Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Tifozët e Arsenalit kërkojnë nga UEFA ndëshkimin e Simeones pas veprimit që bëri gjatë ndeshjes
Aktualitet

Tifozët e Arsenalit kërkojnë nga UEFA ndëshkimin e Simeones pas veprimit që bëri gjatë ndeshjes

• 30 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Tifozët e Arsenalit kanë kërkuar që të merren masa ndaj Diego Simeones, pasi pamjet nga tribuna treguan se çfarë bëri trajneri i Atletico Madridit gjatë një kontrolli të vonë në VAR në barazimin 1-1 në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Arsenali kaloi në avantazh në pjesën e parë me penalltinë e realizuar nga Viktor Gyokeres, ndërsa Julian Alvarez barazoi nga pika e bardhë menjëherë pas pushimit.

Atletico, si vendas, ishte skuadra më e mirë në pjesën e dytë dhe duhej të kishte gjetur golin e fitores, por në fund ishte Arsenali ai që u ndje i dëmtuar.

Read more (Arsenal):Notat e lojtarëve, Atletico Madrid 1-1 Arsenal: Gyokeres dhe Alvarez më të mirët

“Topçinjtë” fituan një penallti të dytë, kur David Hancko u vlerësua se kishte faulluar Eberechi Ezen brenda zonës. Dukej se kishte kontakt, por mbetet e diskutueshme nëse ai kontakt ishte i mjaftueshëm për të akorduar penallti.

“Ishte kundër rregullave” – Arteta i tërbuar me vendimin për penalltinë ndaj Eze

Lojtarët e Arsenalit u lanë të tërbuar, me komentatorët e TNT Sportsqë vunë në dukje se Simeone kishte dalë nga zona e tij teknike për të tentuar të komunikonte me gjyqtarin.

Pamjet e filmuara nga tifozët dhe të publikuara në rrjete sociale tregojnë Simeonen duke i bërtitur gjyqtarit teksa ai po i afrohej monitorit, dhe ai vazhdoi ta bënte këtë gjatë gjithë procesit të rishikimit.

Read more (Diego simeone):Formacionet zyrtare, Atletico Madrid – Arsenal: Simeone dhe Arteta me nga 11 'luftëtarë' në fushë

Diego Simeone was seen leaving his technical area to protest loudly at the referee while VAR was being checked, before the decision eventually went against Arsenal and the penalty was overturned 👀

🎥 @laythy29 #ucl pic.twitter.com/NY7qUxnYWr
— Arsenal Radar (@ArsenalRadar) April 29, 2026

Ndërsa argjentinasi shfaqi qartë pasion, tifozët e Arsenalit e konsideruan këtë si tejkalim të kufijve dhe kërkojnë që UEFA të marrë masa disiplinore me efekt prapaveprues.

Njëri shkroi: “Imagjinoni sikur Arteta të sillej si Simeone. Do ta dënonin me një ndalim për ta drejtuar ekipin për gjithë sezonin”.

Read more (Atletico madrid):Champions League/ Sot Atletico – Arsenal, skuadrat me gjashtë mungesa! Formacionet e mundshme

Një tjetër deklaroi: “Simeone duhet të ndalohet. Ai i intimidon gjyqtarët gjatë gjithë 90 minutave”.

Një i tretë shtoi: “Dua që Arteta të jetë mbi atë gjyqtar javën tjetër, nëse ai shkon te monitori për çfarëdo rasti”./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arsenal #Atletico madrid #Diego simeone #Julian alvarez #Liga e kampionëve #uefa #Var #Viktor gyokeres

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “SPAK mos ndalo”/ Pankartat në ditën e 106 të protestës: Rama trajner, ekip me korrupsion
  • U kap në makinë me Ergys Agasin, ish-efektivi Shpataraku sot në GJKKO! I sekuestrohet arsenali me pistoleta e shotgun, i hiqet leja e armës
  • Ylli Zalla ‘patrullon’ rrugët me kallash në dorë, Report Tv siguron pamjet, ja si u mbajt në vëzhgim me dron ‘Bayraktar’ (VIDEO)
  • Pak orë pas mesazhit në Report Tv, kapet i shumëkërkuari Ylli Zalla! Fshihej pranë shtëpisë, ishte i armatosur me kallashnikov! Prej ditësh nën vëzhgim me dronë ‘Bayraktar’ (VIDEO)
  • Pak orë pas mesazhit në Report Tv, kapet Ylli Zalla! Fshihej pranë shtëpisë, ishte i armatosur me kallashnikov! Prej ditësh nën vëzhgim me dronë ‘Bayraktar’ (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 319 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 45 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin 11 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Kronikë “Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë” nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit të Lumturie Patushit para se të vritej nga bashkëshorti në Tiranë 9 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! I arrestuar në 2017-ën për dhunë në familje (EMRAT+VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by