Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Me muzikë e alkool, të burgosurit festë brenda qelisë në burgun e Durrësit! Në krye Lul Berisha! Burgjet: Ngjarja para janarit, hetim zinxhirit komandues (VIDEO)
Aktualitet

Me muzikë e alkool, të burgosurit festë brenda qelisë në burgun e Durrësit! Në krye Lul Berisha! Burgjet: Ngjarja para janarit, hetim zinxhirit komandues (VIDEO)

• 1 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një videoskandal po qarkullon në rrjet, ku një grup të burgosurish festojnë brenda në një qeli në Burgun e Durrësit. Në videon e publikuar nga gazetari Flamur Vezaj në emisionin “MaShqip”, dallohen brenda qelisë personazhe të njohur të botës së krimit, të konsideruar edhe me rrezikshmëri të lartë, si ish-kreu i bandës së Durrësit Lul Berisha, Fehmi Mziu, Islam Kasa alias Mitralozi, të cilët po festojnë në qeli me telefon, alkool e lëndë narkotike.

Në video, vihet re numri i lartë i të burgosurve që janë bërë bashkë brenda një qelie, një televizor i madh në sfond, si edhe muzikë për të kërcyer e gotat e mbushura me alkool. Lulzim Berisha dallohet në të majtë të videos, me bluzë me ngjyrë blu, i ulur në tavolinë ndërsa filmon edhe shokët e qelisë që kërcejnë dhe hidhen në “krahët e njëri-tjetrit”.

Nuk dihet se në cilën periudhë është filmuar video, por në një deklaratë zyrtare Drejtoria e Burgjeve thotë se “personat e shfaqur në video janë identifikuar dhe rezulton se një pjesë e tyre janë liruar ose transferuar përpara muajit janar 2026”.

Publikimi i kësaj video vjen në një kohë kur politikanë që ndodhen në burg, si Erion Veliaj apo Ilir Meta janë ankuar për kontrolle të befta nëpër qeli dhe shkelje të të drejtave, ndërkohë që kriminelët e akuzuar për një sërë veprash të rënda penale janë mbledhur bashkë duke festuar në qeli, madje edhe kujdesen që festën ta filmojnë me celularët që kanë në mënyrë të jashtëligjshme brenda në qeli.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është ankuar disa herë për shkeljen e të drejtave ndërsa qëndron në paraburgimin e 313-ës. Shkeljet ndaj Metës janë evidentuar edhe në një raport të fundit të publikuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinikit që flet për shkelje të të drejtave minimale e cenimit të dinjitetit njerëzor. Në raport thuhet se Metës nuk i respektohet koha e daljes në ajrim dhe i kufizohen takimet me deputetët dhe familjen.

Lajmi në përditësim….

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 22:31

Të burgosurit festë me muzikë e alkool brenda qelisë, reagon Drejtoria e Burgjeve: Një pjesë e personave në video janë liruar ose transferuar para janarit 2026

1777667562_dtyuyfooo.jpg

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas videos së publikuar nga gazetari Flamur Vezaj, ku dallohen brenda një qelie personazhe të njohur të botës së krimit, të konsideruar edhe me rrezikshmëri të lartë, si ish-kreu i bandës së Durrësit Lul Berisha, Fehmi Mziu, Islam Kasa alias Mitralozi, të cilët po festojnë në qeli me telefon, alkool e lëndë narkotike.

Read more (erion veliaj):Ankimoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt! Ndreca: Absurde ta pësojë nga një i pandehur tjetër

Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se një pjesë e personave të shfaqur në video janë liruar ose transferuar përpara muajit janar 2026.

Deklaratë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:

Në lidhje me videon e publikuar në rrjetet sociale nga gazetari Flamur Vezaj, sqarojmë si vijon:

Së pari, falënderojmë gazetarin për informacionin e bërë publik dhe inkurajojmë çdo qytetar apo gazetar të denoncojë çdo akt të paligjshëm apo shkelje që cenon sigurinë në institucionet penitenciare.

Së dyti, sqarojmë se personat e shfaqur në video janë identifikuar nga strukturat tona dhe rezulton se një pjesë e tyre janë liruar ose transferuar përpara muajit janar 2026.

Read more (Ilir Meta):Ardit Rada: Pamja e Ilir Metës, antireklama më e madhe e reformës në drejtësi

Menjëherë pas qarkullimit të videos është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve dhe kanë nisur procedurat për hetim të plotë. Hetimi përfshin të gjithë personat e identifikuar në video, si dhe verifikimin e plotë të zinxhirit komandues në IEVP Durrës, me qëllim përcaktimin e përgjegjësive në çdo nivel. Paralelisht, strukturat e IEVP Durrës vijojnë kontrollet intensive me qëllim identifikimin e plotë të përgjegjësive dhe fillimin e çështjeve penale për personat e përfshirë.

Situata aktuale nuk është ajo që paraqitet në video. Kontrollet janë intensifikuar dhe vijojnë në mënyrë të pandërprerë. Në vijim të kontrolleve të ushtruara gjatë muajit prill, gjatë ditës së sotme janë zhvilluar kontrolle të befasishme dhe të imtësishme në disa institucione.

Në IEVP Durrës janë kapur në flagrancë dhe sekuestruar 3 telefona celularë. Poseduesit e këtyre pajisjeve janë ndër personat e identifikuar në video. Ndaj tyre janë marrë masa të menjëhershme, duke u kaluar në veçim dhe duke u proceduar penalisht.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk toleron asnjë shkelje. Çdo rast trajtohet me masa konkrete, përgjegjësi individuale dhe ndjekje penale.

Mesazhi është i qartë: siguria nuk negociohet. Çdo shkelje do të goditet pa kompromis dhe kontrolli në institucionet penitenciare do të vijojë të forcohet çdo ditë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Burgjet #Drejtoria e Burgjeve #erion veliaj #Fehmi Mziu #Ilir Meta #islam kasa #lul berisha #lulzim berisha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Pse “gjyqet politike” duhet të jenë me kamera – Ide
  • Një vendim më i dobishëm sesa i rrezikshëm – Ide
  • Rrahën Petrit Çakrin brenda kafazit të GJKKO-së, 3 vëllezërit Bushgjokaj futen në izolim: Na provokoi! U rrëzohet kërkesa për lirim nga qelia
  • Padia kundër Dados, Veliaj në gjyq: Jam 500 ditë i pezulluar nga një noter me pesa! S’lejohet transmetimi i seancës live, Ndreca: Proces qesharak! Shtyhet seanca
  • Padia kundër Dados, Veliaj në gjyq: Jam 500 ditë i pezulluar nga një noter me pesa! S’lejohet transmetimi i seancës live, Ndreca: Proces qesharak! Shtyhet seanca
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 9 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 9 lexime · 54 minuta më parë
  4. 04
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën”, Rama nxjerr videon nga protesta: Fjalor me sharje, kore linçimi dhe ulërima marshuese 6 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Pas disa ditësh në gjendje të rëndë, humb jetën 53-vjeçari i aksidentuar në Librazhd (EMRI) 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Memaliaj/ Ishte duke punuar, 45-vjeçari bie nga skela në Teqenë e Koshtanit! Në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI) 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by