Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Armeni/ Sot samiti i 8-të i Komunitetit Politik Europian, i pranishëm dhe Rama: E rëndësishme të ecim para me bashkimin e Europës
Aktualitet

Armeni/ Sot samiti i 8-të i Komunitetit Politik Europian, i pranishëm dhe Rama: E rëndësishme të ecim para me bashkimin e Europës

• 4 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri Rama mbërriti këtë mëngjes në vendin ku do të mbahen punimet Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, (Karen Demirchyan Complex) në Jerevan, Armeni.

“Është një tjetër samit, Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet tona të përbashkëta. Ndërkohë, është një tjetër shans i madh për të parë se sa mund të bëjmë së bashku dhe sa e rëndësishme është te ecet përpara me bashkimin e Europës. Duhet të shohim se çfarë qëndron realisht pas dhe ndërkohë është e qartë, që kështu siç janë gjërat, NATO-ja duhet të mbështetet më shumë në pjesën europiane”, tha Rama.

Teksa hyri në kompleks, Rama shkëmbeu përshëndetje me kryeministrin armen, Nikol Pashinyan.

Read more:Armeni/ Sot mbahet samiti i 8-të i Komunitetit Politik Europian, i pranishëm dhe kryeministri Rama

Kreu i qeverisë shqiptare mbërriti mbrëmë në vendin e takimit në Yerevan në të njëjtën kohë me shefin e NATO-s, Mark Rutte dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Ky takim i 8-të ka mbledhur udhëheqës nga i gjithë kontinenti në Jerevan të Armenisë, nën moton “Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Evropë”.

Samiti do të bashkëkryesohet nga António Costa, Presidenti i Këshillit Evropian, dhe Nikol Pashinyan, Kryeministri i Armenisë.

Read more:Armeni/ Sot mbahet samiti i 8-të i Komunitetit Politik Europian, i pranishëm dhe kryeministri Rama

48 krerë shtetesh dhe qeverish janë ftuar të marrin pjesë në këtë takim të tetë të Komunitetit Politik Evropian, mes të cilëve 27 vendet anëtare të BE-së, Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit, ndërsa për herë të parë, në këtë samit do të marrë pjesë dhe një shtet jo-evropian si Kanadaja.

Axhenda
09:00- Mbërritjet
10:45- Ceremonia e hapjes/ Foto familjare
11:30- Hapja e seancës plenare plenare
12:45- Dreka joformale/ Takime dypalëshe dhe shumëpalëshe
14:15- Diskutime në tryezë të rrumbullakët
15:15- Takime dypalëshe dhe shumëpalëshe
16:00- Seanca plenare përmbyllëse
16:30- Deklarata për shtyp

Komuniteti Politik Evropian është takuar deri më tani shtatë herë. Vitin e kaluar Saminit u mbajt në Shqipëri më datë 16 maj ndërsa i fundit është zhvilluar më 2 tetor në Danimarkë. Takimi i radhës i samitit të Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohet në Irlandë në nëntor 2026.

Read more:Flotilja e Gazës, Izraeli arreston 175 aktivistë, reagon Meloni: Lironi italianët

lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:53

Fotoja familjare në samitin e Komunitetit Politik Europian, Rama e Meloni të qeshura e përqafime mes liderëve botërorë

Liderët botërorë realizuan foton familjare për samitin e Komunitetit Politik Europian që zhvillohet në Armeni. Ndërsa të gjithë përgatiteshin për të pozuar, kryeministri Edi Rama dhe homologia italiane, Giorgia Meloni janë kapur duke shkëmbyer batuta.

Shefi i qeverisë ndodhet në rreshtin e parë, krah presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, ndërsa më pas afrohet Meloni. Në këtë moment Rama dhe Meloni shkëmbejnë disa batuta dhe një përqafim të ngrohtë, ndërsa më pas pozojnë për foton familjare.

1777884720_ediramadhemeloni.jpg

Ora 08:45

Rama pritet nga kryeministri armen Nikol Pashinyan në Samitin e Komunitetit Politik Europian

Pas përfundimit të deklaratës për shtyp, kryeministri Rama hyri në vendtakimin ku do të mbahet Samiti i 8-të i Komunitetit Politik Europian, ndërsa u mirëprit nga kryeministri armen, Nikol Pashinyan për të shkrepur edhe foton familjare.

Read more:Berisha falënderon kongresmenët amerikanë për rezolutën: Kosova në NATO, përgjigje ndaj ambicieve ruse

Ora 08:37

Rama mbërrin në Samitin e Komunitetit Politik Europian: E rëndësishme të vijohet me unifikimin e Europës! BE i paplotë është më i dobët (VIDEO)

Kryeministri Rama ka mbërritur në takimin e Komunitetit Politik Europian në Yerevan të Armenisë, të cilin, në një deklaratë për shtyp, e cilësoi si një mundësi për të treguar sa i rëndësishëm është unifikimi i Europës.

“Është një tjetër samit, Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet tona të përbashkëta. Ndërkohë, është një tjetër shans i madh për të parë se sa mund të bëjmë së bashku dhe sa e rëndësishme është te ecet përpara me bashkimin e Europës.
Duhet të shohim se çfarë qëndron realisht pas dhe ndërkohë është e qartë, që kështu siç janë gjërat, NATO-ja duhet të mbështetet më shumë në pjesën europiane”, tha Rama.

Read more:Infantino: Irani do të jetë në Kupën e Botës, do të luajë 3 ndeshjet e fazës së grupeve në SHBA

I pyetur se çfarë mund t’u ofrojë BE vendeve që aspirojnë anëtarësimin, Rama tha se kjo lidhet me forcimin e Europës.

“Nuk ka të bëjë me ofrimin e diçkaje për dy apo më shumë vende, por ka të bëjë me të menduarit e të vepruarit shpejt, sepse ka të bëjë me vetë Europën, me vetë Bashkimin Europian. Një Bashkim Europian që nuk është i plotë, është më i dobët dhe është më i cenueshëm sesa një Bashkim Europian i cili është i plotë”, përmbylli Rama.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #armeni #Edi Rama #Foto #Giorgia meloni #Jerevan #Kanadaja #komuniteti politik europian #Kosova

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Protestat për dorëheqjen e tij! “Kryeministri ka prekur fundin”, Agim Nesho: Shtatori do të sjellë goditje ndaj Ramës nga komuniteti ndërkombëtar
  • Rama poston pamje nga mbledhja në Pogradec, komentuesit e “kryqëzojnë”: Tani u kujtove për njerëzit? Shkoni te hallexhinjtë, jo në resorte!
  • “Shtrembërimi në hundë është nga dhuna”, Berisha për deklaratat e Ramës: Jo pak e quajtën krim pasioni, ishte në dhomë me… Autori u arrestua
  • Shkolla ‘Abdyrrahman Përmeti’ në Lis të Matit gati për vitin e ri shkollor! Rama: Investim i rëndësishëm për fëmijët dhe komunitetin (FOTO)
  • “Mos u merrni me hundën time”/ “Jo pak e quajtën krim pasioni”, Berisha për deklaratat e Ramës: Autori u arrestua. Emrin po të dojë…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 31 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 28 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 17 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 13 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by