Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Drafti/ Qeveria kërkon garanci për eksportimin e mbetjeve, për herë të parë mekanizma të detyrueshëm financiarë dhe auditimi
Aktualitet

Drafti/ Qeveria kërkon garanci për eksportimin e mbetjeve, për herë të parë mekanizma të detyrueshëm financiarë dhe auditimi

• 1 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sipas draftit, çdo subjekt që kërkon të eksportojë mbetje, të rrezikshme apo jo, duhet të pajiset me autorizim nga Ministria e Mjedisit, përmes një procedure të detajuar aplikimi, që përfshin dokumentacion teknik, kontrata dhe të dhëna të plota mbi destinacionin.

Një nga ndryshimet kryesore është se eksporti i mbetjeve për asgjësim ndalohet në parim, duke lejuar vetëm raste të kufizuara dhe të justifikuara kur nuk ka alternativa të tjera brenda vendit.

Drafti vendos gjithashtu një sistem të ri që kërkon njoftim paraprak dhe miratim nga autoritetet kompetente, si dhe gjurmueshmëri të plotë të mbetjeve, nga pika e origjinës deri në impiantin përfundimtar ku ato trajtohen.

Për të shmangur abuzimet, projektvendimi detyron kompanitë të vendosin garanci financiare ose sigurim, që mbulon jo vetëm transportin dhe përpunimin, por edhe kostot e mundshme në rast se dërgesa rezulton e paligjshme apo dështon.

Read more (BE):​Konjufca në Forumin Ekonomik në Greqi i kërkoi BE-së që t’ia japë shpejt Kosovës statusin e kandidatit

Një tjetër element i rëndësishëm është kontrolli mbi destinacionin. Subjektet eksportuese duhet të provojnë se mbetjet do të trajtohen në mënyrë të sigurt, ndërsa impiantet pritëse do t’i nënshtrohen auditimeve të pavarura.

Për më tepër, eksporti i mbetjeve jo të rrezikshme drejt vendeve jashtë Bashkimit Evropian do të lejohet vetëm nëse këto vende janë në një listë të miratuar sipas standardeve evropiane, duke kufizuar destinacionet e mundshme.

Projektvendimi parashikon gjithashtu ndalime të qarta për raste të caktuara, si dhe mekanizma për kthimin e dërgesave që rezultojnë të paligjshme ose që nuk përfundojnë sipas planit, duke i ngarkuar kostot tek operatorët.

Read more (Ministria e mjedisit):Hoxha-Totschnig: Përvojat austriake në mbrojtjen e natyrës dhe menaxhimin e ujërave janë modele që mund të zbatohen dhe në RMV

Në thelb, drafti synon të krijojë një sistem më të fortë kontrolli, të reduktojë trafikun e paligjshëm të mbetjeve dhe të rrisë transparencën përmes regjistrave dhe raportimit të detyrueshëm.

Ky projektvendim shihet si një hap drejt afrimit me standardet e Bashkimit Evropian në menaxhimin e mbetjeve.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #BE #eksporti i mbetjeve #Ministria e mjedisit #Njoftim #projektligj per mbetjet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Nga arrestimet për AKSHI-n te rasti Balluku, Reuters: BE po shqyrton mënyrën se si i ka trajtuar qeveria rastet e korrupsionit
  • Parkimet e gabuara/ Rrugorja e Fierit monitorim me dron për shkelësit e qarkullimit (VIDEO)
  • AZHBR pranon gabimin me fermerët/ Ishin përjashtuar për 3 vite, rikthehen 223 fermerë në skemën e subvencioneve
  • BE ka dhënë 1.1 milionë leje qëndrimi për shqiptarët në Gjermani, numri arrin rekordin e 124 mijë
  • “Mërgata të na bashkohet, nesër do të jetë vonë”, Arben Kola njoftim të rëndësishëm: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 8 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë ‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by