Një tjetër rast i basteve sportive të paligjshme është zbuluar në Tiranë, këtë herë në zonën e Kombinatit, ku aktiviteti zhvillohej përmes celularit brenda një lokali. Policia e Tiranës goditi edhe këtë rast në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”, duke vënë në pranga një 24-vjeçar që përdorte ambientin për këtë aktivitet
Bëhet fjalë për personin me inicialet Xh. Xh., i cili u kap në flagrancë. Sipas burimeve policore, gjatë kontrollit në celularin e tij u zbuluan faqe aktive për vendosje bastesh sportive.
Read more (Policia):Kryeministri spanjoll ofroi status ligjor për 500,000 persona për të qëndruar, emigrantët ngjiten mureve të ambasadës për të anashkaluar radhët për dokumente
Telefoni u sekuestrua si provë, ndërsa ndaj të riut kanë nisur procedurat penale. Aksioni kundër lojërave të fatit vijon në gjithë qarkun e Tiranës, ndërsa policia paralajmëron kontrolle të tjera në terren.
Read more (Telefoni):Shtyhet gjyqi, Monika Kryemadhi: Ngritën akuzë me tre mesazhe të miat, do kërkoj të dëshmojë edhe Rama
Njoftimi i plotë i policisë
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të përshtatjes së këtyre ambienteve, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, konstatuan se në një lokal në zonën “Kombinati”, viheshin baste sportive, me celular. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi që kishte në përdorim ambientin, Xh. Xh., 24 vjeç. Nga verifikimet në celularin e tij, u konstatuan faqe aktive, për vënie të basteve sportive. Kontrollet kundër kësaj veprimtarie, vijojnë në të gjithë territorin e qarkut. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”





