Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Begaj dekretoi brenda pak orësh ligjin për pagat e magjistratëve, Bardhi: Asnjë surprizë nga roja e godinës së Parlamentit!
Politikë

Begaj dekretoi brenda pak orësh ligjin për pagat e magjistratëve, Bardhi: Asnjë surprizë nga roja e godinës së Parlamentit!

• 18 Shtator, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas dekretimit të ligjit për pagat e magjistratëve, që u votua mbrëmjen e djehsme në Kuvend.

Në një postim në rrjetet sociale,Bardhi shprehet se diccka e tillë nuk vjen aspak si surprizë, ndërsa

REAGIMI:
Asnjë surprizë nga roja e godinës së Parlamentit, Bajram Begaj!
Brenda 24 orëve, pa ushtruar në mënyrë të dukshme rolin e tij kushtetues si garant i Kushtetutës dhe si faktor ekuilibrues institucional, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shpalljen e ligjit për statusin e magjistratëve.

Çështja nuk është thjesht te pagat e magjistratëve. Bëhet fjalë për një ligj që prek drejtpërdrejt arkitekturën kushtetuese të shtetit, pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe raportin ndërmjet pushteteve, veçanërisht rolin e Gjykatës Kushtetuese në garantimin e funksionimit kushtetues të institucioneve.
Kushtetuta e ka konceptuar Presidentin e Republikës si një figurë mbi palët, me një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrit institucional dhe në përballimin e krizave kushtetuese. Pikërisht për këtë arsye, në momente të përplasjeve ndërmjet institucioneve, qytetarët presin nga Presidenti qëndrime të qarta dhe ushtrimin e plotë të kompetencave që i jep Kushtetuta.

Injorimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi, nëse konstatohet, nuk mund të reduktohet në një debat teknik mbi pagat e gjyqtarëve. Po aq serioze është edhe situata e krijuar nga vonesat në trajtimin e tyre financiar. Këto çështje kërkojnë zgjidhje në përputhje me Kushtetutën, jo një përshkallëzim të konfliktit ndërinstitucional.
Në këtë situatë, dekretimi i ligjit pa një qëndrim publik të Presidentit mbi përplasjen institucionale dhe mbi zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si po ushtrohet roli i tij kushtetues. Kushtetuta i ka dhënë një rol shumë më të rëndësishëm: të jetë mbi palët dhe të garantojë funksionimin kushtetues të shtetit.

Për fat të keq, Presidenti i Republikës nuk perceptohet më si arbitër dhe garant i ekuilibrit kushtetues, por si një institucion që thjesht formalizon vendimmarrjen e mazhorancës.
Institucioni i Presidentit nuk është Drejtor Thesari dhe as roje e godinës së Kuvendit. Bajram Begaj po.

Lexo edhe
Politikë

“12 ditë heshtje për mikun izraelit!”/ Këlliçi akuza ndaj Ramës për përgjimin e Ahmetajt: Ron Yeffet po kontrollon ministritë e tenderat, po bllokohet hetimi për Aeroportin e Vlorës

Politikë

“Ka momente kur drama personale bëhet e vogël para çështjes kombëtare”, Veliaj për vendimin e Hagës: Do propozoj që Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi të shpallen qytetarë nderi të Tiranës

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “12 ditë heshtje për mikun izraelit!”/ Këlliçi akuza ndaj Ramës për përgjimin e Ahmetajt: Ron Yeffet po kontrollon ministritë e tenderat, po bllokohet hetimi për Aeroportin e Vlorës
  • “Ka momente kur drama personale bëhet e vogël para çështjes kombëtare”, Veliaj për vendimin e Hagës: Do propozoj që Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi të shpallen qytetarë nderi të Tiranës
  • “Apartamente, vila, makina, jahte, prona, euro, lekë dhe…”/ Ish-deputeti Halit Valteri ‘godet’ Ballukun: Duhet t’i vendosim kufi kësaj kuçedre që ha burra dhe po përpin pushtetin
  • “Mbështetje të plotë nga SHBA”/ Berisha: Lufta kundër narkoshtetit dhe trafiqeve, në fokus të takimeve tona
  • “E kanë në dorë kryeministrin”/ Berisha: Balluku, Agasi e Beqiri janë “padronët në krim”. Çfarë i tha Lubia në takim Ramës kur SPAK kërkoi arrestimin e saj
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen (VIDEO) 19 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur! Arrestohen 3 autorët e dyshuar, VIDEO e sulmit me thikë brenda berberhanes 18 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 16 lexime · 2 orë më parë
  4. 04
    Politikë “SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen! 8 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Përplasja për pagat e drejtësisë/ Parlamenti miraton propozimin e PS, rrogat e magjistratëve rriten 2%. Gjyqtarët dhe prokurorët kundër 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “SPAK bëj gati prangat!”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jepe dorëheqjen! 7 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“12 ditë heshtje për mikun izraelit!”/ Këlliçi akuza ndaj Ramës për përgjimin e Ahmetajt: Ron Yeffet po kontrollon ministritë e tenderat, po bllokohet hetimi për Aeroportin e Vlorës

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar publikisht heshtjen 12-ditore të kryeministrit Edi Rama pas publikimit të…

• 15 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

“Ka momente kur drama personale bëhet e vogël para çështjes kombëtare”, Veliaj për vendimin e Hagës: Do propozoj që Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi të shpallen qytetarë nderi të Tiranës

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka propozuar shpalljen “Qytetarë Nderi” të Tiranës për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe…

• 45 minuta më parë • 6 min lexim
Politikë

“Apartamente, vila, makina, jahte, prona, euro, lekë dhe…”/ Ish-deputeti Halit Valteri ‘godet’ Ballukun: Duhet t’i vendosim kufi kësaj kuçedre që ha burra dhe po përpin pushtetin

Ish-deputeti socialist, Halit Valteri ka reaguar me një postim të gjatë në rrjetet sociale, këtë herë përmes një…

• 2 orë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by