Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. U ekstradua nga SHBA në Shqipëri pas 30 vitesh, zbardhet dosja e Sokol Hoxhës: Si një sherr për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos
Kronikë

U ekstradua nga SHBA në Shqipëri pas 30 vitesh, zbardhet dosja e Sokol Hoxhës: Si një sherr për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

• 6 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ekstraduar drejt Shqipërisë Sokol Hoxhën, personin e akuzuar për një vrasje të trefishtë, i cili për rreth 30 vite i është shmangur drejtësisë.

Hoxha, i arrestuar disa muaj më parë në SHBA, tashmë do të përballet me drejtësinë shqiptare për një nga ngjarjet më të rënda kriminale të vitit 1997, vrasjen e dy vëllezërve Ilirjan dhe Hektor Banaj në Patos.

Ngjarja ka ndodhur më 30 mars të vitit 1997, në një periudhë të trazuar për vendin, ndërsa konflikti që çoi në vrasje nisi pas një debati për një kasetofon makine.

Sipas dosjes që disponon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, rezulton se Ilirjan Banaj kishte pasur një përplasje me Ervin Sulollarin për shkak të një kasetofoni që ky i fundit ia kishte dhënë dhe më pas kishte përfunduar te një person tjetër. Në këtë debat ka qenë i pranishëm edhe Sokol Hoxha, i cili ndërhyri duke goditur me pëllëmbë të dy personat.

Read more:Denoncimi i PD: Marrëveshja për huanë 302 milionë dollarë me SHBA, vetëm 19 nga 74 deputetë rezultojnë se janë konsultuar

Pas konfliktit, Ilirjan Banaj është larguar dhe ka shkuar në banesën e tij. Më vonë ai ka dalë me automjetin e tij dhe, sipas dosjes, ka qëlluar me armë në ajër në një rrugë të qytetit të Patosit.

Ky veprim ka bërë që Dritan Selimi (nipi i Sokol Hoxhës), i cili sipas hetimeve kishte marrë vesh për ngjarjen, të njoftonte Sokolin. Sipas akteve të gjykimit, të dy janë armatosur me pistoletë dhe automatik dhe kanë dalë në kërkim të Ilirjan Banajt.

Në zonën e tregut të fruta-perimeve pranë stacionit të autobusëve në Patos, dy vëllezërit Ilirjan dhe Hektor Banaj janë përballur me automjetin fuoristradë pa targa ku udhëtonin Sokol Hoxha, Dritan Selimi dhe Ervin Sulollari.

Read more:Vrau 3 persona në 1997, ekstradohet nga SHBA drejt Shqipërisë Sokol Hoxha! I dënuar me 25 vite burg nga gjykatat në Shqipëri, kërkohet edhe në Belgjikë

Sipas dëshmive të administruara në dosje, pas një debati të shkurtër, Sokol Hoxha ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj Ilirjan Banajt. Kur Hektori ka dalë nga makina për të ndaluar sulmin ndaj vëllait të tij, edhe ai është qëlluar me armë.

Në dosje thuhet se Dritan Selimi ka përdorur automatikun ndaj Hektor Banajt, ndërsa edhe Sokol Hoxha ka qëlluar në drejtim të tij. Pas sulmit, dy autorët janë larguar nga vendngjarja me automjetin e tyre.

Një dëshmitar okular i cituar në dosje, Leonard Rrapaj, ka deklaruar se ka parë dy personat të largoheshin nga vendi i ngjarjes me një fuoristradë pa targa, ndërsa mbanin armë zjarri.

Read more:Pas 3 dekadash në arrati, i dënuari për 3 vrasje ekstradohet nga SHBA në Tiranë! Momenti kur mbërrin me pranga në Rinas (VIDEO)

Ekspertizat mjeko-ligjore kanë dokumentuar pasojat e rënda të sulmit. Sipas dosjes, në trupin e Ilirjan Banajt janë konstatuar 11 plagë të shkaktuara nga armë zjarri, ndërsa te Hektor Banaj janë evidentuar 4 plagë të rënda, me dëmtime në organe jetësore.

Gjykata ka arritur në përfundimin se Sokol Hoxha dhe Dritan Selimi kanë kryer vrasjen në bashkëpunim, duke i shpallur fajtorë për vrasjen e dy vëllezërve.

Në dosje theksohet se rëndësinë e veprës e rëndojnë mënyra e kryerjes, përdorimi i armëve dhe fakti që autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe iu shmangën drejtësisë për vite me radhë.

