
Ramush Haradinaj ka deklaruar se Ardian Gjini do të jetë edhe kandidat për kryeministër.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme për zgjedhjet qendrore, pavarësisht se AAK aktualisht është në proces të zgjedhjeve të brendshme.
Read more (Ramush haradinaj):Ardian Gjini do të jetë kandidat i AAK-së për kryeministër
I pyetur se si do t’i gjejnë këto zgjedhje qendrore, Haradinaj tha se AAK punon vazhdimisht dhe është në kontakt të drejtpërdrejtë me strukturat dhe votuesit.
“Ne punojmë vazhdimisht, i kryejmë detyrat tona, jemi afër strukturave, votuesve dhe temave, dhe jemi të gatshëm. Listës sonë i prin Ardian Gjini, është mandatar për kryetar qeverie, një njeri vërtet par excellence politik, një shembull i politikës. Tani është kryetar i Gjakovës, që është edhe një shembull i qeverisjes së mirë. Unë besoj që do të kemi sukses në këto zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.
Read more (Ardian gjini):Kandidatura për kryeministër nga AAK, Gjini: Vendimi merret nga këshilli drejtues
Sipas tij, Ardian Gjini do të jetë kandidati i AAK-së për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.






