250 mijë qytetarë kanë protestuar mbrëmjen ne djeshme para Kryeministrisë, ku u mbajt protesta e 21-të e qytetarëve që kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e Edi Ramës.
Përveç diasporës e cila u dynd dje në shesh, me qytetarët që rrethuan Kryeministrinë, të pranishëm kanë qenë edhe turistë.
Një shtetas italian është shprehur i mahnitur nga ajo që po ndodh në kryeqytetin shqiptar: Çmenduri! Shqiptarët janë fantastikë.
Read more:Një antihero i dëshpëruar i Homerit – Ide
Ndërkohë që një turiste e huaj ka deklaruar se kishte ardhur në Shqipëri për turizëm, por nuk mund të qëndronte larg revolucionit që po ndodhte.
“Erdha në Tiranë për pushime, qëndrova për revolucionin. Nuk e mendova kurrë se do ta gjeja veten duke marshuar në një protestë masive antiqeveritare kilometra larg shtëpisë dhe do të ndihesha më e sigurt se kurrë. U përfshiva rastësisht në ‘Revolucionin Flamingo’”, shkruan ajo.




