Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Pesë shenja që tregojnë se dikush nuk është aq i mençur sa duket
Aktualitet

Pesë shenja që tregojnë se dikush nuk është aq i mençur sa duket

• 3 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Disa sjellje në komunikim mund të zbulojnë se një person po e mbivlerëson inteligjencën e vet, sidomos kur nuk dëgjon, nuk pranon kritika dhe i paraqet mendimet si fakte

Me siguri edhe ju keni takuar ndonjë person që është plotësisht i bindur në inteligjencën e vet. Megjithatë, nëse i kushtoni pak më shumë vëmendje, mund të vëreni disa detaje të vogla, por shumë domethënëse në sjellje, të cilat tregojnë se aftësitë e tij intelektuale ndoshta nuk janë në nivelin që ai përpiqet t’i paraqesë.

Këto shprehi nuk janë gjithmonë të dukshme në shikim të parë, por sapo të mësoni t’i dalloni modelet e sjelljes, ato bëhen gjithnjë e më të qarta.

Në psikologji, ky fenomen njihet si efekti Dunning-Kruger, i cili përshkruan njerëzit që nuk janë në gjendje t’i vlerësojnë realisht kufizimet e tyre.

Read more:Adriana Matoshi takohet me djalin e Agim Ramadanit, publikojnë bashkë fotografi në rrjetet sociale

Mendimin e paraqesin si fakt

Një tregues i qartë se dikush e mbivlerëson inteligjencën e vet është kur vazhdimisht i ngatërron mendimet me faktet. Bindjet dhe supozimet personale i paraqet si të vërteta të pakontestueshme, zakonisht pa asnjë provë që do t’i mbështeste ato.

Qëndrimin e sigurt e përjeton si dëshmi se ka të drejtë dhe nuk ndien nevojë ta kontrollojë saktësinë e pohimeve të veta.

Edhe kur i paraqiten informacione të verifikuara, shpesh reagon me nënvlerësim ose përpiqet ta zhvendosë bisedën në drejtim tjetër. Në botën e tij, më e rëndësishme është “të ketë të drejtë” sesa të japë informacione të sakta.

Ai është i bindur se, nëse beson diçka, ajo patjetër duhet të jetë e vërtetë, dhe rrallë çfarë mund ta bindë për të kundërtën, transmeton Telegrafi.

Read more:1 maji pritet me protesta në Greqi, mijëra grekë kërkojnë paga më të larta, ultimatum kushtet e punës

Mungesa e kureshtjes

Njerëzit vërtet inteligjentë dallohen nga kureshtja dhe dëshira e vazhdueshme për të mësuar. Ata bëjnë pyetje, hulumtojnë ide të panjohura dhe tregojnë interesim për këndvështrime të ndryshme mbi botën.

Në anën tjetër, kur për dikë është e rëndësishme vetëm që të tjerët ta shohin si të mençur, shpesh ndalet së mësuari dhe së zhvilluari vërtet. Mbetet i mbyllur në “flluskën” e vet të informatave dhe supozimeve të njohura, pa ndier nevojën të hulumtojë më thellë ose t’i rishikojë qëndrimet e veta.

Kjo shihet qartë në komunikimin e përditshëm. Bisedat me persona të tillë shpesh sillen në rreth, sepse qëllimi i tyre nuk është të mësojnë diçka, por të vërtetojnë atë që tashmë mendojnë se e dinë.

Për këtë arsye, ata e kanë të vështirë të përfshihen në një dialog të kuptimshëm dhe konstruktiv.

Read more:A janë ribashkuar Lela dhe Leo? Këto detaje ngjallin dyshime

Flasin më shumë sesa dëgjojnë

Kjo shprehi është shumë e dukshme, madje edhe në një kontakt të shkurtër. Personi që e mbivlerëson inteligjencën e vet shpesh përpiqet ta dominojë bisedën, pavarësisht temës.

Ai ndërhyn në fjalë, ua përfundon të tjerëve fjalitë dhe çdo diskutim e kthen nga vetja.

Mendon se, nëse flet më së shumti, do të lërë përshtypjen e autoritetit dhe kontrollit, edhe kur ajo që thotë nuk ka shumë kuptim. Në të njëjtën kohë, është dëgjues i dobët.

Përgjigjet e tij shpesh duken të shkëputura nga tema, ndërsa ndonjëherë reagon edhe ndaj diçkaje që nuk është thënë fare. Nuk bëhet fjalë domosdoshmërisht për mungesë vëmendjeje, por për faktin se është i përqendruar vetëm te mendimet e veta dhe te ajo që do të thotë më pas.

Read more:Legjenda e Liverpoolit: Robert Lewandowski do të ishte transferimi perfekt

Tallen me përpjekjet e të tjerëve

Kur njerëzit që e shohin veten si superiorë shohin dikë që provon për herë të parë diçka të re, shpesh reagojnë me tallje ose me siklet. Përpjekjet dhe pasiguria e të tjerëve duket se i irritojnë, prandaj këtë e drejtojnë ndaj atyre që i konsiderojnë “shënjestra të lehta”.

Në vend që ta njohin mundin dhe guximin që kërkon të mësuarit dhe provimi i diçkaje të re, ata instinktivisht e nënvlerësojnë ose e shpërfillin atë si të parëndësishme.

Kjo lidhet edhe me mungesën e tyre të kureshtjes. Eksperimentimin e shohin si diçka qesharake dhe shmangin situatat ku mund të duken të papërvojë ose më pak të informuar, edhe kur kjo është pjesë normale e procesit të të mësuarit.

Mbrohen menjëherë dhe reagojnë emocionalisht

Read more:“Zemra plot, sot”, Ramush Haradinaj uron Luanin për martesën, shpërndan fotografi nga ceremonia

Kjo sjellje më së shpeshti tregon se për dikë është më e rëndësishme ta mbrojë egon dhe reputacionin e vet sesa ta kuptojë bashkëbiseduesin ose ta zgjidhë mospajtimin.

Çdo kritikë e përjeton si sulm personal, ndërsa qëllimi kryesor i bëhet të “fitojë” në debat. Toni i bëhet i ashpër, ngre zërin dhe reagon në mënyrë impulsive, pa menduar shumë për saktësinë e asaj që thotë.

Kur shqetësohet emocionalisht, emocionet marrin kontrollin dhe ai fillon të mendojë në mënyrë joracionale. Për shkak se e përballon me vështirësi presionin, shpesh nuk arrin të përmbahet mjaftueshëm sa t’ia lejojë palës tjetër ta përfundojë mendimin ose ta paraqesë argumentin deri në fund. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Efekti dunning-kruger #Emocionet #Komunikim #Siguri #Sulm

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- “S’kemi arsim, shëndetësi as siguri”/ Protestuesi: Ata që kanë dosjet e shantazhit e tmerrojnë Ramën! Ai e urren popullin, punon për shkatërrimin e vendit
  • “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme
  • BIRN: Opinionet nga autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove
  • Kulluri: Smart City, KAYO dhe skandali AKSHI cenojnë sigurinë në vend. Qeveria ka lidhur kontrata me kompani nga vende që s’janë anëtare të NATO-s
  • Katër versione si mund të ndahemi me Ramën – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 19 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 12 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta e 40 në Tiranë/ “Bashkohuni që ta ndryshojmë këtë vend”, studenti në protestën kundër Ramës: Nuk duan rini që punon, i kanë lënë në baltë 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Protestë e pandalur kundër kryeministrit, shqiptarët kërkojnë dorëheqje/ Qytetari: Kanë vjedhur popullin, Rama të arrestohet 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by