Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. “Si të bëj djalë?”: Tregu i këshillave, miteve dhe boshllëqeve ligjore në Kosovë
Aktualitet

“Si të bëj djalë?”: Tregu i këshillave, miteve dhe boshllëqeve ligjore në Kosovë

• 2 Maj, 2026 • 7 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

“A ka ndonjë nënë që ka tri vajza dhe pastaj një djalë?”, fillon një postim i një nëne në Facebook, i cili vazhdon duke kërkuar këshilla se si edhe ajo të sigurohet që fëmija i radhës i saj të jetë djalë.

Këshillat janë të shumta e të llojllojshme: shiko kalendarin kinez, shpërlahu me sodë buke, ndërroje anën e mitrës, mbet shtatzënë në ditën e ovulimit, konsumo mish viçi dhe burri të pijë më shumë kafe…

Kërkesa të tilla i janë adresuar edhe specialistes së gjinekologjisë, Merita Demiri Demolli, e cila thotë se gjithmonë tenton t’ua qartësojë prindërve se nuk ka metoda natyrale për përcaktim të gjinisë.

“Metodat që qarkullojnë si dieta të caktuara, pozicione gjatë marrëdhënieve apo ‘planifikimi’ sipas ovulacionit, nuk kanë bazë të provuar shkencore”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Ajo thekson se përcaktimi i gjinisë, që mund të bëhet shkencërisht përmes fertilizimit të asistuar mjekësor (IVF), bëhet vetëm kur ka arsye mjekësore e jo për “preferenca personale”.

Por, përballë dëshirës për të pasur djalë në familje, shumë prej grave e drejtojnë njëra-tjetrën edhe te një gjinekolog specifik, emrin e të cilit e lidhin me histori të lindjes së djemve pas shumë vajzave në familje.

Gjinekologu të cilit ato i referohen, Riza Malaj, nuk ishte i qasshëm për një koment për praktikat e tij për Radion Evropa e Lirë, pasi u thirr në angazhime të tjera.

Read more (Facebook):Lansohet Renault Austral i ri – tani me super çmim dhe 10 vjet garancion!

REL-i ka tentuar të kontaktojë edhe disa gra që kanë shprehur interesim për përcaktimin e gjinisë së fëmijëve, por, në të shumtën e rasteve, ato shkruajnë në grupe të Facebook-ut me profile anonime, duke e bërë të pamundur kontaktin.

Në Kodin Penal të Kosovës nuk parashihet ndonjë ndëshkim specifik për vepra që ndërlidhen me praktikat e tilla që pretendojnë të përcaktojnë gjininë e fëmijës me metoda natyrale, e as Ligji për Shëndetësi nuk i përmend ato në mënyrë specifike.

Të vetmet kufizime ligjore janë ato që lidhen me fertilizimin e asistuar mjekësor, pasi që ka një udhëzim administrativ që ua ndalon klinikave shëndetësore seleksionimin gjinor gjatë procedurës së IVF-së.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Ministrinë e Shëndetësisë për mënyrën se si e monitoron punën e gjinekologëve në këtë aspekt dhe çfarë veprimesh ndërmerr kur konstatohen shkelje nga profesionistët shëndetësorë, por nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Besarta Breznica, aktiviste për të drejtat e grave nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK), u bën thirrje institucioneve për kontroll më të rreptë të klinikave shëndetësore.

“Kjo është e gjitha shpëlarje e trurit të personave dhe vjedhje legale, nëse jo ilegale”, thotë Breznica për REL-in.

Read more (Fëmija):Ekspozita “Eksodi Bllaca ‘99” në Prishtina Mall, flet piktorja Linda Lupi: Ka një histori që nuk zbehet kurrë

Gjinekologia Demiri Demolli tregon se presioni për të pasur fëmijë të një gjinie të caktuar “mund të ketë ndikim të ndjeshëm si në shëndetin emocional, ashtu edhe në atë fizik të gruas”.

“Kjo qasje mund të çojë edhe në vendime të nxituara apo joetike, të cilat mund të kenë pasoja afatgjata për shëndetin fizik dhe psikologjik të gruas”, paralajmëron ajo.

Por, efektet nuk prekin vetëm nënën, shton Breznica.

“Nëse rritesh si një çikë në një familje ku jeni ndoshta tetë motra dhe prapë është dëshira për të pasur patjetër një djalë… domosdoshmërisht ato ndihen sikur nuk kanë rëndësi dhe vlerë, si sekondare”, thotë ajo.

Sipas saj, ky fenomen po vazhdon të kultivohet edhe te gjeneratat e reja, edhe pse buron nga mendësi më tradicionale.

