Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ardit Rada: Pamja e Ilir Metës, antireklama më e madhe e reformës në drejtësi
Aktualitet

Ardit Rada: Pamja e Ilir Metës, antireklama më e madhe e reformës në drejtësi

• 29 Prill, 2026 • 5 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ka diçka thellësisht shqetësuese në pamjen e fundit të Ilir Meta në sallën e gjyqit. Jo për atë që ai përfaqëson politikisht, as për historinë e tij të gjatë në pushtet, por për atë që ajo pamje i thotë publikut për drejtësinë që kemi ndërtuar me aq shumë pritshmëri. Një figurë e rrudhur, e zbehur, e tkurrur përtej viteve të saj, një imazh që nuk i ngjan as retorikës së fortë që Meta ka përdorur ndër vite, as profilit të një ish-presidenti dhe nuk është as në propocion me çfarëdolloj mëkati të ketë bërë në lëmin e korrupsionit. Dhe pikërisht këtu lind problemi: pamja e Ilir Metës në fakt ka nxjerrë zbuluar anën e errët të drejtësisë së reformuar duke u kthyer në antireklamën më të madhe të saj.

Edhe pse vetë Meta e mohoi kequshqyerjen apo një gjendje depresive, është e qartë se kushtet e paraburgimit dhe kufizimet e vendosura ndaj tij, përfshirë heqjen e disa privilegjeve si ndëshkim për intervistat telefonike, kanë lënë gjurmë. Por drejtësia nuk është ndëshkim përtej vendimit. Nuk është proces që duhet ta konsumojë njeriun me kocka e lëkurë para se ta dënojë ligji.

Read more (Ilir Meta):Kryetarja e Komitetit të Helsinkit: Mbajtja e të pandehurve në kafaz xhami, e paligjshme! Cënon prezumimin e pafajësisë dhe pengon komunikimin me avokatin

Nga reforma në drejtësi, shqiptarët nuk kërkuan spektakël ndëshkues. Kërkuan efikasitet, transparencë dhe standard. Kërkuan hetime të shpejta, gjykime të qarta dhe vendime të drejta. Mundësisht edhe kthimin e pasurive të vjedhura nëse vërtetohen, por jo ndëshkime fizike. Sot, përkundrazi, kemi procese të tejzgjatura që humbasin në mjegullën e procedurave dhe paraburgime që zgjasin përtej çdo logjike. Aq sa nuk kuptojmë më as në çfarë shkalle gjykimi janë disa. Për cilën akuzë po gjykohen dhe çfarë rekursesh bëjnë. Më saktë, çdo herë që raportohet për një gjyq VIP, ngjan si një déjà vu.

Të mos harrojmë se masa e paraburgimit që ka sjellë edhe pasojat në fjalë, është i akuzuari i madh. Përfshirë këtu edhe kritikat nga BE që përdorimin e tepruar të kësaj mase e ka futur si temë diskutimi mes Brukselit dhe Tiranës. Nisma e kreut të Gjykatës së Lartë, për të riparë vendimin unifikues të vitit 2011 mbi masën e sigurimit të arrestit në burg dhe kohëzgjatjen e saj është në thelb një reagim i nevojshëm, por i vonuar.

Read more (Presidenti):Departamenti i Drejtësisë padit ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, për shkak të një postimi në Instagram

Në vend të standardit të ri, sot kemi një drejtësi që mat suksesin me orë izolimi, me kufizim lirish dhe me një presion fizik e psikologjik që nuk i përket një shteti europian. Edhe rastet si ai i Erion Veliajt apo Ilir Beqajt tregojnë të njëjtin model: dënim publik përpara vendimit gjyqësor. Një gjyq paralel që zhvillohet në opinion, ndërsa ai real zvarritet në korridoret e drejtësisë.

Read more (Masa e paraburgimit):Dy persona nën hetim për marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm

Pamja e Ilir Metës në kafaz nuk është vetëm një moment televiziv. Është një kambanë alarmi. Sepse nëse tek një ish-president paraburgimi lë gjurmë të tilla, çfarë ndodh me qytetarin anonim që nuk ka as zë, as vëmendje mediatike? Çfarë mbrojtjeje ka ai përballë një sistemi që duket se ka humbur ekuilibrin mes drejtësisë dhe ndëshkimit?

Askush nuk kërkon privilegje për Metën. Ai nuk është klient hoteli me pesë yje. Por është një i paraburgosur që duhet të trajtohet sipas standardeve minimale njerëzore. Sepse drejtësia nuk matet me ashpërsinë e kushteve ku mbahet i akuzuari, por me efikasitetin e procesit.

Read more (Reagim):Spiropali i përgjigjet ashpër Ramës: Më përjashto, nëse kritika shihet si problem

Reforma në drejtësi u mendua si një kapitull i ri që do të sillte profesionalizëm, paanshmëri, dinjitet. Sot, rrezikon të perceptohet si një sistem represiv që e konsumon individin përpara se ta provojë fajësinë e tij. Dhe kjo nuk është drejtësia që u premtua.

Read more (Kafaz):Ilir Beqaj: Kafazi i sigurisë – (pa)barazia e armëve dhe (mos)mbrojtja efektive

Nëse drejtësia e “5 yjeve”, siç ironizonte prokurori Dado, përfundon duke ngjarë me realitete që i kemi parë dikur, atëherë problemi nuk është më tek individët që gjykohen. Problemi është te vetë sistemi që po i gjykon. Dhe pikërisht kjo nuk i duhet askujt, kryesisht atyre që investuan te reforma: Që drejtësia me kushtet si “hotel me 5 yje” të ngjajë prap më atë të Kavalishencës tek Plepat./JavaNews

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #ardit rada #GJKKO #Gjyqi i ilir Metës #Ilir Meta #Kafaz #Masa e paraburgimit #Presidenti #Reagim #shqiptaret

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
  • Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog
  • Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog 5 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut 2 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet 2 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Kronikë U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin