Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “12 ditë heshtje për mikun izraelit!”/ Këlliçi akuza ndaj Ramës për përgjimin e Ahmetajt: Ron Yeffet po kontrollon ministritë e tenderat, po bllokohet hetimi për Aeroportin e Vlorës
Politikë

“12 ditë heshtje për mikun izraelit!”/ Këlliçi akuza ndaj Ramës për përgjimin e Ahmetajt: Ron Yeffet po kontrollon ministritë e tenderat, po bllokohet hetimi për Aeroportin e Vlorës

• 19 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar publikisht heshtjen 12-ditore të kryeministrit Edi Rama pas publikimit të audiopërgjimeve nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ku shtetasi izraelit Ron Yeffet prezantohet si koordinator i linjave korruptive të pushtetit.

Sipas Këlliçit, përgjimet zbardhin një skamje të re inkriminimi ku përfshihen biseda për trafik ndërkombëtar armësh, kontroll mbi tenderat publikë dhe diktim i vendimmarrjes mbi disa ministra të kabinetit qeveritar.

Read more:Revolta nuk ndalet/ Protesta e 111-të kundër Ramës! Qytetarët marshojnë në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Ramës: Arrestoni Ballukun

Këlliçi nëvizoi se refuzimi i mazhorancës për të lejuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar vjen nga frika e zbardhjes së rrjetit të sekserëve që menaxhojnë fondet dhe projektet strategjike të vendit:

“Edi Rama vijon të heshtë 12 ditë pasi u publikua audiopërgjimi nga Arben Ahmetaj ku miku i tij i ngushtë, Ron Yeffet, flet për trafik ndërkombëtar armësh dhe prezantohet si koordinator i punëve të pisëta dhe padron i disa ministrave. Edhe pse ka reaguar duke ndaluar hetimin parlamentar që kërkoi Partia Demokratike, Edi Rama mendon se nuk i detyrohet asnjë sqarim publikut… Hetimi parlamentar do të nxirrte në pah mekanizmin korruptiv e kriminal që ka ngritur Edi Rama me koordinatorët e tij për punët e pisëta, që janë disa: në një sektor Gysi, në disa ministri Roni, dhe së shpejti po vjen edhe Sanieli, që do të jetë koordinatori i shëndetësisë.”

Read more:“E kanë në dorë kryeministrin”/ Berisha: Balluku, Agasi e Beqiri janë “padronët në krim”. Çfarë i tha Lubia në takim Ramës kur SPAK kërkoi arrestimin e saj

Gjatë deklaratës së tij, zyrtari i opozitës u ndal te komunikimet e Yeffet me biznesmenë të huaj, ku ai shmangte procedurat ligjore shtetërore duke shfrytëzuar stafin e Kryeministrisë, si dhe te arsyet pse ekzekutivi po refuzon të distancohet prej tij:

Read more:Gjekmarkaj në Konferencën e Kryetarëve: Përgjimet e Ronit ngrenë pikëpyetje serioze për sigurinë kombëtare

“Mjafton të kujtojmë disa nga qëndrimet e mikut izraelit të Edi Ramës për të kuptuar se çfarë qeverisje kemi. Ai u thotë partnerëve ukrainas se është caktuar nga Kryeministri për të kryer punët e pisëta. U thotë se në dispozicion është ndihmësi i Kryeministrit, Ermal Rraketa, kur punonte në Kryeministri pa u bërë ministër. U thotë se këtu tek ne të mos shqetësohen se nuk ka tendera, bën ai si të dojë me procedurat. U thotë që të mos dërgojnë shkresa zyrtare nëpër ministri, pasi përgjigjet ai. Të gjitha këto janë konfirmuar tanimë edhe nga kompania ukrainase, e cila me anë të avokatit të saj ka pranuar se këto biseda janë bërë, por është distancuar nga Ron Yeffet duke deklaruar se nuk kanë më lidhje me këtë spekullant. Vetëm Edi Rama ende nuk është gati ta bëjë një hap të tillë. Pse? Se ka ende punë për të bërë. Është Aeroporti i Vlorës në lojë.”

Lexo edhe
Politikë

Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale

Politikë

Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar

Tags: #Aeroporti #arben ahmetaj #Biseda #Edi Rama #jetë #Kompania #Partia Demokratike #rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale
  • Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar
  • 15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO)
  • “Polici e krimit!”/ Po protestonin paqësisht, efektivët nisin shoqërimin e qytetarëve (VIDEO)
  • “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”, Marjana Koçeku kritikon Ramën: Sa ma parë dorëheqje, aq ma mirë!
Nga të njëjtat tag-e
  • Protestë te Kuvendi e Ministria e Arsimit, mblidhen pak njerëz! Tensione para Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit në trotuar (VIDEO)
  • ‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike
  • Kadastra pajis me dokument pronësie 326 kulla në veri, Goxhobelli: Kemi ende në proces 371 të tjera, pronësia ligjore hap rrugën për rijetëzim
  • Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO)
  • Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO) 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji ‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestë te Kuvendi e Ministria e Arsimit, mblidhen pak njerëz! Tensione para Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit në trotuar (VIDEO) 3 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Politikë Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale 3 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Pagat rriten nga mungesa e stafit, Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës, bizneset rrisin pagat 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Reshje të forta në veri, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron përmbytje në Shkodër, Kukës e Lezhë! Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë e Durrës 1 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale

Kuvendi, pak pas mesnate, miratoi në parim me 80 vota projektbuxhetin për vitin 2027, i cili synon rritje…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar

Numri i koshereve të bletëve në Shqipëri po rritet, por prodhimi i mjaltit nuk po ndjek të njëjtin…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO)

Një dënim tepër i rëndë prej 5 mln lekësh gjobë është vendosur ndaj një djali 15 vjeç, vetëm…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin