Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Izraeli miraton marrëveshjen për blerjen e avionëve luftarakë nga SHBA-ja
Aktualitet

Izraeli miraton marrëveshjen për blerjen e avionëve luftarakë nga SHBA-ja

• 3 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Izraeli tha të dielën se ka miratuar një marrëveshje multimiliardëshe për blerjen e dy grupeve të aionëve luftarakë nga Shtetet e Bashkuara.

Kjo blerje përfshin një grup avionësh shumëfunksionalë F-35 nga kompania Lockheed Martin dhe një tjetër me avionë luftarakë F-15IA nga Boeing, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Izraelit.

Ky plan synon të “sigurojë epërsinë ajrore të Izraelit për dekadat e ardhshme”, tha ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, përmes një deklarate.

“Blerjet e F-35 dhe F-15IA janë qendrore për planin ‘Mburoja e Izraelit’, i cili është hartuar për t’i dhënë Forcave të Mbrojtjes së Izraelit një epërsi cilësore dhe të qëndrueshme. Misioni ynë është i qartë: të sigurojmë që ushtria të ketë mjetet, aftësitë dhe forcën për të vepruar kudo, në çdo kohë”, shtoi Katz.

Read more (Izraeli):Pse grinden Ukraina dhe Izraeli për grurin

F-35, një projekt i përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe disa aleatëve, është një nga avionët ushtarakë më të avancuar në botë. Izraeli tashmë ka disa dhjetëra avionë të tillë.

Forca ajrore e Izraelit luajti një rol kyç në luftën në Gaza, duke kryer një nga fushatat më intensive të bombardimeve ajrore në historinë moderne.

Mijëra sulme shënjestruan ato që Izraeli tha se ishin caqe të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – përfshirë tunele, qendra komanduese, vendndodhje të raketahedhësve, por edhe zona të mëdha të këtij territori u shkatërruan, përfshirë shtëpi, spitale dhe shkolla.

Read more (Izrael):Çfarë përmban plani i paqes me 14 pika, i propozuar nga Irani?

Izraeli po ashtu me forcën e saj ajrore ka zhvilluar dy luftëra kundër Iranit në më pak se një vit, gjatë të cilave fuqia e saj ajrore është përdorur për sulme me rreze të gjatë veprimi thellë brenda territorit iranian.

Zyrtarët izraelitë i kanë përshkruar këto sulme si precize që kishin për qëllim dobësimin e aftësive strategjike të Iranit, teksa zyrtarët iranianë kanë raportuar për sulme ajrore në qytetet kyç dhe zona industriale.

Izraeli së fundi miratoi buxhetin e tij për vitin 2026, i cili përfshin një rritje prej miliarda dollarësh për shpenzimet në fushën e mbrojtjes.

Read more (Kompania):Perandoria pesë miliardë dollarëshe e Kim Kardashian po paditet nga një stiliste re për vjedhjen e emrit të saj

Shpenzimet ushtarake të Izraelit janë rritur vazhdimisht që nga fillimi i luftës në Gaza, që u nxit nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Përveç luftës së fundit disajavore me Iranin, e zhvilluar së bashku me SHBA-në, Izraeli vazhdon të përballet edhe me lëvizjen islamiste Hezbollah, të mbështetur nga Irani, në Libanin jugor./ REL

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bashkimi evropian #Gaza #Irani #Israel katz #Izrael #Izraeli #Kompania #Lockheed martin #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Elbasan/ Banorët e fshatit Kryezjarr në protestë për dëmtimin e rrugës nga mjetet e rënda
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Marrëveshja SHBA-Iran/ Nis trafiku detar në Hormuz, kalojnë tre supertankerët e parë me flamur saudit
  • Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit, CNN: Netanyahu po mundohet të ndikojë te memorandumi, nuk ka besim te Teherani
  • NATO përshëndet marrëveshjen SHBA-Iran, Rutte: Memorandumi synon të degradojë kapacitetet bërthamore të Teheranit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 8 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Pas disa ditësh në gjendje të rëndë, humb jetën 53-vjeçari i aksidentuar në Librazhd (EMRI) 6 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë U mbyt teksa po lundronte me motor uji, nxirret pas 2 ditë kërkimesh nga Liqeni i Ulzës trupi i 37-vjeçarit! U pikas nga dronët ujorë në disa metra thellësi 6 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Ha e pi me paratë tuaja”/ Zagani publikoi video të Ramës nga Zvicra, reagon Kryeministri: Isha i ftuar, kurrë s’kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën”, Rama nxjerr videon nga protesta: Fjalor me sharje, kore linçimi dhe ulërima marshuese 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by