Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Zyrtare/ Nuk pret fundin e sezonit, Egnatia ndan rrugët me Edlir Tetovën! Mësohet trajneri i ri
Aktualitet

Zyrtare/ Nuk pret fundin e sezonit, Egnatia ndan rrugët me Edlir Tetovën! Mësohet trajneri i ri

• 3 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

RROGOZHINË – Klubi i Egnatias ka njoftuar këtë të dielë se Edlir Tetova nuk do jetë më trajneri i ekipit që nga dita e sotme. Paçka se durrsaku njoftoi largimin në fundin e sezonit, katër humbjet radhazi dhe gjendja shëndetësore e trajnerit (ngarkesë psikologjike) kanë sjellë këtë divorc të parakohshëm.

Deri në një njoftim të dytë ekipi i Egnatias do të drejtohet nga ndihmëstrajneri Julian Brahja. Klubi rrogozhinas e ka siguruar një vend në ‘Final 4’, teksa do të garojë për titullin kampion. Egnatia është kampione në fuqi e Superligës, me dy suksese radhazi.

Humbja e djeshme 2-0 në Tiranë kundër Dinamos ka sjellë këto zhvillime në Rrogozhinë, me klubin që falenderon Tetovën pasi së bashku kanë shkruar një nga faqet më të arta në historinë e skuadrës.

Read more (egnatia):Estradë në raundin e 34-t të Superligës shqiptare të futbollit, dalin parashikimet e basteve! Humbasin kryesuesit, tifozët fërshëllejnë skuadrat e tyre

Edlir Tetova u ul për herë në parë në stolin e Egnatias për tre muaj në vitin 2022, për t’u rikthyer më pas në fillimin e vitit 2023 si drejtor sportiv, para se më 27 janar të emërohej si trajneri i ekipit.

Gjatë kësaj kohe ai e ka drejtuar ekipin në 156 ndeshje (74 fitore, 43 barazime dhe 39 humbje), duke fituar pesë trofe. Egnatia nën drejtimin e tij ka fituar dy herë kampionatin shqiptar, dy herë Kupën e Shqipërisë dhe një herë Superkupën.

Njoftimi i Egnatias:

KF Egnatia njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edlir Tetova, me efekt të menjëhershëm, për arsye personale te teknikut.

Read more (Para):Ëmbëlsirat e tij i pëlqente edhe Mbreti me origjinë shqiptare i Egjiptit: Historia e zviceranit Giacomo Groppi

Klubi shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë nga Tetova, i cili me përkushtim dhe profesionalizëm ka shkruar një nga kapitujt më të suksesshëm në historinë e Egnatias, duke sjellë arritje dhe trofe të rëndësishëm për klubin dhe qytetin e Rrogozhinës.

I jemi thellësisht mirënjohës për punën, pasionin dhe vlerat që ka përcjellë gjatë gjithë kohës në drejtimin e skuadrës.

Read more (Njoftim):Klima e tensionuar politike, Emiratet e Bashkuara Arabe ndalojnë udhëtimet drejt Iranit, Libanit dhe Irakut

Deri në një njoftim të dytë, drejtimin e ekipit do ta marrë ndihmësi i trajnerit, Brahja.

KF Egnatia i uron Edlir Tetovës suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe personal.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #edlir tetova #egnatia #Julian Brahja #Njoftim #Para #Rrogozhine #shqiptar #superliga #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
  • WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • ‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 6 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by