Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike, një farsë e panevojshme
Aktualitet

Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike, një farsë e panevojshme

• 30 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ndryshimi i kryetarëve të dy partive kryesore të Shqipërisë, apo edhe të kryeministrave, konsiderohet si një ngjarje epokale, madje historike. E vërtetë është se Shqipëria ka numrin më të vogël të kryeministrave ne raport me të gjithë vendet e ish bllokut komunist në 35 vite pluralizëm. Ky raport është edhe më i dukshëm për sa i përket liderve politikë. Parita Socialiste ka prej 21 vitesh të njëjtin kryetar, ndërsa ajo Demokratike ka rekord ndoshta botëror me një kryetar prej 35 vitesh. Ndërkohë që në vendet e ish bllokut komunist nuk ekzitojnë më partitë e fillimeve të pluralizmit, ndërsa për politikët e tyre as që nuk dihet se ku janë.

Kjo tregon natyrën e pushtetit të tranzicionit shqiptar, tërësisht i personaliziuar dhe i përqëndruar në pak emra të cilët mund të numërohen me gishtat e njërës dorë. Në këtë kuptim garat brenda partive politike në 35 vite kanë qenë pothuajse të gjitha një farsë politike, të dominuara dhe orientuara nga ata që kanë drejtuar këto parti. E vetmja garë ndoshta reale për drejtimin e një partie ka qenë ajo e Edi Ramës kur u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste në vitin 2005.

Read more (shqiptar):Alfred Koci para një përballje të madhe: Synon ta rrahë serbin Dobrijevic midis Beogradi

Prandaj të flasësh për demokraci brenda partive politike shqiptare apo garë reale, është një non sens logjik dhe politik. Ata janë të gjitha një farsë që u paraqitet publikut thjesht për formalitet, por që krijonë një njdesi të shëmtuar dhe shpesh herë qesharake.

Read more (zgjedhje):Alban Daci: Diaspora shqiptare, e drejta e votës dhe domosdoshmëria e reformës zgjedhore në një perspektivë kushtetuese dhe europiane

E tillë është edhe gara për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike e cila po zhvillohet e gjitha në një shëmti falsiteti që fare mirë mund t’ja kursenim publikut shqiptar. Në PD bëjnë sikur ka garë, madje dhe kandidatët bëjnë sikur janë kandidatë. Farsa fillon që te mos respektimi i Statutit të PD-s që Sali Berisha vetë e ka hartuar dhe thotë që kryetari që humbet zgjedhjet është automatikisht i shkarkuar. Mirëpo i pari që nuk e zbatoi këtë nen ishte pikërisht Berisha kur humbi thellë zgjedhjet e 2025.

Më tej farsa vazhdon me konceptin e vetëpërjashtimit të Ervin Salianjit nga Partia Demokratike si i lidhur me krimin pa asnjë provë, asnjë vendim apo gjykim siç duhet për këtë fakt. E gjithashtu farsë janë dhe disa emra të cilët as e kanë shansin se mund të marrin ndonjë votë apo të sfidojnë realisht Berishën.

Read more (PD):Zgjedhjet në PD/ Ish-deputeti Spaho për Report Tv: Po nuk u servilose, të tregohet dera! Mund të dalë ndonjë ‘Basha nr. 2’

Ajo është një parti e cila është drejtuar 35 vite nga Berisha, aq sa shumë zëra të brendshëm apo të jashtëm e kosniderojnë si pronë të tij, ndoshta me të drejtë. Statuti i Partisë Demokratike duhet të ketë vetëm një nen ku të sanskionohet që Berisha është kryetar i përjetshëm i saj, dhe nuk e kuptoj përse nuk e bëjnë sepse kështu do të ishin më të sinqertë dhe do t’i kursenin shqiptarëve gara qesharake. Do të ishte shumë herë më e ndershme dhe më e drejtë që këto zgjedhje të mos zhvilloheshin fare. Të paktën, në Partinë Socialiste e kanë mbyllur historinë me zgjdhjet për kryetar të saj.

Read more (sali berisha):Afera ‘Partizani’/ Dëshmon Balla: Skema e privatizimit u ndërtua për të favorizuar Malltezin, gjithçka brenda 6 muajve! Përfitoi nga vjehrri kryeministër

E vërteta është se për momentin askush realisht nuk mund t’i ketë votat për të mundur Berishën në atë parti. Problemi nuk qëndron te fakti se Berisha nuk është shumicë në parti, por sepse nuk është shumicë në Shqipëri. Dhe mbyllja apo bunkerizimi i Partisë Demokratike duke u sjellë në këtë mënyrë me çdo kundërshtar të Berishës edhe pse e dinë se ai fiton, tregon qartë një mentalitet dhe vizion autokrat, gjë e cila ka gjasa ta lërë edhe për shumë kohë Partinë Demokratike pakicë në Shqipëri.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #ervin salianji #Partia Demokratike #PD #sali berisha #Shqiperia #shqiptar #zgjedhje #Zgjedhjet #zgjedhjet ne pd

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Spiropali i përgjigjet Ramës pas fjalimit të djeshëm: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet
  • Vlorë/ Qytetarë të shumtë protestojnë në Kakome, shembin rrethimin që kufizonte tokat prej 2 dekadash
  • 22 ditë revolucion për dorëheqjen e Ramës/ Mediat e huaja jehonë protestës masive, Reuters: Mijëra qytetarë marshojnë në Tiranë për ndryshimin e qeverisë!
  • “Rama jepe dorëheqjen!”/ Shtetasit e huaj mahniten nga protesta e djeshme në Tiranë: Çmenduri! Shqiptarët janë fantastikë (VIDEO)
  • “E djeshmja, protesta më masive në vite”/ Softa: Hera e parë që rrethohet Kryeministria! Mesazh i qartë, qëllimi i vetëm i qytetarëve është dorëheqja e Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Rrogozhinë/ Sherr me thika mes fqinjëve, ndërron jetë 60-vjeçari! Në pranga i riu (EMRAT) 37 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama do e dorëzojë Ballukun”/ Havari: Halli i tij i vetëm është burgu, ka gjendje të rënduar shpirtërore 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë ‘Berisha në burg’/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në sheshe e rrugë: Janë opozitë e opozitës, duan të ndihmojnë Ramën 21 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale LIVE TV – Qytetarët 21 ditë në protestë te kryeministria, thirrje kundër Ramës e Berishës! Vijnë dhe shqiptarë nga diaspora 20 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revoltat masive mbushën Bulevardin plot me qytetarë për 20 ditë, Rama: E ka fajin algoritmi që s’do qetësinë dhe arsyen! 20 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama bllokoi 1 muaj sheshin me grevën e urisë, ne na kërkohet të largohemi”/ Avokati Goxhaj ndan pamje nga Kryeministria: Do të rrimë këtu sa të duam ne! Kush na pengon… 19 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Dal në shesh edhe për tezen time”/ Shëndetësi falas? Aktivisti Olgert Rakipllari rrëfen historinë prekëse: U la 6 muaj pa trajtim dhe humbi jetën 17 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by