Read more:Abuzimi me fondet e SASPAC/ Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi! I përfunduan afatet e paraburgimit (VIDEO)

Përveç çështjes së vrasjes së vëllezërve Banaj, Sokol Hoxha është dënuar me burgim të përjetshëm edhe në Belgjikë për vrasjen e shtetases shqiptare Brunilda Dervishi. Pas arrestimit të tij në SHBA, autoritetet shqiptare kanë nisur komunikimet me palën belge për transferimin e çështjes.

Ndërkohë, autoritetet britanike kanë revokuar pasaportën britanike që Hoxha kishte marrë rreth viteve 2000 me identitetin Hysen Gashi, emër me të cilin ai kishte hyrë më pas edhe në SHBA./TopChannel

Lexo edhe
Kronikë

Një ditë më parë vodhi makinën në Tepelenë, i riu kapet në Durrës! Tenton t’i ikë Policisë dhe përplas 4 automjete

Kronikë

Plagosja e artistit nga Kosova në Tiranë pas një sherri në lokal, një në pranga, një në kërkim! Arrestohet edhe i plagosuri ‘Leumasi’, kërkohej për drogë

Tags: #Armë #Arrestimit #brunilda dervishi #dritan selimi #ervin sulollari #hektor banaj #ilirjan banaj #leonard rrapaj #Shba #sokol hoxha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Një ditë më parë vodhi makinën në Tepelenë, i riu kapet në Durrës! Tenton t’i ikë Policisë dhe përplas 4 automjete
  • Plagosja e artistit nga Kosova në Tiranë pas një sherri në lokal, një në pranga, një në kërkim! Arrestohet edhe i plagosuri ‘Leumasi’, kërkohej për drogë
  • SPAK lëshon urdhërarrest për Endrit Doklen, i shpëton operacionit! Prangoset një tjetër në Shkodër, trafikonin drogë me grupin e Rrajave! VIDEO e operacionit
  • SPAK godet sërish grupin e ‘Rrajave’, shpall në kërkim Indrit Doklen, në pranga një tjetër! Akuzohen për trafik droge! VIDEO e operacionit
  • I pandehur në Rumani, lidhjet e ish-numrit 2 të inteligjencës rumune me Vlora Hysenin! Media: Coldea ishte këshilltar i Ramës, ndanë të njëjtën zyrë
Nga të njëjtat tag-e
  • Plagosja e artistit nga Kosova në Tiranë pas një sherri në lokal, një në pranga, një në kërkim! Arrestohet edhe i plagosuri ‘Leumasi’, kërkohej për drogë
  • Presidenti Begaj pret letrat kredenciale të ambasadorit të ri të SHBA-ve në Tiranë, Eric Wendt
  • Ambasadori i SHBA Eric Wendt dorëzon letrat kredenciale te Presidenti i Republikës, largohet nga Pallati i Brigadave pas më shumë se një ore (VIDEO)
  • Eric Wendt dorëzon letrat kredenciale te Presidenti i Republikës, ambasadori i SHBA largohet nga Pallati i Brigadave pas më shumë se një ore
  • VIDEO/ Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave për takimin me Presidentin, ambasadori i ri amerikan nis sot detyrën në Shqipëri
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 19 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 15 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë 13 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë Akademikët shqiptarë hedhin hapa konkretë për demokracinë, institucionet dhe integrimin europian 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet 12 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Zbardhet plagosja e të riut në Lezhë, sherri nisi për pagesën e riparimit të makinës! Babë e bir në kërkim (EMRAT) 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Një ditë më parë vodhi makinën në Tepelenë, i riu kapet në Durrës! Tenton t’i ikë Policisë dhe përplas 4 automjete

Vetëm një ditë pasi vodhi një makinë në Tepelenë, 30-vjeçari Mariglen Kondi u arrestua në Durrës, teksa tentoi…

• 1 minutë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Plagosja e artistit nga Kosova në Tiranë pas një sherri në lokal, një në pranga, një në kërkim! Arrestohet edhe i plagosuri ‘Leumasi’, kërkohej për drogë

Policia ka zbardhur plagosjen me armë zjarri të ndodhur një ditë më parë pranë “Zogut të Zi” në…

• 1 minutë më parë • 2 min lexim
Kronikë

SPAK lëshon urdhërarrest për Endrit Doklen, i shpëton operacionit! Prangoset një tjetër në Shkodër, trafikonin drogë me grupin e Rrajave! VIDEO e operacionit

TIRANË– SPAK dhe BKH zhvilluan mëngjesin e kësaj të shtune një aksion në Shkodër, ku arrestuan në banesën…

• 1 orë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by