Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Dënimi i drejtuesve të UÇK-së në Hagë, Gazment Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Duhet reagim i përbashkët! Kosova nuk ka nevoje që ne të bëjmë politikë
Politikë

Dënimi i drejtuesve të UÇK-së në Hagë, Gazment Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Duhet reagim i përbashkët! Kosova nuk ka nevoje që ne të bëjmë politikë

• 17 Shtator, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dënimi i katër ish-drejtuesve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë është diskutuar edhe në Konferencën e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, u dënuan me një total prej 81 vitesh burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë të mbajë një qëndrim të përbashkët lidhur me vendimin e Hagës.

Bardhi tha se në Komisionin për Politikën e Jashtme është diskutuar më herët për një draft-deklaratë të përbashkët, duke propozuar që kjo çështje të diskutohet edhe në Konferencën e Kryetarëve.

Read more:Konjufca: Rrëzimi i aktakuzës së Speciales do të ishte fitore për Kosovën

“Për çështjet e brendshme kemi shumë ndasi, por nuk ka asnjë arsye të kemi ndasi për çështjen e Kosovës. Unë propozoj ta diskutojmë këtu këtë qëndrim dhe ju, zoti Kryetar i Kuvendit, në emër të Kuvendit, të mbani një qëndrim zyrtar dhe të përbashkët”, tha Bardhi.

Sipas tij, deri tani nuk ka pasur një qëndrim zyrtar nga qeveria apo Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale.

“Nuk ka pasur një qëndrim zyrtar të qeverisë, nuk ka pasur një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme. Këtë nuk e di pse! Por kjo nuk na pengon që ne të kemi një qëndrim të përbashkët të të gjitha forcave politike për çështjen e Kosovës”, u shpreh ai.

Read more:“Ditë e trishtuar për shqiptarët”, Meta për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Kosova bëri luftë të shkëlqyer për çlirim

Bardhi theksoi se çështja e Kosovës duhet të trajtohet jashtë ndasive të politikës së brendshme shqiptare, duke shtuar: “Kosova nuk ka nevojë që ne të bëjmë politikë”.

Ditën e djeshme pas shpalljes së vendimit, Bardhi e kishte cilësuar atë si “të pabesueshëm” dhe “të papranueshëm”, duke e përshkruar si një ditë të rëndë për kombin shqiptar.

Lexo edhe
Politikë

“Minj, insekte, lagështirë dhe kushte skandaloze”/ Korreshi ndan pamjet tronditëse nga stacioni zjarrfikës në Lushnje, punonjësi denoncon: Nuk po na japin as rrogat

Politikë

Rama pas miratimit të ligjit për pagat e magjistratëve thirrje krerëve të institucioneve të drejtësisë: Të ulemi në një tryezë pune për një zgjidhje afatgjatë

Tags: #Dhomat e specializuara #Dhomat e specializuara të kosovës #gazment bardhi #Gjykata #Gjykata speciale #Hagë #Hashim thaçi #Jakup krasniqi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Minj, insekte, lagështirë dhe kushte skandaloze”/ Korreshi ndan pamjet tronditëse nga stacioni zjarrfikës në Lushnje, punonjësi denoncon: Nuk po na japin as rrogat
  • Rama pas miratimit të ligjit për pagat e magjistratëve thirrje krerëve të institucioneve të drejtësisë: Të ulemi në një tryezë pune për një zgjidhje afatgjatë
  • Me dorën mbi Kushtetutë, betohet te Presidenti Begaj ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo
  • Begaj dekretoi brenda pak orësh ligjin për pagat e magjistratëve, Bardhi: Asnjë surprizë nga roja e godinës së Parlamentit!
  • “Situatë alarmante me koncesionet”/ Grupi Parlamentar i PD-së propozon paketë ligjore që të gjurmojë fondet publike
Nga të njëjtat tag-e
  • Në kërkim për vrasje mbetur në tentativë dhe shitje të narkotikëve, pranga 2 shqiptarëve në Itali! Pritet ekstradimi (VIDEO)
  • Bardhi “shpërthen” në akuza ndaj Ramës: Ka projektuar një shtet privat. Po hakmerret ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, s’e i kanë trokitur te dera për Belindën!
  • Përplasja për pagat e drejtësisë/ Kuvendi miraton propozimin e PS për rritje me 2%. Gjyqtarët dhe prokurorët kundër
  • Përplasja për pagat e drejtësisë/ Parlamenti miraton propozimin e PS, rrogat e magjistratëve rriten 2%. Gjyqtarët dhe prokurorët kundër
  • “Një puç kushtetues”/ Bardhi për pagat e magjistratëve: Po sfidoni Kushtetutën, vota jonë do të jetë kundër
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! 2 në pranga dhe 1 në kërkim 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 12 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh! 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Fier/ Transportonte 4 lingota dhe 9 monedha floriri kontrabandë, në pranga 30-vjeçari! I sekuestrohet edhe një ‘Porsche Cayenne’ (EMRI+VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Po na vdesin të afërmit! Keni turp dhe fytyrë?” Protestuesi: Balluku të arrestohet, ku shkuan milionat e Llogarasë? 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend 7 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Minj, insekte, lagështirë dhe kushte skandaloze”/ Korreshi ndan pamjet tronditëse nga stacioni zjarrfikës në Lushnje, punonjësi denoncon: Nuk po na japin as rrogat

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, ka ndarë pamje nga reparti zjarrfikës i Lushnjes, pamje të cilat janë…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Rama pas miratimit të ligjit për pagat e magjistratëve thirrje krerëve të institucioneve të drejtësisë: Të ulemi në një tryezë pune për një zgjidhje afatgjatë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatin mbi pagat e magjistratëve, duke i bërë thirrje drejtuesve të institucioneve…

• 1 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

Me dorën mbi Kushtetutë, betohet te Presidenti Begaj ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo

Me dorën mbi Kushtetutë, betohet te Presidenti Begaj ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo. Read more: Presidenti…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by