Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Një gjethe nga kuzhina mund t’i forcojë lulet dhe t’i mbrojë nga dëmtuesit
Aktualitet

Një gjethe nga kuzhina mund t’i forcojë lulet dhe t’i mbrojë nga dëmtuesit

• 4 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjethja e dafinës, përveçse përdoret në gatim, mund të shërbejë edhe si tretje natyrale për bimët, duke ndihmuar në forcimin e tyre dhe në mbrojtjen nga dëmtuesit

Nëse këto ditë keni qëndruar para bimëve tuaja dhe keni menduar: “Pse nuk duken ashtu siç i kam imagjinuar?”, edhe pse i ujitni, i zhvendosni në dritë, ua ndërroni saksitë, por megjithatë duket sikur diçka u mungon, është shumë e mundur që zgjidhjen ta keni tashmë në kuzhinë.

Jo në preparate të shtrenjta, jo në plehra të veçanta, por në diçka që e përdorni çdo ditë, pothuajse pa e menduar.

Në shikim të parë, dafina duket se nuk ka lidhje me lulet. E përdorim në gatim, e shtojmë në gjellë dhe pastaj e harrojmë.

Por ajo që pak njerëz e dinë është se dafina përmban minerale të rëndësishme për rritjen e bimëve, si kalium, kalcium dhe magnez.

Kur përdoret si duhet, dafina mund:

– ta përmirësojë cilësinë e dheut
– të ndihmojë në forcimin e kërcellit
– të ndikojë në rritje më të dendur dhe më të shëndetshme
– të veprojë si pleh i butë natyral

Read more:Lana Del Rey merr vëmendjen me këpucët e pazakonta në Beverly Hills

Përveç kësaj, vajrat eterike nga gjethja kanë edhe një rol tjetër të rëndësishëm: ndihmojnë në mbrojtjen e bimëve nga dëmtuesit dhe nga shfaqja e mykut.

Si përgatitet tretja që mund t’i rigjallërojë lulet

Ajo që e bën këtë metodë veçanërisht interesante është thjeshtësia e saj.

Nuk kërkon pajisje të veçanta dhe as përbërës shtesë.

Ju duhen:

– 10 deri në 15 gjethe dafine
– 1 litër ujë i valuar

Gjethet përvëlohen me ujë, mbulohen dhe lihen të qëndrojnë një ditë.

Read more:Subvencionet në bujqësi 2026: 90 €/lopë qumështore, 30 €/dele e dhi – lista e plotë

Më pas, lëngu kullohet dhe hollohet: një masë nga lëngu i përgatitur me dy masa ujë të zakonshëm.

Kështu përfitoni një tretje natyrale që përdoret për spërkatjen e bimëve, transmeton Telegrafi.

Kur dhe si ta përdorni për efekt më të mirë

Këtu hyjnë në lojë detajet që bëjnë dallimin.

Bimët nuk duhet të trajtohen pa rregull.

Më së miri është:

– t’i spërkatni gjethet në mbrëmje ose kur moti është me re
– ta shmangni diellin e drejtpërdrejtë, që të mos dëmtohen gjethet
– ta përsëritni procedurën disa herë në javë gjatë pranverës

Read more:Real Madridi mbetet edhe pa një mbrojtës – dëmtim i rëndë, deri pesë muaj jashtë

Ky ritëm u mundëson bimëve t’i thithin gradualisht lëndët ushqyese, pa stres dhe pa ndryshime të menjëhershme.

Cilat bimë reagojnë më së miri ndaj këtij truku

Efekti vërehet më shpejt te bimët që janë në fazë të rritjes intensive.

Veçanërisht mirë reagojnë:

– lulet si fikusi dhe barbaroza
– kulturat perimore si domatja, speci dhe patëllxhani

Te këto bimë shpesh shihet ajo që të gjithë e dëshirojmë: gjethe më të bujshme, kërcell më i fortë dhe pamje më e shëndetshme e tërë bimës.

Read more:Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 32-të, vëmendja në Hajvali

Pse ky trik në të vërtetë funksionon

Në thelb, bimët nuk kërkojnë shumë.

Ato kërkojnë ekuilibër: pak më shumë lëndë ushqyese, pak mbrojtje dhe kushte të qëndrueshme.

Dafina bën pikërisht këtë.

Ajo nuk e “shtyn” rritjen si preparatet kimike, por e nxit atë natyrshëm, gradualisht dhe pa rrezik të madh dëmtimi.

Dhe ndoshta pikërisht këtu qëndron përparësia e saj më e madhe.

Edhe disa këshilla

Nëse dëshironi rezultat edhe më të mirë, mund ta kombinoni këtë trajtim me kujdesin bazë:

– hiqni rregullisht gjethet e thata
– mos e teproni me ujitje
– siguroni dritë të mjaftueshme

Dafina mund të japë nxitje, por ndryshimi i vërtetë vjen kur të gjitha kushtet përputhen.

Read more:Edicioni i 23-të, shpallen fituesit e "Netët e Klipit Shqiptar"

Në një botë ku shpesh u drejtohemi zgjidhjeve të shtrenjta dhe të ndërlikuara, natyra na kujton vazhdimisht se gjërat më të thjeshta shpesh janë edhe më të dobishmet.

Gjethja e dafinës është një nga këta aleatë të heshtur.

Nuk kushton shumë, nuk kërkon mund të madh dhe mund të bëjë një dallim që do ta vëreni pas disa javësh.

Herën tjetër kur ta merrni për ta përdorur në gjellë, ndoshta do ta shikoni krejt ndryshe.

Jo vetëm si erëz.

Por si një trik të vogël për bimët që dëshironi t’i rigjallëroni. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bimët #Dafina #Interesante #Lulet #moti #Natyra #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi për sot (VIDEO)
  • Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës – Ide
  • Mbyllet dita e 41 e protestës/ Nga aksioni para Kryeministrisë te marshimi nëpër Tiranë, qytetarët mesazh të prerë Ramës: Dorëhiqu! Rezistenca nuk do të ndalet
  • “Rama një hajdut, është kryeministër i krimit dhe i drogës”/ Revolta e qytetarit: Bashkë me ‘Rilindjen’ në anën e tradhtarëve! Pensionistët paguhen më pak se një qen
  • Protesta e 41 kundër Ramës, thirrja e fortë e qytetarit: Po vriten njerëz përditë! Mos hiqni dorë deri në largimin e qeverisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 19 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 12 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta e 40 në Tiranë/ “Bashkohuni që ta ndryshojmë këtë vend”, studenti në protestën kundër Ramës: Nuk duan rini që punon, i kanë lënë në baltë 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë! 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by