës!”/ Gjekmarkaj: Sali Berisha mbrojti kufijtë kombëtarë, nuk bëri kompromis për çështjen e territoreve

Tags: #Hashim thaçi #institucionet #Jakup krasniqi #Kadri veseli #kosove #Krime lufte #kuvend #Lufta e uçk-së

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “News24 u nxor përdhunshëm nga godina”, Gjekmarkaj denoncon në Kuvend: Aty duhet të ishte KAYO, që të grabisë Ron Yeffet
  • “Historia nuk lexohet me porositë e Ramës!”/ Gjekmarkaj: Sali Berisha mbrojti kufijtë kombëtarë, nuk bëri kompromis për çështjen e territoreve
  • “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend
  • Këlliçi akuza të forta nga foltorja e Kuvendit: Rama, Ron Yeffet dhe “Ermal Raketa” të përfshirë kokë e këmbë në trafikun ndërkombëtar të armëve
  • A do të kërkojë SPAK arrestimin e saj? “Balluku tërhiqet vetë, ose…”, Shehaj: Rama më parë u thoshte “ke fituar shumë”, por Belindën s’e lëshon
Nga të njëjtat tag-e
  • “News24 u nxor përdhunshëm nga godina”, Gjekmarkaj denoncon në Kuvend: Aty duhet të ishte KAYO, që të grabisë Ron Yeffet
  • “Historia nuk lexohet me porositë e Ramës!”/ Gjekmarkaj: Sali Berisha mbrojti kufijtë kombëtarë, nuk bëri kompromis për çështjen e territoreve
  • “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend
  • Këlliçi akuza të forta nga foltorja e Kuvendit: Rama, Ron Yeffet dhe “Ermal Raketa” të përfshirë kokë e këmbë në trafikun ndërkombëtar të armëve
  • A do të kërkojë SPAK arrestimin e saj? “Balluku tërhiqet vetë, ose…”, Shehaj: Rama më parë u thoshte “ke fituar shumë”, por Belindën s’e lëshon
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 11 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh! 9 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! 2 në pranga dhe 1 në kërkim 8 lexime · 7 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Po na vdesin të afërmit! Keni turp dhe fytyrë?” Protestuesi: Balluku të arrestohet, ku shkuan milionat e Llogarasë? 7 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“News24 u nxor përdhunshëm nga godina”, Gjekmarkaj denoncon në Kuvend: Aty duhet të ishte KAYO, që të grabisë Ron Yeffet

Nënkryetari i parlamentit Agron Gjekmarkaj, në fjalën e tij në Kuvend foli për skandalin e KAYO-s. Ai u…

• 59 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Historia nuk lexohet me porositë e Ramës!”/ Gjekmarkaj: Sali Berisha mbrojti kufijtë kombëtarë, nuk bëri kompromis për çështjen e territoreve

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i është përgjigjur me tone të ashpra në Kuvend deklaratave të Taulant…

• 59 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

“Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend

Kreu i partisë ‘Mundësia’ Agron Shehaj ka komentuar në Minuta e parë në News24 deklaratën e Taulant Ballës…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by