Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër.
Policia përmes një njoftimi bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen ‘Liria’, ku një kamion ka përplasur një këmbësor 78-vjeçar.
Si pasojë e aksidentit 78-vjeçari Haki Bajrami ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër / Informacion paraprak-Rreth orës 16:00, në lagjen “Liria”, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. P., ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. B., 78 vjeç.
Read more (Aksident):Përurohet në Helsinki ura më e madhe për këmbësorë në botë, ndalohet qarkullimi i makinave dhe motoçikletave
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi H. B.
Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





