Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kurti thirrje mërgatës për regjistrim dhe pjesëmarrje në votime
Aktualitet

Kurti thirrje mërgatës për regjistrim dhe pjesëmarrje në votime

• 6 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për votim dhe të marrin pjesë në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Përmes një video postimi në një mesazh drejtuar mërgatës, Kurti theksoi se qytetarët e Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, kanë shprehur qartë vullnetin e tyre në proceset e fundit zgjedhore, duke përmendur datat 9 shkurt 2025 dhe 28 dhjetor si momente kyçe të shprehjes së këtij vullneti.

Read more:Detyra jote është e thjeshtë, por sfiduese – duhet të gjesh se cila vazo do të thyhet

Sipas tij, pavarësisht rezultateve bindëse, vendi është përballur me bllokada politike që kanë penguar formimin e institucioneve.

“Të dashur mërgimtar, populli i Kosovës brenda dhe jashtë vendit foli qartë më 28 dhjetor. Madje më qartë si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës. Ky zë i qartë i juaji erdhi pas 10 muajsh bllokade për të pamundësuar krijimin e Qeverisë të udhëhequr nga LVV. Fitorja e 9 shkurtit 2025 ishte bindëse. Të vetmen përgjigje ndaj votës qytetare opozita e kishte bllokadën. Fitorja e 28 dhjetori ishte më bindëse. Sërish mendësinë e njëjtë opozita: bllokadën. Provuam gjithcka. Ishim të vetmit që propozonim zgjidhje me seri ofertash që vendi që mos shkonte në zgjedhje. Nga e gjithë kjo kuptohet një gjë: këta në thelb nuk e respektojnë rezultatin zgjedhor. Realisht këta po thonë se: qytetarët votojnë, por ne me matematikat tona do ta prishim vullnetin e tyre të shprehur”, ka thënë Kurti.

Read more:Kurti takon Kallas: Kosova, e përkushtuar për ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE

Duke e cilësuar procesin zgjedhor si shumë të rëndësishëm, ai njoftoi se periudha për regjistrimin e votuesve nga jashtë vendit do të zgjasë nga 6 deri më 17 maj.

Kurti u bëri thirrje të gjithë atyre që nuk mund të jenë fizikisht në Kosovë gjatë votimit që të regjistrohen sa më parë.

Read more:Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë, nga sot qytetarët do të mund të lëvizin pa kontrolle kufitare

“Të dashur bashkatdhetarë, ata që mendojnë se do ta lodhin popullin do të lodhen vet. E ne që jemi në rrugë të drejtë nuk do të ndalemi asnjëherë së punuari për të mirën e përbashkët dhe interesin publik. Ky proces zgjedhor është shumë i rëndësishëm. Ftoni familjarët miqtë e dashamirët të bëhen pjesë e vendimmarrjes fillimisht duke u regjistruar për votim, pastaj edhe për të votuar”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

61 mln euro pasuri të sekuestruara, asetet e konfiskuara po kthehen në qendra sociale dhe hapësira për komunitetin

Aktualitet

Ministri grek i Mbrojtjes takon homologun shqiptar, rikthen çështjen e varrezave të ushtarëve grekë 82 vjet pas Luftës së II Botërore: Do të thërrasim komisionin e përbashkët

Tags: #Albin kurti #Detyrë #kosove #Kqz #Lvv #Mergata #opozita #Qytetarët e kosovës #Zgjedhjet #Zgjedhjet 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 61 mln euro pasuri të sekuestruara, asetet e konfiskuara po kthehen në qendra sociale dhe hapësira për komunitetin
  • Ministri grek i Mbrojtjes takon homologun shqiptar, rikthen çështjen e varrezave të ushtarëve grekë 82 vjet pas Luftës së II Botërore: Do të thërrasim komisionin e përbashkët
  • Detajet/ Çështja e kryebashkiakut Erion Veliaj, mblidhen sërish sot gjyqtarët e Kushtetueses
  • Të kërkuar nga SPAK, arrestohen në Dubai me qëllim ekstradimi 5 persona, 4 prej tyre akuzohen për trafikim droge
  • “Krijohet panik, dolëm jashtë”/ Sulm rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Filo për “Shqipëria Live”: Pashë vdekjen me sy, ata godasin civilë
Nga të njëjtat tag-e
  • Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…
  • Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës
  • “Bashkëshorti im është diagnostikuar me kancer”/ Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së jep dorëheqjen, letër Trump-it: Largohem nga jeta publike
  • Dhunohet drejtori i AKU Shkodër/ Një person iu afrua dhe e goditi me send të fortë, Ramir Haderi transportohet në spital
  • Kriset më tej raporti Izrael-Turqi, Tel Avivi po shqyrton mbylljen e konsullatës izraelite në Stamboll
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 4 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës 4 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Lufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e grupeve 3 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

61 mln euro pasuri të sekuestruara, asetet e konfiskuara po kthehen në qendra sociale dhe hapësira për komunitetin

Mbi 61 milionë euro pasuri të sekuestruara vetëm gjatë vitit 2025 dhe dhjetëra asete janë vendosur tashmë në…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Ministri grek i Mbrojtjes takon homologun shqiptar, rikthen çështjen e varrezave të ushtarëve grekë 82 vjet pas Luftës së II Botërore: Do të thërrasim komisionin e përbashkët

Ditën e sotme, Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi, mikpriti homologun e tij, Ministrin e…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Detajet/ Çështja e kryebashkiakut Erion Veliaj, mblidhen sërish sot gjyqtarët e Kushtetueses

Këtë të hënë janë mbledhur sërish për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Vleiaj, gjyqtarët e Kushtetueses. Gazetarja…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by