Sot në orën 21:00 në ‘Metropolitano’ të Madridit do të luhet ndeshja mes Atleticos dhe Arsenalit, e vlefshme për gjysmëfinalet e Champions League. Ky është takimi i parë mes tyre, ndërsa më 5 maj në Londër do të zhvillohet dueli i kthimit që do përcaktojë fatet e finales.
Pas fitores së PSG-së 5-4 kundër Bayern Munchen, tifozët kanë pritshmëri të larta për këtë 90 minutësh. Diego Simeone nuk do të ketë të gatshëm për shkak të dëmtimeve Pablo Barrios, Jose Gimenez dhe Nicolas Gonzalez. Ndërkohë Mikel Arteta do duhet të bëjë pa të dëmtuarit Kai Havertz, Mikel Merino dhe Jurrien Timer.
Formacionet e mundshme:
Atl. Madrid: Oblak; Molina, Pubil, Le Normand, Ruggeri; Simeone, Llorente, Koke, Lookman; Griezmann, Alvarez
Read more (madrid):Gjiganti italian rivalizon Realin dhe klubet angleze për Angelo Stiller
Arsenal: Raya; White, Saliba, Gabriel, Hincapie; Rice, Zubimendi, Odegaard; Eze, Madueke, Gyokeres



