Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kryetarja e Komitetit të Helsinkit: Mbajtja e të pandehurve në kafaz xhami, e paligjshme! Cënon prezumimin e pafajësisë dhe pengon komunikimin me avokatin
Aktualitet

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit: Mbajtja e të pandehurve në kafaz xhami, e paligjshme! Cënon prezumimin e pafajësisë dhe pengon komunikimin me avokatin

• 28 Prill, 2026 • 7 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skënderaj, e ka cilësuar të padrejtë mbajtjen në kafaz prej xhami të zyrtarëve, gjatë seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme.

Në një lidhje për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, Skënderaj është shprehur se kjo praktikë është në kundërshtim me kodin e procedurës penale dhe me jurisprudencën e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Këto komente të Skënderajt vijnë pasi Komiteti Shqiptar i Helsinkit, përmes një reagimi të mëparshëm, e vlerësoi si shkelje të rëndë të ligjit dhe të standardeve të Gjykatës Evropiane të të drejtave të njeriut, mbajtjen në kafaz metalik apo prej xhami të zyrtarëve gjatë seancave në Gjykatën e Posaçme.

Këtë reagim të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për këtë çështje, Skënderaj e cilësoi plotësisht të justifikuar.

“Komiteti shqiptar i Helsinikit ka reaguar, pasi ka marrë në shqyrtim një ankesë nga avokati i Beqajt. Si rasti i Beqajt, ashtu edhe rasti i Metës, kanë ngjashmëri me njëri-tjetrin. Të pandehurit në seancat në GJKKO mbahen në ambiente të kufizuara, që ndahen në raport me pjesën tjetër me anë të një qelqi. Më herët kafazet kanë qenë metalike, në rikonstruksionet e mëhershme të sistemit tonë gjyqësor. Komiteti i Helsinkit pasi ka studiuar me vëmendje të dyja rastet dhe ka parë edhe jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që vendos atë vijën se deri ku mund të shkojë një kufizim i të drejtave të parashikuara në këtë konventë, vuri re që kjo praktikë binte ndesh si me kodin e procedurës penale, edhe me jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Dhe vlerësoi se kjo praktikë e pajustifikuar me vendimmarrje që kanë të bëjnë me çështje të sigurisë, është në kundërshtim me kodin e procedurës penale dhe me jurisprudencën e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, që e konsideron një praktikë të tillë që bie ndesh me nenin 3 dhe 6 të Konventës Europiane, që garanton të drejtën për një trajtim dinjitoz të shtetasve të pandehur dhe të drejtën për një proces të rregullt në raport me konfidencialitetin që duhet të ketë personi i pandehur në komunikimin me avokatin e tij ose të saj gjatë përfaqësimit në seancë gjyqësore.

Pra reagimi ynë ishte plotësisht i justifikuar. Menjëherë pasi patëm këtë reagim publik, ne e vumë në dispozicion me një shkresë zyrtare GJKKO-së, drejtuar kryetarit të kësaj gjykate, por edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi në rastin e zotit Beqaj, GJKKO ishte shprehur se duhet të kishte një vlerësim apo vendimmarrje Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për rastin në fjalë. S’kemi pasur ende një përgjigje nga këto 2 institucione, pasi shkresa zyrtare është dërguar ditën e premte të javës që shkoi, por u tha publikisht që kërkesa e avokatit të Metës nuk është pranuar. Nuk jemi të qartë pse kjo kërkesë nuk është pranuar, por ne ritheksojmë se për secilin shtetas të pandehur, pavarësisht pozitës që ky person mund të ketë patur para se të ketë qenë i pandehur, mbajtja në ambiente të tilla të kufizuara dhe në distancë me avokatin, bie ndesh me parashikimet ligjore dhe standardet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, nëse nuk justifikohet me një vendim që përcakton dhe arsyeton nevojën e sigurisë dhe cënimin e saj”, tha mes të tjerash Skënderaj.

Më tej Skënderaj shtoi se mbajtja në kafazë prej xhami e zyrtarëve gjatë seancave në GJKKO, cënon prezumimin e pafajësisë që çdo person e gëzon dhe pengon komunikimin konfidencial të të pandehurit me avokatin.

