Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. VAR-i zbulon audion e vendimit kyç për anulimin e kartonit të kuq në fitoren e Real Madridit ndaj Espanyolit
Aktualitet

VAR-i zbulon audion e vendimit kyç për anulimin e kartonit të kuq në fitoren e Real Madridit ndaj Espanyolit

• 4 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një ndërhyrje vendimtare e sistemit VAR, e konfirmuar më vonë edhe përmes audios zyrtare të ndeshjes, rezultoi të ishte momenti përcaktues në fitoren 2-0 të Real Madridit ndaj Espanyol, pasi një karton i kuq i dhënë në pjesën e parë u anulua pas rishikimit në monitorin anësor.

Ngjarja ndodhi në mesin e pjesës së parë, kur gjyqtari kryesor Jesus Gil Manzano fillimisht ndëshkoi me karton të kuq direkt mbrojtësin e Espanyol, Omar El Hilali, për një ndërhyrje ndaj Vinicius Junior.

Megjithatë, gjyqtari i VAR-it, Jorge Figueroa Vazquez, ndërhyri menjëherë duke e këshilluar arbitrin kryesor që të rishikonte episodin në monitorin pranë fushës.

Audio-ja e procesit të rishikimit zbulon dialogun që çoi në ndryshimin e vendimit. Gjyqtari në fushë u ftua të rishikonte pamjet përpara se të merrte vendimin përfundimtar.

Read more:Tifozët e Arsenalit kërkojnë nga UEFA ndëshkimin e Simeones pas veprimit që bëri gjatë ndeshjes

“OK, ma shfaqni”, dëgjohet të thotë Gil Manzano.

Nga dhoma e VAR-it, zyrtarët argumentuan se nuk kishte kontakt të qartë me takat e këmbës dhe se ndërhyrja nuk e përmbushte kriterin për karton të kuq.

“Nuk ka kontakt dhe shihet qartë ndërhyrja”, ishte reagimi nga VAR-i.

Read more:Ndryshime të mëdha te Real Madridi, ylli i skuadrës i informon se do të të largohet në verë

Pas rishikimit të pamjeve, Gil Manzano e ndryshoi vendimin fillestar: “Nuk ka kontakt me takat, në rregull. Do ta kthej në karton të verdhë dhe e anuloj kartonin e kuq”.

Kështu, kartoni i kuq u anulua dhe u zëvendësua me një ndëshkim me karton të verdhë, duke e lënë Espanyol me 11 lojtarë në fushë dhe duke ruajtur ekuilibrin e ndeshjes.

Përtej këtij episodi, sfida ishte e fortë dhe e luftuar, me të dy skuadrat që grumbulluan disa kartonë të verdhë. Espanyol mori tre, ndërsa Real Madrid u ndëshkua katër herë, përfshirë Vinicius Junior dhe Brahim Diaz.

Read more:Endrick apo Gonzalo Garcia? Real Madridi vendos se kë do ta mbajë sezonin e ardhshëm

Pavarësisht polemikës në pjesën e parë, Real Madrid arriti të sigurojë fitoren 2-0, ndërsa trajneri i Espanyol, Manolo Gonzalez, më vonë theksoi se skuadra e tij kishte qenë e barabartë në shumë momente të lojës.

Ai vuri në dukje rastet e humbura si faktorin vendimtar të rezultatit: “Nëse nuk shfrytëzon rastet, ata kanë lojtarë që mund ta vendosin ndeshjen”.

Megjithatë, pavarësisht rezultatit, vendimi i VAR-it për anulimin e kartonit të kuq mbetet episodi më i diskutuar i takimit. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Espanyol #La liga #madrid #Omar el hilali #Real madrid #Var #Vendimi #Vinicius junior

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • ‘Territorialja’, Maliqi nuk do bashkimin me Korçën, Këshilli Bashkiak rrëzon propozimin me 21 vota kundër dhe vetëm 1 pro
  • PD i kërkon Peleshit ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit: Po shkelni Kushtetutën, zbatoni vendimin e GJK!
  • Fshati Vuno shpallet “Qendër Historike”/ Qeveria miraton zonën mbrojtëse dhe planin e ruajtjes
  • Revoltat kundër Ramës dhe arrestimi i kreut të SHISH, ambasadori bullgar nga Pusteci: Protesta është e drejtë e qytetarëve! Për gjykatën presim vendimin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin 1 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 1 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin