Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Pak orë pas mesazhit në Report Tv, kapet Ylli Zalla! Fshihej pranë shtëpisë, ishte i armatosur me kallashnikov! Prej ditësh nën vëzhgim me dronë ‘Bayraktar’ (VIDEO)
Kronikë

Pak orë pas mesazhit në Report Tv, kapet Ylli Zalla! Fshihej pranë shtëpisë, ishte i armatosur me kallashnikov! Prej ditësh nën vëzhgim me dronë ‘Bayraktar’ (VIDEO)

• 17 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pas disa tentativave të dështuara të mëparshme për ta arrestuar dhe videomesazhit së një dite më parë të transmetuar në Report Tv ku shfaqej para shtëpisë duke akuzuar policinë se donte ta vriste, i shumëkërkuari Ylli Zalla përfundon me pranga në duar. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari që përgëzonte Policinë për këtë arritje.

49-vjeçari ishte fshehur në një banesë tjetër, rreth 500 metra larg shtëpisë së tij në Zallë të Fushë-Krujës, në një zonë të pyllëzuar. Në momentin e arrestimit, i shumëkërkuari ka qenë i armatosur me kallashnikov me 3 karikatorë. Sipas burimeve, zona mbahej në vëzhgim prej ditësh me dron të teknologjisë së lartë ‘Bayraktar’ nga ‘Operacionalja’ e Tiranës.

Një ditë më parë, atij iu vendos tritol në banesë, çka bëri që makina e tij, tip ‘Benz’, të shkrumbohej.

Për ngjarjen e ndodhur të shtunën në mbrëmje vonë, policia u njoftua paraditen e së dielës nga bashkëshortja e Zallës që ndodhej në Itali, ndërsa dyshimet ishin që autori të jetë vetë ai. Por në një video, 49-vjeçari mohoi që të ishte ai personi që kishte vendosur tritolin me qëllim azilin politik, teksa akuzoi Policinë dhe bandat e krimit të organizuar se po përpiqen ta vrasin.

Read more:Në kërkim prej vitit 2025, eksploziv në shtëpinë e Ylli Zallës në Fushë-Krujë, gruaja njoftoi policinë nga Italia! Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar për azil

“Unë Ylli Zalla në nëntor 2025 vjen Policia e Shtetit më akuzon për lidhjen e Rinasit. Hyjnë makina, dalin makina. Pa ekspertizë e pa asnjë lloj prove më ngatërrojnë me bandat. Kalojnë disa muaj dhe gjejnë armatim, Ylli Zalla s’ka armatim. Pas kësaj, në qershor 2026, në datën 22 më vijnë Policia e Shtetit pas shtëpie me më vra vdek e në tokë. Unë jam hallexhi, kam fëmijët pa bukë. Ja çfarë më ka bërë mua Policia e Shtetit. Unë dyshoj te Policia dhe bandat. Gazetarët flasin kot, thonë kërkon azil. Unë nuk kërkoj azil, nuk largohem nga prona ime”, tha ai.

Më 20 shkurt të këtij viti, Zallës iu gjet një arsenal armësh me të cilat dyshohet se furnizonte grupet kriminale. Edhe në një operacion në mars, në oborrin e banesës së tij u gjet një sasi municioni luftarak dhe 14 fitila zjarrpërcjellës. Më 23 qershor, kur pati një tjetër tentativë për arrestimin e tij, iu gjetën pistoletë, fishekë, një celular dhe një detektor frekuencash.

12 vjet më parë Zalla është arrestuar për po të njëjtën vepër penale, prodhim të bombave artizanale, dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge. Në atë kohë dyshohej për lidhje me grupin ISIS për rekrutime të shqiptarëve për xhihad.

Njoftimi i Ministrisë

Përgëzime Policisë së Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit policor “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Read more:Në kërkim prej vitit 2025, eksploziv në shtëpinë e Ylli Zallës në Fushë-Krujë, gruaja njoftoi policinë nga Italia! Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar për azil

Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili i shmangej drejtësisë dhe tashmë është arrestuar nga Policia e Shtetit.

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Read more:U ekstradua nga SHBA në Shqipëri pas 30 vitesh, zbardhet dosja e Sokol Hoxhës: Si një sherr për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:13

Fundi i arratisë së Ylli Zallës, policia publikon videon: U kap në një zonë të pyllëzuar, mbante kallashnikov e 3 krehra

Ka marrë fund paraditen e sotme arratia e të shumëkërkuarit Ylli Zalla. Policia Tiranë bën me dije se 49-vjeçari u arrestua në një zonë të pyllëzuar. Zalla ka qenë i armatosur me kallashnikov e 3 krehra.

Policia ka publikuar edhe videon e arrestimit, ku shihet Ylli Zalla i prangosur si dhe kallashnikovi që mbante.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Read more:SHBA-ja ka përdorur armë në vlerë prej 24 miliardë dollarësh në luftën me Iranin

Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili kishte mundur t’i shpëtonte disa herë Policisë.

Në kuadër të operacionit “Fundi i Arratisë”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 49-vjeçarin në një zonë të pyllëzuar. Në momentin e kapjes, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe 3 krehra.

Më datë 14 nëntor 2025, në banesën e tij u gjet një arsenal armësh, lëndësh plasëse, armësh zjarri dhe municioni.

Read more:Mbronte anijet që kalonin në Ngushticën e Hormuzit, Irani fundos me shpërthim “arsenalin lundrues”

Më datë 20 shkurt, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zonën përreth dhe pranë banesës së 49-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë gjetën dhe sekuestruan një arsenal armësh, lëndësh plasëse dhe municioni luftarak, lëndë narkotike Cannabis Sativa, uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Gjithashtu, më datë 23 qershor, në vijim të operacioneve për kapjen e tij, gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje, një celular, municion luftarak dhe një detektor frekuencash.

Materialet procedurale do t’u referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe
Kronikë

Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

Kronikë

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv

Tags: #Armatim #Armë #Arrestimit #Arsenal #atentati me dy te vrare ne rinas #gilmando dani #krujë #ministria e brendshme #Muci Shaljani #ylli zalla #zalle

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes
  • Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
  • Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen
Nga të njëjtat tag-e
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
  • “Integrimi s’mund të përdoret si fasadë për të fshehur kapjen e institucioneve”, Albana Vokshi: Si po e mund narkoshteti shqiptar kushtëzimin evropian
  • ‘Një nga rastet më të paprecedenta’, Spahiu: Këshilli i Sigurimit të reflektojë për skandalin e kreut të SHISH
  • ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO)
  • U gjet 50 metra larg parcelës me kanabis, pranga 38-vjeçarit në Tropojë! Zbardhen 2 vjedhje në Kukës, arrestohet autori (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë 7 lexime · 3 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes 1 lexime · 4 orë më parë
  5. 05
    Sociale Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO) 1 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

TIRANË– Prokuroria e Posaçme po zgjeron hetimet për të vërtetuar qëndrojnë apo jo denoncimet e bëra pak javë…

• 4 orë më parë • 7 min lexim
Kronikë

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Dhomës së Avokatisë,…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live

105 nenet e ndryshuara apo të shtuara në Kodin e Procedurës Penale shihen si një paketë ekuilibri mes…

• 2 ditë më parë • 32 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by