“Për të folur pak për Komitetin Shqiptar të Helsinkit. Unë nuk mendoj se shqetësimi kryesor kur flasim për çështje të tilla, është reagoi apo nuk reagoi Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Ne kemi reaguar vazhdimisht për kushtet e vështira në sistemin e burgjeve, për rastet që kanë ndodhur, ku persona në varësi të lëndëve narkotike kanë humbur jetën për shkak të mungesës së metadonit, etj. Shkeljet e të drejtave të njeriut janë shumë të mëdha. Çdo aktor që mendon se duhet t’i bashkohet kësaj kauze, duhet të reagojë. Pra është Gjykata që e vlerëson rast pas rasti, në bazë të standardeve që ka vendosur Gjykata e Strasburgut, se kur ekzistojnë nevojat për cënimin e sigurisë për të cilat mund të vendoset një ndarje e qelqtë, e cila s’duhet të cënojë konfidencialitetin në komunikim mes avokatit dhe të pandehurit dhe nuk duhet të cënojë prezumimin e pafajësisë që çdo person e gëzon, me qëllim që ky person të mos paragjykohet dhe të shihet nga publiku si një person fajtor që ka kryer veprën penale. Kjo është pikërisht, vendosja e xhamit të qelqtë, ose e ndarjeve të tjera që bëjnë të mundur mbrojtjen e Gjykatës dhe aktorëve të saj, por edhe të pandehurit nga elementë të cënimit të sigurisë, janë të tolerueshme, por edhe në këto raste nuk duhet të cënohet e drejta për një proces të rregullt, që kërkon komunikim konfidencial me avokatin dhe mos-cënim të parimit të prezumimit të pafajësisë”, tha me tej Skendëraj.

Po ashtu Skënderaj deklaroi se cënimi i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut përmes mbajtjes së zyrtarëve në kafazë prej xhami gjatë seancave gjyqësore, mund të sjellë probleme me instanca të tjera të gjyqësorit, përfshi Gjykatën e Strasburgut.

“Kjo jurisprudencë e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut është elaboruar në mënyrë të veçantë për raste të shtetasve kundër Rusisë. Kështu që mendoj se këtu me këto dy raste që avokatët i kanë bërë publike dhe i kanë sjellë në qendër të vëmendjes publike, është shumë e nevojshme që aktorët e sistemit të drejtësisë të reflektojnë dhe të mos tregohen konservatorë në qasjen dhe reagimin e tyre. Çdo cënim i KEDNJ sjell probleme në instanca të mëtejshme dhe vendimmarrje të Strasburgut sikurse është shprehur për raste të tjera në vende të tjera, sikundër ka qenë edhe Rusia, e cila tanimë s’është më pjesë e Këshillit të Europës”, përfundoi Skënderaj.

Kujtojmë se kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ish-Presidenti Ilir Meta kana bërë kërkesa në GJKKO që të mos qëndrojnë në kafazë xhami gjatë seancave gjyqësore, duke e cilësuar këtë masë si të padrejtë. Meta madje ka bërë 2 kërkesa dhe e ka cilësuar masën e vendosur nga Gjykata për të qëndruar në kafaz xhami si një masë poshtëruese.

“Si e tillë, kjo praktikë duhet menjëherë të ndërritet dhe i pandehuri duhet të trajtohet me dinjitet dhe sipas standarteve të procesit të rregullt ligjor. Derisa të merren masat që kjo shkelje e dinjitetit njerëzor vendosur me qëllim poshtërues të hiqet, ne nuk do të zhvillojmë seanca gjyqësore. Besojmë dhe shpresojmë se do merren masa për rikthimin e normalitetit dhe gjykimi të vazhdojë sipas standartit të prezumimit të pafajësisë dhe dinjitetit njerëzor”, thuhej në kërkesën e Metës për GJKKO.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #erion veliaj #GJKKO #Gjykata #ilir beqaj #Ilir Meta #Komiteti Shqiptar i Helsinkit #Live #Presidenti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zelensky publikon video të sulmeve me dronë ukrainas në Rusi, goditen objekte të naftës dhe industrisë ushtarake
  • Trump feston sot 80-vjetorin me një spektakël të arteve marciale në Shtëpinë e Bardhë, eventi miliona dollarë ngjall debate në SHBA
  • Tashmë drejt finalizimit të marrëveshjes me Iranin? Reagon sërish Trump: Pakti mund të nënshkruhet të dielën
  • Polemikat për 250-vjetorin e SHBA-së/ Trump kërkon medoemos spektakël, organizon ndeshje në kafazin e UFC përpara Shtëpisë së Bardhë
  • Pritej firma për marrëveshjen gjatë kësaj fundjave, Irani ndërron mendje dhe kërkon ende kohë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Botë Tensionet në Lindjen e Mesme, Reuters: Irani pranon të mos prodhojë ose blejë armë bërthamore sipas draft-marrëveshjes 1 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by