Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. SHBA-NATO, përplasje për trupat/ Tërheqja e forcave ushtarake nga Gjermania, Aleanca reagon pas vendimit drastik të Trump
Botë

SHBA-NATO, përplasje për trupat/ Tërheqja e forcave ushtarake nga Gjermania, Aleanca reagon pas vendimit drastik të Trump

• 2 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

NATO reagon pas vendimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të tërhequr 5 mijë trupa amerikane nga Gjermania.

Zëdhënësja e aleancës euroatlantike, Alison Hart, njoftoi se po punojnë me Shtetet e Bashkuara për të kuptuar detajet e vendimit të Trump për zvogëlimin e trupave në Gjermani, që vjen pas përplasjes së tij në distancë me Kancelarin Friedrich Merz.

“Ne po punojmë me SHBA-në për të kuptuar vendimin e tyre mbi pozicionin e forcës në Gjermani. Ky rregullim nënvizon nevojën që Evropa të vazhdojë të investojë më shumë në mbrojtje dhe të marrë një pjesë më të madhe të përgjegjësisë për sigurinë tonë të përbashkët, ku kemi parë tashmë përparim që kur Aleatët ranë dakord të investojnë 5% të PBB-së në mbrojtje në Samitin e NATO-s të vitit të kaluar në Hagë”.

Read more (Nato):Trump nuk i del inati me Merz, SHBA lajmëron largimin e 5 mijë trupave amerikane nga Gjermania

Nga ana e saj, qeveria gjermane u përpoq të minimizonte ashpërsinë e veprimit të Trump, duke e përshkruar atë si “të parashikuar” dhe një kujtesë për nevojën e Evropës për të investuar në mbrojtjen e saj.

Tërheqja e SHBA-së, të cilën Pentagoni tha se do të ndodhte gjatë gjashtë deri në dymbëdhjetë muajt e ardhshëm, vjen pas kritikave të Merz për luftën e Trump me Iranin dhe mënyrën si trajtoi bisedimet me Teheranin.

Kancelari tha të hënën se SHBA-të po “poshtëroheshin” nga udhëheqësit e Iranit. Trump u përgjigj shpejt, duke thënë se Merz “nuk e di se për çfarë po flet” dhe menjëherë pas kësaj ngriti mundësinë e tërheqjes së trupave.

Read more (Donald Trump):Konflikti me Merz, Pentagoni tërheq 5 mijë trupa nga Gjermania! Berlini: Vendim i parashikueshëm! Teherani: Mund të rinisim luftën me SHBA

Një zëdhënës i ministrisë gjermane të mbrojtjes tha se tërheqja e planifikuar e SHBA-së nga bazat në Gjermani tregoi se duhet të forcojmë shtyllën evropiane brenda NATO-s.

“Ishte parashikuar që SHBA-të mund të tërhiqnin trupa nga Evropa, përfshirë Gjermaninë”, tha zëdhënësi, duke vlerësuar forcën aktuale të trupave amerikane në Gjermani në 40,000.

Lexo edhe
Botë

Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet

Botë

Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste

Tags: #Donald Trump #Evropa #Friedrich Merz #gjermani #Gjermania #Hagë #Nato #Pentagoni

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
  • Marrëveshja SHBA-Iran/ Nis trafiku detar në Hormuz, kalojnë tre supertankerët e parë me flamur saudit
  • Memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-së dhe Iranit, anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër
  • Hegseth paralajmëron rishikim të pranisë ushtarake amerikane në Evropë, kritikon aleatët e NATO-s
Nga të njëjtat tag-e
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Marrëveshja SHBA-Iran/ Nis trafiku detar në Hormuz, kalojnë tre supertankerët e parë me flamur saudit
  • Hegseth paralajmëron rishikim të pranisë ushtarake amerikane në Evropë, kritikon aleatët e NATO-s
  • Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit, CNN: Netanyahu po mundohet të ndikojë te memorandumi, nuk ka besim te Teherani
  • NATO përshëndet marrëveshjen SHBA-Iran, Rutte: Memorandumi synon të degradojë kapacitetet bërthamore të Teheranit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën”, Rama nxjerr videon nga protesta: Fjalor me sharje, kore linçimi dhe ulërima marshuese 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Pas disa ditësh në gjendje të rëndë, humb jetën 53-vjeçari i aksidentuar në Librazhd (EMRI) 6 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 6 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Memaliaj/ Ishte duke punuar, 45-vjeçari bie nga skela në Teqenë e Koshtanit! Në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI) 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë U mbyt teksa po lundronte me motor uji, nxirret pas 2 ditë kërkimesh nga Liqeni i Ulzës trupi i 37-vjeçarit! U pikas nga dronët ujorë në disa metra thellësi 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Botë

Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet

Marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme po kalon…

• 3 orë më parë • 4 min lexim
Botë

Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste

Politikani britanik Andy Burnham ka fituar bindshëm zgjedhjet e pjesshme parlamentare në zonën e Makerfield, duke siguruar një…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
Botë

Marrëveshja SHBA-Iran/ Nis trafiku detar në Hormuz, kalojnë tre supertankerët e parë me flamur saudit

Tre supertankerë me flamur saudit që transportonin 6 milionë fuçi naftë të papërpunuar kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit…

• 14 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by