Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Përkujtohet dëshmori Hazir Berisha në 27-vjetorin e rënies: Shembull i urtësisë dhe i sakrificës për liri
Aktualitet

Përkujtohet dëshmori Hazir Berisha në 27-vjetorin e rënies: Shembull i urtësisë dhe i sakrificës për liri

• 30 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në 27-vjetorin e rënies, sot është përkujtuar dëshmori Hazir Berisha, duke u vlerësuar si një nga figurat që mishëroi urtësinë, guximin dhe përkushtimin në luftën për lirinë e Kosovës.

Hazir Berisha rridhte nga një familje atdhetarësh, e njohur për qëndresë ndër breza kundër okupimit serb. Idealet e lirisë, sipas rrëfimeve të bashkëkohësve, i kishte përqafuar që në moshë të re dhe i shërbeu atdheut deri në rënien e tij.

I njohur si gjuetar i mirë dhe i apasionuar pas shenjës, Berisha ishte i lidhur ngushtë me armën, gjë që, sipas bashkëluftëtarëve, e bëri të përgatitur për kohën kur u shfaq publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës, veçanërisht pas betejës së Qirezit të 28 shkurtit 1998, kur ai shprehu gatishmërinë të angazhohej në shërbim të vendit.

Më 14 maj 1998, në kohën kur forcat serbe morën nën kontroll Ferronikelin dhe u pozicionuan aty, Berisha u përfshi në mobilizimin për patrullim dhe monitorim të situatës në terren.

Read more (Familje):Mero Baze: Kur debatoni për drejtësinë, mos kini parasysh politikanët, por qytetarët e thjeshtë

Më 21 shtator, forcat serbe kishin nisur depërtimin në relacionin Komoran–Gllogoc–Skënderaj, ndërsa më 22 shtator filluan ofensivën në drejtim të fshatrave Çikatovë, Gllanasellë dhe Dobrashec.

Gjatë kësaj ofensive, Hazir Berisha, i pajisur me snajper të tipit PKT, ishte pozicionuar në pjesën e Gradinës, së bashku me komandantin Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Lladrovcin. Në këtë krah luftonin edhe Fatime Hetemi, Muhamet Llugani, Shefqet Morina, Rashit Lladrovci dhe të tjerë.

Në luftimet e asaj dite që zgjatën më shumë se gjashtë orë, Hazir Berisha ishte plagosur, dhe me plagë në trup kishte vazhduar patrembur deri në momentet e fundit të betejës.

Read more (Babai):Zhduket 28-vjeçari në Durrës, prej 10 ditësh nuk ka asnjë kontakt me familjen

Pas ofensivës së 22 shtatorit, ai u rikuperua dhe vazhdoi angazhimin në beteja të tjera, përfshirë edhe betejën e Hadës.

Më 30 prill 1999, Hazir Berisha, së bashku me bashkëluftëtarin Shaban Berisha dhe Elhami Hajdari, mori pjesë në luftimet në fshatin Vërbovc, kundër forcave paramilitare serbe.

Sipas dëshmive të qytetarëve që atë ditë ndodheshin në malet e Vërbovcit, rezistenca frontale e Hazir Berishës dhe e dy bashkëluftëtarëve të tij Shabanin dhe Elhamin ndihmoi në hapjen e kordonit të krijuar nga ushtria serbe, duke u mundësuar të tjerëve të çajnë rrethimin dhe të kalojnë në fshatin Gllanasellë.

Read more (Telegrafi):Ndalohet qarkullimi i veturave drejt  parkut të Gërmisë më 1 Maj

Me luftën e fundit kundër Serbisë, Hazir Berisha vazhdoi deri në fund idealet atdhetare të familjes së tij, të trashëguara nga babai Brahim Luta, i cili ishte komandant i Divizionit të II-të të Ibrit dhe bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës e Mehmet Gradicës, si dhe nga babëgjyshi Lutë Gllanasella, i njohur si bashkëluftëtar i Azem Bejtës dhe udhëheqës i Çetës së Kaçakëve, e njohur si “Çeta e Lutë Gllanasellës”.

Në përkujtim të 27-vjetorit të rënies, familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë e nderuan figurën e Hazir Berishës, duke ritheksuar se emri i tij mbetet i gdhendur në historinë e sakrificës për liri./Telegrafi.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Babai #Brigada 114 fehmi lladrovci #Drenica #Familje #Gllanasella #Hazir berisha #Lufta e uçk-së

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë! Mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra në luftë, mbi një dekadë u kujdes për jetimët në ‘Al-Hol’ (VIDEO)
  • Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë! Mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra në luftë, mbi një dekadë u kujdes për jetimët në ‘Al-Hol’ (VIDEO)
  • Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë! Mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra në luftë, mbi një dekadë u kujdes për jetimët në ‘Al-Hol’ (VIDEO)
  • Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë! Mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra në luftë, mbi një dekadë u kujdes për jetimët në ‘Al-Hol’ (VIDEO)
  • Dy gra e tre fëmijë shqiptarë riatdhesohen nga kampet e ‘ferrit’ në Siri, mbërritën në Tiranë pak pas mesnate (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 10 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 9 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Mashtroi punonjësit në 2 biznese në Tiranë dhe vodhi një çantë brenda një tjetër subjekti, arrestohet 37-vjeçari (EMRI) 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by