Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. David Beckham feston ditëlindjen e 51-të, Victoria e uron duke i publikuar një fotografi të tij me të brendshme
Aktualitet

David Beckham feston ditëlindjen e 51-të, Victoria e uron duke i publikuar një fotografi të tij me të brendshme

• 2 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Victoria Beckham e ka shënuar 51-vjetorin e lindjes së bashkëshortit të saj, David Beckham, me një postim që tregoi se ish-futbollisti vazhdon të jetë në formë të shkëlqyer. Ish-anëtarja e Spice Girls ka publikuar në Instagram një fotografi ku David pozon me rroba banje të kuqe të tipit Speedo. Në imazhin, i shkrepur gjatë njërit prej pushimeve të shumta që çifti ka bërë së bashku, ai shfaq barkun e tonifikuar dhe tatuazhet e tij të shumta.

Victoria publikoi gjithashtu një fotografi të ëmbël të Davidit nga fëmijëria, me top futbolli në duar, si dhe disa foto romantike të tyre ndër vite.

Read more (Victoria beckham):Jackie Apostel shfaqet me koleksionin GAP dhe merr mbështetjen e Victoria Beckham

Në një urim emocional, ajo shkroi: “Ti je bota jonë, gjithçka jonë. Të duam shumë! Gëzuar ditëlindjen bashkëshortit, babait, djalit, vëllait dhe mikut më të mirë. Je shpirti më i mirë dhe më bujari. Sot do të të përkëdhelim gjithë ditën! Askush nuk e meriton më shumë se ti”. Ajo shpërndau edhe një fotografi të vjetër të çiftit nga vitet më të reja, kur David kishte flokë të shkurtër.

View this post on Instagram

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

Një urim prekës në Instagram e ka bërë edhe djali i tyre Romeo, i cili publikoi dy fotografi nga fëmijëria me të atin. “Gëzuar ditëlindjen, baba, të dua shumë, faleminderit për gjithçka që bën”, shkroi ai mbi njërën foto, ndërsa tjetrën e përshkroi me fjalët: “Miku im më i mirë”.

Read more (Instagram):Anita dhe Lola Haradinaj shkëlqejnë me dukjen elegante, ndërsa publikojnë video duke vallëzuar në dasmën e Luan Haradinajt

David e ka nisur festën të premten mbrëma me një darkë në hotelin The Dorchester në Londër, ku Victoria e puthi në faqe teksa ai pozonte pranë tortës së ditëlindjes. Në darkë ishin të pranishëm anëtarët më të afërt të familjes: nëna e Davidit, Sandra, babai Ted me bashkëshorten Hilary, motrat Lynne dhe Jojo, si dhe prindërit e Victorias, Jackie dhe Anthony Adams.

“E para nga shumë festime. Gëzuar mbrëmjen para ditëlindjes!”, shkroi Victoria krahas një serie fotosh. Në këtë darkë nuk ishin fëmijët e tyre, ndërsa për shkak të një përplasjeje familjare, raportohet se nuk pritet që djali i madh Brooklyn dhe bashkëshortja e tij Nicola Peltz të festojnë me Davidin këtë fundjavë.

Read more (Foto):Juliana Nura shtatzënë për herë të parë, pret binjakë

Foto: Romeo Beckham/InstaStory

Ditëlindja e Davidit shënon edhe një vit që prej momentit kur përplasja familjare me Brookly-nin u bë publike, pasi djali i madh dhe Nicola thuhet se e injoruan festën e 50-vjetorit të tij. Që atëherë, sipas raportimeve, David dhe Victoria nuk kanë qenë në kontakt me Brookly-nin.

Javën e kaluar, Victoria foli në një intervistë të rrallë televizive për një vit “sfidues”. E pyetur për periudhën e trazuar në familje, ajo nuk e përmendi drejtpërdrejt të birin, por theksoi se do t’i “mbrojë gjithmonë” fëmijët e saj.

Read more (Babai):"Shkoja në kazino, në skedina – babai mu ul në gjunjë", Rogerti tregon sa qindra mijëra euro ka humbur në bixhoz

E pyetur se si i përballojnë momentet e vështira, ajo u shpreh: “David dhe unë jemi shumë të afërt dhe jemi të rrethuar nga njerëz të jashtëzakonshëm. Jemi shumë pranë prindërve të mi dhe prindërve të Davidit. E mbështesim njëri-tjetrin në gjithçka që bëjmë”. Ajo shtoi: “I duam shumë fëmijët tanë dhe gjithmonë kemi qenë të përqendruar t’i mbrojmë. Por qeshim shumë. David është vërtet shumë gazmor”.

View this post on Instagram

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

Sipas raportimeve, Brooklyn në janar e thelloi ndarjen me një postim të ashpër në rrjete sociale, duke lënë të kuptohet se nuk planifikon pajtim me prindërit dhe duke i akuzuar se e kanë “kontrolluar për pjesën më të madhe të jetës”. Që atëherë, thuhet se nuk janë takuar.

Read more (Londër):E vërteta e statujës misterioze në Londër/ Banksy konfirmon autorësinë, si e ndërtoi kaq shpejt skulpturën monumentale

Në të njëjtën intervistë, Victoria theksoi se ajo dhe bashkëshorti mbështeten te njëri-tjetri për të kaluar periudhat e vështira. “E mbështesim njëri-tjetrin në gjithçka. Jemi rritur bashkë dhe për këtë ndihem e bekuar. Të dy kemi ëndrra të mëdha dhe jemi ambiciozë, por më e rëndësishmja është që e mbështesim njëri-tjetrin. Unë dua që ai të jetë versioni më i mirë i vetes, dhe këtë e do edhe ai për mua”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Babai #David beckham #Familje #Fëmijët #Foto #Instagram #Londër #Victoria beckham

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Një copëz atdhe”/ Protestuesja rrëqeth me historinë dhe i kushton vargje atdheut: Kam humbur djalin, dhimbja do të më shërohet kur të çlirohemi nga zgjedha
  • “Tenderat e rrobave të policëve i vidhni, i lypni avion Europës për të fikur zjarret”, protestuesi: SPAK do jetë në zyrë, ne këtu në shesh deri sa të burgoseni të gjithë!
  • Roskovec/ Kanalet jashtë funksionit, 20 mijë hektarë në Zharrëz dhe Luar prej vitesh pa vaditje
  • Shkollat verore në Tiranë/ Maturantja vullnetare: Me fëmijët të ikën stresi! Nxënësit: Më mirë një libër se portofol me lekë
  • Rama si zjarrfikës i pallatit të Arlis – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 15 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 14 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 13 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE/ “Rama jepe dorëheqjen! Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 20-të para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Nesër më shumë me diasporën! 8 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Sociale Protestat për ‘Zvërnecin’, nismëtarja Kokaj: S’jemi në shesh për krijimin e partive politike apo poste në shtet! Një grup i madh shqiptarësh nga Anglia do na bashkohen brenda javës! 8 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Politikë Dita e 20 e revoltës! Me simbole kombëtare dhe thirrje ‘Rama jepe dorëheqjen’, mijëra protestues përfundojnë marshimin kilometrik te sheshi ‘Skënderbej’ (VIDEO) 8 lexime · 1 orë më parë
  7. 07
    Sociale Përfundon rruga e Darëzezës/ Rama: Aks i dobishëm për zonën dhe vizitorët që zgjedhin vijën bregdetare (VIDEO) 7 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by