
Nottingham Forest e ka fituar derin ndaj Aston Villas, derisa Braga e befasoi Freiburgun, në kuadër të gjysmëfinaleve për Ligën e Evropës.
Përballja mes dy rivalëve anglezë ishte shuëm e barabartë nga fillimi me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 1-0.
Chris Wood shënoi golin e vetëm për të realizuar nga pika e bardhë pasi Lucas Digne e preku topin me dorë (71’).
Aston Villa tentoi të kthehet në lojë përmes disa aksioneve të shpejta, por që mbrojtja vendase ishte në nivelin më të lartë.
Read more (Aston villa):Pësoi një dëmtim në kofshë: Salah luajti ndeshjen e fundit të karrierës së tij për Liverpoolin
Ndërkohë, Braga po vazhdon të impresionojë, për ta mposhtur Freiburgun me rezultat 2-1.
Demir Ege Tinkaz përfitoi nga një asistim i duhur i Victor Gomez për të kaluar Bragan në epërsi (8’0.
Mirëpo, Freiburg u kthye shpejtë në lojë falë Vincenco Grifos, i cili ishte i pagabueshëm përballë portierit mysafir (16’).
Read more (Telegrafi):Përshkallëzim i ri në kufirin mes Izraelit dhe Libanit – sulme ajrore dhe plagosje nga të dyja palët
Braga kishte rastin e artë për të kthyer epërsinë, megjithatë Martinez dështoi nga pika e bardhë (45+2’).
Heroi i vendasve ishte Mario Dorgeles që u gjend në vendin e duhur nga një top i kthyer për ta vulosur fitoren (90+2’).
Kujtojmë, ndeshjet kthyese zhvillohen javën tjetër./Telegrafi





