Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ​Mbi 77 milionë euro për transformimin e bujqësisë, Muja: Bujqit kanë nevojë për mbështetje
Aktualitet

​Mbi 77 milionë euro për transformimin e bujqësisë, Muja: Bujqit kanë nevojë për mbështetje

• 30 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka ndarë 77 milionë euro për bujqit në Kosovë në kuadër të ndarjeve buxhetore për sektorin e bujqësisë për vitin 2026.

Ministri i këtij dikasteri, Armend Muja tha se me këtë buxhet prej 77 milionë eurosh përfshihen edhe subjektet që merren me përpunim bujqësor, fermat, fermerët dhe masat për stabilizimin e tregut.

Muja në një konferencë për media bëri të ditur edhe arkitekturën e re të mbështetjes për bujqësi, e cila sipas tij, përfshin tri shtylla themelore.

“Arkitektura e re e mbështetjes për bujqësi përfshin tri shtylla themelore: Programi për pagesat direkte në vlerë prej 59 milionë euro. Programi për zhvillimin rural në vlerë prej 10 milionë euro. Programi i masave të stabilizimit të tregut në vlerë prej 8 milionë euro”, tha Muja.

Read more (Ministria e bujqësisë):1500 euro kostoja e një stende, fermerët braktisin Panairin e Bujqësisë në Lushnje! Dominojnë përpunuesit e vajit dhe bulmetit

Ministri Muja dha detaje edhe për shtyllat e pagesave direkte.

Fillimisht, tek shtylla e pagesave direkte, rreth 20 milionë euro do t’i dedikohen sipërfaqeve të punuara. Pra, 34 milionë euro do t’i dedikohen lidhjes me prodhim — pra janë skemat të lidhura me prodhim. Jo vetëm sipërfaqet e punuara, por e rëndësishme dhe e veçantë kësaj here është që skemat do të lidhen drejtpërdrejt me prodhimin për të promovuar performancë. Po ashtu është mbështetja e rishpërndarjes. Për herë të parë, fermat e vogla dhe të mesme do të marrin një mbështetje më të madhe, sikurse edhe skema e re për bujqit që futen për herë të parë në skemat që ne i administrojmë”, shtoi ai.

Më tej Muja theksoi se kanë themeluar edhe një skemë të re të quajtur “eko-skema”, e cila mbështet bujqësinë organike dhe të gjitha praktikat që i ndihmojnë bujqit për të avancuar mbrojtjen e mjedisit.

Read more (Bujqit):Debat në Skenderaj pas mbylljes së një biznesi, VV akuzon – Inspektorati mohon motivin politik

Muja bëri të ditur po ashtu se në kuadër të programit për zhvillim rural kësaj here janë alokuar 10 milionë euro, derisa përqëndrimi kryesor është tek hortikultura dhe hortikultura intensive. Kështu sipas tij, pa mbështetje nuk do të jetë as sektori i pemëtarisë ku do të inkurajohet mbjellja dhe kultivimi i pemëve.

Në këtë mes do të mbështetet edhe prodhimi i qumështit, i mishit në ferma, i drithërave dhe sektori i vreshtarisë.

Ministri potencoi se bujqit kanë nevojë për mbështetje për përpunimin e prodhimeve bazë dhe të përgatiten për eksport.

Read more (Armend muja):​Kurti pas përurimit të zyrës së MBPZHR në veri: Diskriminimit i ka ardhur fundi

“Bujqit tanë kanë nevojë që të mbështeten që t’i përpunojnë prodhimet bazë dhe në të ardhmen po ashtu të përgatiten për eksport. Për këtë arsye kemi thirrë masa të reja për të mbështetur këtë rritje me standardet më të larta, që është e rëndësishme, të mbështesim përpunimin e pemëve dhe perimeve dhe po ashtu edhe produktet e tjera shtazore“, përfundoi Muja.

Ministri i Bujqësisë u shpreh se asnjëherë më parë nuk është ndarë më shumë buxhet në mbështetje të bujqve se sa kësaj radhe. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Armend muja #Bujqësia #Bujqit #Eksport #fermerët #kosove #Ministria e bujqësisë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Qatip Doda, agronomi që u bë fermer: Si ‘e zbulova’ mjedrën, frutin ftimprurës me kërkesë të lartë në treg! Shitet deri në 800 lek/kg
  • Trafik i rënduar në Durrës, automjetet krijojnë radhë të gjata! Fluks udhëtarësh në pikat kufitare Morinë e Qafë Botë
  • Trafik i rënduar në Durrës, automjetet krijojnë radhë të gjata! Fluks udhëtarësh në pikat kufitare Morinë e Qafë Botë
  • Transportonin armë zjarri nga Kosova, 2 në pranga në Maminas! Sekuestrohen 3 pistoleta
  • “Më mirë Konjufca se një president pensionist”/ Paralajmëron Çollaku: Kosova po rrëshqet drejt absurdit, rrezikohet konflikti civil. Apokaliptike nëse shkohet sërish në zgjedhje
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO) 49 lexime · 7 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat 18 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama shumë shpejt do të përfundojë në Reç”/ I moshuari: Ka vdekur politikisht dhe moralisht. Duhet ta largojmë këtë bandë kriminale 17 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO) 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “‘Besa’ e të pabesit është false”, Berisha publikon mesazhin: Dokumenti i Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale 10 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Pankarta, flamuj kombëtarë dhe thirrje antisistem/ Diaspora vijon marshimin drejt Kryeministrisë, ironi me deputetët socialistë, thirrje Ramës të japë dorëheqjen 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by