Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Adoleshenti qëllon në një shkollë braziliane vret dy anëtarë të stafit dhe plagos fëmijë
Aktualitet

Adoleshenti qëllon në një shkollë braziliane vret dy anëtarë të stafit dhe plagos fëmijë

• 6 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një adoleshent qëlloi për vdekje dy anëtarë të stafit dhe plagosi dy persona të tjerë, përfshirë një vajzë 11-vjeçare, të martën në të shtënat e fundit në një shkollë që tronditi Brazilin.

Një djalë 13-vjeçar u arrestua për sulmin në Institutin Sao Jose, një shkollë e mesme e ulët në Rio Branco, kryeqyteti i shtetit veriperëndimor të Acre, tha qeveria lokale. Vajza e plagosur u qëllua në këmbë.

Adoleshenti, i cili është nxënës në shkollë, hyri në ndërtesë dhe qëlloi disa herë në një korridor që të çonte në zyrën e drejtorit, u tha gazetarëve nënkoloneli Felipe Russo i departamentit të policisë ushtarake të Acre.

Read more:Të shtëna me armë zjarri në Uashington D.C, Shtëpia e Bardhë izolohet për 20 minuta, shërbimi sekret neutralizon autorin

Ai iu dorëzua policisë pas sulmit. Njerku i tij, i cili zotëron pistoletën e kalibrit .380 të përdorur në sulm, u arrestua gjithashtu.

Policia ka identifikuar nxënës të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me sulmuesin, shtoi Russo, transmeton Telegrafi.

Eduardo Rodrigues Cavalcante, një recepsionist në një hotel ngjitur me shkollën, përshkroi skena terrori, ndërsa disa nxënës u përpoqën të hidheshin mbi një mur që ndante shkollën nga hoteli.

Read more:Tre të vdekur, momenti kur një aeroplan i vogël u rrëzua dhe u përplasë në një ndërtesë në Brazil

“Muri është gjashtë metra i lartë dhe vetëm një person arriti të hidhej sipër dhe të strehohej këtu në hotel. Njerëzit e tjerë mbetën në çatinë e shkollës duke u përpjekur të shpëtonin”, tha recepsionisti 19-vjeçar, duke shtuar se dëgjoi “të shtëna me armë dhe shumë ulërima”.

Imazhet e publikuara nga një media lokale treguan një grua që po evakuohej me barelë dhe skena pikëllimi jashtë shkollës, me njerëz që qanin dhe përqafonin njëri-tjetrin.

“Përballë kësaj tragjedie, shteti shpreh ngushëllimet e tij më të thella për familjet e viktimave, komunitetin shkollor të Institutit Sao Jose dhe të gjithë profesionistët e arsimit të prekur nga kjo ngjarje”, tha qeveria e shtetit.

Read more:DHEMBSHURIA

Ajo shtoi se mësimi ishte pezulluar për tre ditë në të gjitha shkollat në shtet, dhe se ekipet e mbështetjes psikologjike ishin mobilizuar për të ndihmuar nxënësit dhe mësuesit.

Brazili ka parë një rritje të ndjeshme të sulmeve ndaj institucioneve arsimore në vitet e fundit. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Brazil #Brazili #Djalë #media #Policia #Shkolla #Sulm #Sulm me armë #Të shtëna

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Trafik i rënduar automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan, Policia Rrugore ndërhyn për menaxhimin e situatës (VIDEO)
  • Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide
  • Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Meta arrin marrëveshje me një tjetër adoleshente, 18-vjeçarja tërhoqi akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Trafik i rënduar automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan, Policia Rrugore ndërhyn për menaxhimin e situatës (VIDEO) 2 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Teknologji Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë 2 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas/ Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë, Kukësi i fundit për PBB-në për frymë 2 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Sociale Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi! (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin