Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. DHEMBSHURIA
Aktualitet

DHEMBSHURIA

• 4 Maj, 2026 • 8 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga: Horacio Quiroga
Përktheu: Bajram Karabolli

Kur Enriketës i ra të fikët, nëna dhe motrat e mia u frikësuan më shumë seç duhej. Unë hyra pak më vonë dhe, kur dëgjuan hapat e mi në oborr, vrapuan drejt meje, me fytyra të zbehta. M’u desh pak kohë për të kuptuar saktësisht se çfarë kishte ndodhur, pasi të gjithë po flisnin njëkohësisht, me shpërthime të papritura dhe duke vrapuar sa andej-këndej. Më në fund, mora vesh se pak çaste më parë kishin dëgjuar një zhurmë të shurdhër në dhomën e ndenjes, ndërsa pianoja ndaloi papritur. Vrapuan atje, dhe gjetën Enriketën të rrëzuar mbi qilim.

E çuam në shtratin e saj dhe ia zgjidhëm korsenë, por ajo nuk po e merrte veten. Për të qetësuar mamanë, vrapova për të sjellë mjekun. Kur mbërritëm, Enriketa sapo kishte ardhur në vete dhe po qante midis dy jastëkëve.

Siç parandieja, nuk ishte asgjë serioze: një rënie e thjeshtë të fikëti nga tretja për shkak të një diete absurde të cilën ajo kishte pak kohë që e respektonte. Kështu që dhjetë minuta më vonë, gjithçka kaloi dhe ajo nuk ndjente më gjë.

Ndërsa po ziente kafeja – e cila, të paktën, e bënte të vlefshme atë nxitim tonin të pakuptimtë – ne, në pritje, ia shtruam bisedës. Ishte hera e pestë ose e gjashtë që mjeku i vjetër vinte në shtëpinë tonë. Një ditë e kishin thirrur me rekomandimin e një miku dhe kishin mbetur shumë të kënaqur nga sjellja e tij tepër e kujdesshme ndaj të sëmurit. Kishte durim të madh dhe gjithmonë besonte se ne do të silleshim mirë dhe do të ishim shumë njerëzorë me të. Kësisoj, ishim shumë të kënaqur me të.

Read more:Shakira pushton Brazilin: koncert historik përpara 2 milionë spektatorëve

– Kam një rast të ngjashëm me këtë, – tha, duke iu drejtuar Enriketës, – veç ishte vërtet një rast serioz. Ishte një djalë i ri i cili kishte dëmtuar plotësisht stomakun. Kishte lexuar diku se trupi i njeriut humbet kaq shumë gramë azot, karbon etj., në ditë., por e bënte vetë ushqimin që hante, pasi peshonte, deri në centigram, dozën e saktë të substancave albuminoze dhe gjërave të tjera që mund të kompensonin çdo humbje. Dhe, peshohej çdo ditë, krejtësisht lakuriq. Duket e pabesueshme, por e keqja ishte se ky regjim absurd i kishte shkaktuar një çrregullim të rëndë. Enriketa, duhet të kesh parasysh se sa më shumë probleme me tretjen të përjeton nga uria njeriu, aq më pak ha. Gjatë dy muajve të fundit, ky djalë ka kriza të tmerrshme dhimbjesh stomaku që nuk di si t’i ndaloj …

– Kjo dhemb shumë, apo jo? – e ndërpreu Enriketa, shumë e shqetësuar.

– Po, shumë, – tha ai, duke e parë Enriketën. – Është një nga dhimbjet e tmerrshme …

– Si motra ime Koncepsión, – tha nëna ime, – kur vuante nga gurët në tëmth. Sa e tmerrshme! As nuk dua ta mendoj!

Read more:Ekspertët paralajmërojnë, ja pse duhet ta shmangni kafen menjëherë pas vakteve

– Dhe ndoshta dhimbjet e peritonitit janë më të këqija … ose ato të meningjitit.

Ne heshtëm për pak kohë, ndërsa pinim kafenë.

– Nuk e di, – vazhdoi nëna ime, – nuk e di, por më duket se duhet gjetur diçka për të shmangur vuajtjen e këtyre dhimbjeve. Sidomos kur sëmundja është fatale, o Zot!

– Shpëton vetëm po të vdesësh sa më shpejt, – buzëqeshi mjeku.

Read more:“Si të bëj djalë?”: Tregu i këshillave, miteve dhe boshllëqeve ligjore në Kosovë

– Dhe pse jo? – ndërhyri me guxim Klara, më e zjarrta nga motrat e mia. – Do të ishte një akt i vërtetë bamirësie!

– Absolutisht! – murmuriti nëna ime, ngadalë, që kishte plot kujtime të dhimbshme.

Luisa dhe Enriketa ndërhynë, plot me kujdes dhe zgjuarsi, duke rënë dakord për gjithë çka u tha.

Doktori, pasi dëgjoi, duke tundur kokën në shenjë kundërshtimi dhe me një farë trishtimi tha:

Read more:1 Maji në natyrë: Gabimet që mund t’ju çojnë nga pikniku në urgjencë

– Megjithatë, mos u mashtroni, zonjë. Atë që ju e konsideroni një akt dhembshurie, të tjerët e shohin thjesht si një krim. Duhet të ketë ndonjë rrymë të errët, të paarsyeshme, për të penguar që të shikosh diçka kaq të arsyeshme për shpëtimin e të dashurve nga vuajtjet. Pikërisht tani, kur po flisnim për dhimbjen, m’u kujtua diçka e ngjashme që më ka ndodhur mua. Pas asaj që thatë, për të cilën nuk kam asnjë kundërshtim, dua t’ju tregoj një histori që ka ndodhur para ca kohësh: Një mëngjes më thirrën urgjentisht në një shtëpi që e kisha vizituar disa herë më parë. Ishte një çift që kishin dy vjet të martuar. E gjeta zonjën shtrirë, duke vjellë pa pushim dhe duke vuajtur nga një dhimbje koke e tmerrshme. Shkova përsëri pasdite dhe gjendja e saj ishte përkeqësuar, sidomos dhimbja e kokës, një dhimbja e fortë që e bënte të bërtiste. Shkurt: ndodhesha para një meningjiti, një meningjit tuberkular. Duhet të dini se në raste të tilla shumë pak mund të bëhet. Vetëm sa të lehtësosh dhimbjen. Uroj: mos i dëgjofshi kurrë vajtimet e dikujt që vuan nga meningjiti. Është gjëja më e dhimbshme, me një ritëm të vazhdueshëm, të pandërprerë, me britma monotone, si të një kafshe, gjithmonë me të njëjtin ton, dhe që vuajtësi humbet edhe pamjen njerëzore. Të nesërmen vazhdonte e njëjta vuajtje. I mjeri burrë, një djalë i ri, ishte zhytur në një dëshpërim të plotë. I shtrirë në shtrat në një dhomë tjetër, qante heshtazi nga dhimbja e padurueshme për nusen. Nuk mbaj mend që atë nuse ta kem parë ndonjëherë me sytë jo të skuqur dhe me fytyrën të lagur nga lotët. Pati shumë takime dhe konsulta, të gjitha të padobishme. Ditën e tretë, dhimbja e kokës i ndaloi dhe pacientja ra në një gjysmë-hutim. Gjithmonë përballë murit, me këmbët të mbledhura në gjoks dhe me mjekrën pothuajse mbështetur te gjunjët. Nuk bënte asnjë lëvizje. Përgjigjej shkurt dhe me vështirësi, sikur të donte ta linim të qetë njëherë e përgjithmonë. E gjitha kjo ishte gjendja shëndetësore e një pacienti me meningjit.

Natën e ditës së katërt, sëmundja u përkeqësua edhe më. Ethet u shtuan, temperatura i arriti 40.6 gradë Celsius dhe e sëmura ra në kllapi. Dhimbja e kokës, u bë më e tmerrshme nga ç’ishte dhe britmat e saj u bënë therëse. Nuk kisha dyshim se fundi i saj ishte afër. Kriza përfundimtare, e padurueshme zakonisht zgjat me orë të tëra, një ditë, dy, ndonjëherë edhe më shumë. Pacientja ime kaloi tre ditë në atë agoni dëshpëruese, duke bërtitur nga dhimbjet, vazhdimisht, shtatëdhjetë e dy orë, pa pushuar asnjë sekondë. Dhe në heshtjen e asaj shtëpie… imagjinoni gjendjen e burrit të varfër. As antipirina dhe as oksidi i klorit nuk e qetësuan. Kësisoj, në ditën e shtatë, kur pashë se ajo për fat të keq ende jetonte me ato vuajtje të tmerrshme, të sajat, të burrit të saj dhe të gjithë të tjerëve, me duart e ndërgjegjes peshova gjendjen e saj dhe simptomat; dhe pas bindjes absolute se ishte një çështje plotësisht e humbur, shtova dozat e oksidit të klorit… Por, po atë pasdite ajo vdiq në paqe. Dhe tani, zonjë, më tregoni nëse në gjithë këtë histori do të shihni dhembshurinë e vërtetë për të cilën po flisnim.

Nëna dhe motrat e mia kishin heshtur, duke e shikuar.

– Po burri nuk dinte kurrë, asgjë? – pyeti nëna ime me një zë pothuajse të pëshpëritur.

Read more:Ekspertët sqarojnë të vërtetën për bateritë litium dhe rrezikun e zjarrit

– Pse do të dinte? – u përgjigj, gjithë trishtim. – Ai nuk mund të kishte sigurinë time për vdekjen e gruas së tij.

– Po, padyshim… – familja ime u pajtua ftohtësisht.

Askush nuk foli më. Doktori i tha lamtumirën, duke e këshilluar me dashuri Enriketën të kujdesej për stomakun e saj. Dhe u largua, pa e kuptuar se nuk do ta thërrisnin kurrë.

Fund

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bajram karabolli #Djalë #Horacio quiroga #Kafeja #Koke #Para #Simptomat #Temperatura

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët kryesore të Tiranës
  • “Nuk kërkojmë para ilegalisht, kemi buxhetin tonë”/ Deklarata e Engert Pëllumbit në News24 për pagat, Rama reagon ashpër: E pabesueshme! A mund të flasë kështu një gjykatës?
  • “Jemi si ajo pika e ujit që gërryen shkëmbin”/ “Mamica i doli kundër Skënderbeut, deputetët braktisën grupin”, protestuesi: Do ta rrëzojmë qeverinë, jemi me mijëra!
  • “Arrestoni Ramën! Opozitë e shitur”/ Nuk ndalet revolta! Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion!
  • “Dje thoshte furnizojmë vendet në konflikt, sot premton se do të prodhojmë armë”/ Këlliçi nxjerr zbuluar ministrin Nufi: Ermal Raketa flet për trafik apo punët e pista të Ramës dhe Yeffet?
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 18 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 11 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Autokolona e diasporës “ngeci” në Mal të Zi/ Murataj: Qeveria “preu gojën”, nuk tha asnjë fjalë për shqiptarët e bllokuar 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by