Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Lana Del Rey merr vëmendjen me këpucët e pazakonta në Beverly Hills
Aktualitet

Lana Del Rey merr vëmendjen me këpucët e pazakonta në Beverly Hills

• 2 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Lana Del Rey njihet për kombinimin e veçantë të estetikës “vintage” me një stil të lirshëm e të thjeshtë, të frymëzuar nga natyra – dhe me paraqitjen e saj karakteristike tërhoqi vëmendje edhe këtë të mërkurë, teksa po dilte nga një shërbesë kishtare në Beverly Hills.

Këngëtarja 40-vjeçare ishte veshur me pantallona të shkurtra xhinsi me bel të lartë, me skaje të konsumuar, një jelek në ngjyrë të bardhë të zbehtë dhe papuçe me dizajn të pazakontë, të cilat u bënë pjesa më e komentuar e pamjes së saj. Lana u shoqërua edhe nga një mike.

Reagimet e fansave ishin të ndara: disa e pëlqyen shumë kombinimin, ndërsa të tjerë nuk u bindën nga zgjedhja e këpucëve.

Read more (Natyra):Lamtumirë Viganit të Mendimit: Ilir Shaqiri nderon Rexhep Qosja me “Vuthaj”

Foto: Profimedia

“E adhuroj stilin e saj”, “Është gjithmonë e bukur, më pëlqejnë klompet – janë fiks në stilin e saj”, “Ajo e mban mirë çdo gjë”, shkruan ata që e vlerësuan paraqitjen.

Por pati edhe kritika: “Zakonisht e adhuroj, por këto këpucë janë ‘jo’ e madhe”, “Çdo gjë është në rregull, pastaj vijnë këto papuçe/klompe… çfarëdo që janë. Nuk shkojnë fare”, “Këtë herë vërtet më befasoi”, komentuan të tjerë.

Foto: Profimedia

Lana Del Rey u martua në shtator 2024 me Jeremy Dufrene. Çifti u kurorëzua nga pastori Judah Smith, pikërisht nga kisha nga e cila ajo po dilte tani, ndërsa ceremonia u mbajt në një zonë moçalore në Louisiana.

Read more (Dizajn):Kravatat janë rikthyer në modë, por këtë herë po i veshin gratë

Ky ishte martesa e parë për Lanën, ndërsa për Dufrene ishte e dyta. Nga martesa e mëparshme me Gina Fahrig, ai ka tre fëmijë – dy djem dhe një vajzë.

Lana Del Rey, e lindur në New York, për dasmën kishte zgjedhur një fustan nuseje vintage, që sipas raportimeve e kishte blerë për rreth 400 dollarë në një dyqan “second hand” në New Orleans. Sot, ajo dhe bashkëshorti i saj thuhet se jetojnë kryesisht një jetë më të tërhequr nga publiku.

Read more (Foto):Fero degradon kolegët: Estradës i duhet furnizim me vazelinë

View this post on Instagram

A post shared by LANA DEL REY (@honeymoon)

Këngëtarja ka shprehur edhe mbështetje të madhe për profesionin e bashkëshortit dhe, sipas Rolling Stone, e ka cilësuar atë si personin që ka ndikuar më shumë në jetën e saj.

Jeremy Dufrene është kapiten i një varke ajrore (“airboat”) dhe udhërrëfyes turistik në kompaninë Airboat Tours by Arthur në Des Allemands. Ai nuk merret me gjueti komerciale të aligatorëve; përkundrazi, sipas raportimeve, i ushqen dhe kalon kohë me ta në moçalet private ku punon – madje i quan me shaka “qentë e oborrit të Cajunëve”, gjë që shihet edhe në postimet e tij në Instagram. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Dizajn #Foto #Instagram #Lana del rey #Martesa #Natyra #New york #Private

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Të gjithë presin që Babo të dorëzojë çelësat”, Gjekmarkaj ironizon Ramën: Nga New York Times te Le Monde, kryeministrin e kanë bërë helaq
  • Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit
  • FOTO+VIDEO/ Revolta kundër Ramës, ‘panda’ shfaqet me mesazh simbolik në protestë: Larg duart nga e ardhmja
  • Der Spiegel: Nga revoltat masive për dorëheqjen e Ramës, te shpenzimi prej 4 mln eurosh në “minutën e fundit” për Kanye West
  • “Lidhjet e qeverisë me krimin, kërcënim për stabilitetin”/ Mediu në Asamblenë e OSBE: Protesta, lëvizje madhështore! Ata janë shqiptarët e vërtetë evropianë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 19 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 12 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta e 40 në Tiranë/ “Bashkohuni që ta ndryshojmë këtë vend”, studenti në protestën kundër Ramës: Nuk duan rini që punon, i kanë lënë në baltë 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë! 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by