“Historikisht, në Kosovë vetëm djemtë janë parë si trashëgimtarë të familjes, si vazhdimësi e gjakut të familjes. Nëse një familje nuk ka pasur djalë, ajo familje është konsideruar se është shuar”, sqaron Breznica.

Read more (kafe):Ekspertët paralajmërojnë, ja pse duhet ta shmangni kafen menjëherë pas vakteve

Ajo, po ashtu, e ndërlidh këtë edhe me nevojën për përkujdesje që prindërit mendojnë se mund ta kenë në pleqëri, në mungesë të shtëpive për përkujdesin e të moshuarve.

Për këtë nevojë, prindërit janë mbështetur kryesisht te djemtë e jo te vajzat, të cilat tradicionalisht kanë shkuar të jetojnë në shtëpitë e bashkëshortëve, shpesh me familjen e burrit.

Gjithashtu, pronat familjare kryesisht u trashëgohen djemve të familjes, duke bërë që mbi tri të katërtat e pronave në Kosovë të jenë në emër të burrave.

“Gratë, fatkeqësisht, janë viktima të këtij sistemi”, thotë Breznica.

Studime që analizojnë këtë dëshirë të prindërve në Kosovë për të pasur djem – përtej dëshirës që thjesht të kenë fëmijë nga të dyja gjinitë – nuk ka pasur në vitet e fundit.

Më herët, në vitin 2016, ishte publikuar një hulumtim nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), që thoshte se 47 për qind e kosovarëve besojnë se një familjeje “i duhet një djalë”.

Read more (Evropa):Mucunski: BE të bëjë një hap drejt zgjerimit të saj

“Kjo dëshirë për të pasur një djalë vërehet në të gjitha rajonet, shtresat shoqërore dhe përkatësitë etnike në Kosovë”, thuhej në atë raport.

Aty u analizuan të dhënat nga regjistrimi i popullsisë së vitit 2011 në Kosovë dhe u gjet se lindjet e fundit nëpër familjet kosovare janë shumë më shpesh djem – gjë që tregonte se prindërit ndalonin së tentuari pasi t’u lindte një djalë.

Dëshira për të pasur djem ka shtyrë prindërit të veprojnë edhe sipas disa bestytnive, si: të emërohet vajza me emrin e nënës apo me emrin Shkurtë, me shpresën që kështu “shkurtohet lindja e vajzave”.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, emrin Shkurtë apo Shkurta e kanë mbi shtatë mijë vajza në Kosovë, duke e bërë kështu ndër emrat më të përdorur.

Por, përtej bestytnive dhe këshillave për “metoda natyrale”, përcaktimi i gjinisë në Kosovë është i ndaluar edhe në formën e vetme shkencore.

Ndalesa e përcaktimit të gjinisë së foshnjës parashihet edhe përmes Ligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor (IVF) – ligj që ishte paraparë nga Qeveria Kurti III të hidhej në Kuvend për votim më 1 tetor të këtij viti.

Read more (Familje):Tragjedi familjare në SHBA, nëna kryen vetëvrasje pasi burri i vrau foshnjën

Megjithatë, më 28 prill, pasi nuk u arrit zgjedhja e një presidenti të ri, legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Kosovës u shpërnda dhe vendi është, sërish, në prag të zgjedhjeve të parakohshme.

Ky ligj ishte diskutuar e hedhur në votim në Kuvend edhe në të kaluarën disa herë, por ishte kundërshtuar edhe nga disa deputetë që atëkohë ishin pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet.

Në atë ligj parashihet të ndalohet aborti selektiv i embrioneve të gjinisë së caktuar dhe zgjedhja e gjinisë së fëmijës përmes IVF-së, me përjashtim të rasteve me sëmundje trashëguese të lidhura me gjininë.

E, përtej miteve dhe boshllëqeve ligjore, mesazhi i profesionistëve mbetet i qartë.

“Gjinia nuk përcakton vlerën e një fëmije. Prioriteti duhet të jetë gjithmonë shëndeti i nënës dhe i foshnjës”, përfundon Demiri Demolli.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Djalë #Evropa #Facebook #Familje #Fëmija #Fertilizimi #Gjinia #kafe #Merita demiri demolli

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës – Ide
  • VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne!
  • Roskovec/ Kanalet jashtë funksionit, 20 mijë hektarë në Zharrëz dhe Luar prej vitesh pa vaditje
  • Rama si zjarrfikës i pallatit të Arlis – Ide
  • Siguria rrugore, Hita: Me monitorimin inteligjent merr fund ‘gjuetia’ e gjobave! Plan masash për sezonin veror, menaxhojmë trafikun
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 14 lexime · 5 orë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 12 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 10 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ha e pi me paratë tuaja”/ Zagani publikoi video të Ramës nga Zvicra, reagon Kryeministri: Isha i ftuar, kurrë s’kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by